• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kursi i Euros zbret poshtë 103 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 13 dhjetori

22:49 : 21/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Kursi i këmbimit Euro-Lek e thelloi më shumë rënien gjatë ditës së enjte dhe zbriti poshtë nivelit të 103 lekëve, për herë të parë që nga mesi i muajit dhjetor 2023.

Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.74 lekë, niveli më i ulët që prej datës 13 dhjetor. Kursi i Euros paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si zakonisht, lëvizjet e ndjeshme në një kah të caktuar të kursit të Euros përcillen edhe në kursin e këmbimit të monedhave të tjera kryesore. Dollari Amerikan u këmbye të enjten me 94.12 lekë, niveli më i ulët që prej datës 29 dhjetor. Paundi Britanik gjithashtu shënoi nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit janar, në vlerën e 120.2 lekëve.

Me daljen nga sezoni dimëror, Leku ka nisur një cikël të ri forcimi në kursin e këmbimit. Një tendencë e ngjashme (por që mori trajtë pak më vonë, në javën e fundit të muajit mars) u shënua edhe vitin e kaluar. Agjentët e tregut mendojnë se rikthimi i forcimit të Lekut është efekt i rritjes së prurjeve valutore nga jashtë, që tashmë lidhen kryesisht me turizmin, eksportin e shërbimeve në përgjithësi, por edhe me një interes të lartë të investitorëve të huaj për tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Të dhënat e vitit të kaluar treguan rritje rekord të numrit të turistëve të huaj dhe të paktën deri në fund të 9-mujorit 2023 rezultatin më të mirë historik të bilancit të pagesave. Pritshmëria e agjentëve financiarë është që trysnia mbi kursin e këmbimit të Euros të vijojë edhe përgjatë tremujorit të dytë të vitit.

Forcimi i mëtejshëm i Lekut nga njëra anë do të ulë edhe më shumë inflacionin e importuar në ekonomi. Në deklaratën e djeshme, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vlerësonte se inflacioni i importuar ka dhënë kontributin kryesor në uljen e inflacionit gjatë pjesës së parë të vitit 2024. Nëse forcimi i Lekut do të vazhdojë, gjasat janë që kursi i këmbimit valutor të forcojë tendencën dizinflacioniste. Në një skenar të tillë, edhe Shqipëria mund të vendoset më shpejt nga sa pritej para dilemës për të ndryshuar kahun e politikës monetare, duke filluar uljen e normave të interesit. Verën e kaluar, kursi i këmbimit të Euros preku nivelin më të ulët historik, shumë afër kufirit të 100 lekëve.

Tendencat që po shfaqen këtë vit tregojnë se forcat e tregut e projektojnë si mjaft të mundshme thyerjen e këtij rekordi. Forcimi i Lekut ka ndihmuar në uljen e inflacionit dhe ka ndihmuar ndjeshëm në ruajtjen e cilësisë portofolit të kredisë në valutë, duke amortizuar rritjen e normave të interesit në Euro. Por, nga ana tjetër Leku i fortë ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos fasonerinë. Shifrat tregojnë rënie të eksporteve të mallrave edhe në fillim të këtij viti. Një forcim i mëtejshëm i Lekut mund të godasë edhe më shumë sektorët eksportues të ekonomisë, duke filluar nga turizmi.

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit, por në rastin kur forcimi i Lekut do të çonte në një rënie të mëtejshme të inflacionit poshtë objektivit, Banka e Shqipërisë do të ndodhej në një situatë ku ndërhyrja në kursin e këmbimit mund të jetë e justifikueshme./ Revista “Monitor”

Etiketa: ekonomieuroleku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:02 : 10/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:19 : 09/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 maj/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 08/05/2025
AKTUALITET

A e ndikojnë zgjedhjet kursin e këmbimit?

08:38 : 07/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:14 : 07/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet rrisin ofertën e valutës, Euro prek minimum të ri historik, bie poshtë 98 lekëve

14:42 : 06/05/2025
Para

Kosova fortifikon kufirin, baza të reja ushtarake në Llap, pranë atyre të Serbisë

TË GJITHA

1 orë para mbylljes së votimit, sa është pjesëmarrja deri në orën 18:00

18:32 : 11/05/2025

Sarandë/ Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, mbërrin ambulanca

18:24 : 11/05/2025

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

18:09 : 11/05/2025

Patronazhistët zyrë sekrete te ‘Petro Nini’, ikin me vrap pasi zbulohen/ VIDEO

18:08 : 11/05/2025

Komisioni Rregullator nuk shqyrton kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë

17:58 : 11/05/2025

Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur

17:47 : 11/05/2025

Shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

17:41 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com