• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, zbardhet itinerari i atentatorëve

10:30 : 20/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, pasditen e 15 Marsit, në Larushkë të Fushë-Krujës. Në pranga u vu Edison Haxhiu, 29 vjeç dhe Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, 40 vjeç.

Ky i fundit dyshohet të jetë një prej ekzekutorëve. Ndaj 40-vjeçarit janë ngritur akuzat e armëmbajtjes pa leje si dhe falsifikimit të dokumenteve. Akuza që lidhen me sendet e gjetura në banesën e Ilir Beqarajt. Sipas bluve, aty u gjet dhe sekuestrua një pistoletë që ai e mbante pa leje si dhe dokumente identiteti të falsifikuara.

Beqiraj është kushëriri i Ylli Brahimit, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Dy personat e arrestuar, Edison Haxhiu (majtas) dhe Ilir Beqaraj

Ndërsa Edison Haxhiu është pronari i një automjeti tip “Volkswagen Golf”, të cilën autorët e kanë përdorur për tu larguar pas djegies së makinës “Land Rover” me të cilën kryen atentatin. Haxhiu akuzohet për sigurim të kushteve të vrasjes.

Hetimet paraprake kanë zbardhur edhe lëvizjet e autorëve pas atentatit.

Lexo edhe:

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

Shtëpia e Gentjan Bejtjas

Dy makina në atentat

Sipas policisë, nga hetimet ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e Gentjan Bejtjas me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë.

Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e sipërpërmendur.

Makina “Land Rover” e gjetur e djegur nga policia me katër kallashnikovë

Autorët, sipas hetimeve, janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.

“Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip ‘Golf’ me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë”, njoftoi policia.

Po kështu ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga Ilir Beqaraj, alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, shtuan të njëjtat burime.

Lokalizimi i të arrestuarve

Më 19 Mars, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë gjetën dhe sekuestruan automjetin tip Golf me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të Edison Haxhiut dhe bënë shoqërimin e tij në ambientet e policisë.

Në vazhdim të veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe shoqërimi në ambientet e policisë edhe të Ilir Beqarajt, alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari.

Automjeti tip “Volkswagen Golf” i sekuestruar

Çfarë u gjet më banesën e të dyshuarit si ‘killer’

Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin VALTER me tetë fishekë, një armë zjarri e markës BENELLI e cila mbahej me lejen e organeve të policisë,
  • një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri,
  • pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse me mbishkrimin “MIDLAND XT70”,
  • një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B.A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj,
  • një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B.A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj,
  • dy aparate celular të markës IPONE dhe një aparat celular i markës SAMSUNG.

Të gjitha provat e administruara i janë nënshtruar ekzaminimeve kriminalistike dhe sipas policisë, janë siguruar elemente provash me perspektivë për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Gentjan Bejtja

Akuzat

Në përfundim të këtyre veprimeve, u arrestua Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, i datëlindjes 21.04.1983, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuara nga nenet 278/2 dhe 186 të Kodit Penal.

Po kështu “ky shtetas është i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së shtetasit Gentjan Bejtja”, saktësuan burime zyrtare nga policia e Tiranës.

U ndalua edhe Edison Haxhiu, i datëlindjes 30.07.1994, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë, për kryerjen e veprës penale, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal.

Ndërkohë, hetimet për rastin vijojnë për të zbuluar personat e tjerë të prfshirë në vrasje.

“Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vazhdon me intesitet punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të autorëve të tjerë”, mbyllet njoftimi i bluve.

Shkak i atentatit dyshohet se kaluara e viktimës. 42-vjeçari Bejtja u kishte shpëtuar deri më tani 3 atentateve.

Lexo edhe: Vrasja e Bejtjas, një nga të arrestuarit kushëri i krahut të djathtë të Ervis Martinajt

Etiketa: Edison HaxhiuGentjan Bejtavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është shqiptari që u shtua në listën e më të kërkuarve në Europë

19:40 : 15/05/2025
BOTA

E rëndë! Influencerja nga Meksika vritet teksa ishte live në TikTok/ VIDEO

12:31 : 14/05/2025
AKTUALITET

E rëndë në Shkodër, familjarët gjejnë të varur 65-vjeçaren

11:36 : 13/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

11:53 : 10/05/2025
AKTUALITET

Vrasja për motive pronësie në Has, nis seanca ndaj Ylber Jakut

11:10 : 10/05/2025
Para

Vrasja e Nikulajt, gjykata lë në burg portugezin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bylykbashi: Janë shpartalluar zgjedhjet, kandidatët e PS-së u financuan nga krimi

18:12 : 16/05/2025

VIDEO/ Alma Kaçi e pranishme në protestën e opozitës në bulevard

18:04 : 16/05/2025

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Ja si përgjigjet Tedi Blushi

17:40 : 16/05/2025

Pse nuk vizitoi kampin e Gjadrit? Meloni përgjigjet nga Tirana: Nuk kam kohë të shkoj…

17:37 : 16/05/2025

Noka nga protesta: Edi Rama dhe banda e tij nuk do të kenë qetësi

17:27 : 16/05/2025

Policia nuk u dha leje, nis protesta e paralajmëruar nga opozita: Duam votat tona!

17:20 : 16/05/2025

Altin Goxhaj: Marr përgjegjësitë e mia për rezultatin, jap dorëheqjen

17:13 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com