• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vula e PD” sërish në Apel, caktohen gjyqtarët e çështjes

15:21 : 19/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro janë treshja që do të shqyrtojnë “çështjen e vulës” së Partisë Demokratike.

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë është hedhur shorti për gjykimin e “vulës” së Partisë Demokratike. Relatorja e çështjes do të jetë Alma Ahmeti, ndërsa anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Kthimi i çështjes në Apel vjen në bazë të një vendimi të Gjykatës së Lartë, dhënë më 17 Dhjetor 2023.

Më herët gjatë ditës, përmes një reagimi publik, kreu i parlamentar të PD bëri apel që gjykimi të mos zvarritet pasi dëmton opozitën.

Saga e vulës

Lexo edhe:

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

Procesi gjyqësor për vulën e partisë më të madhe opozitare në vend është kthyer në një sagë gjyqësore, ndërsa benefitet deri më tani i ka marrë Lulzim Basha, i cili është njohur nga KQZ si kryetari i PD-së.

Pasi u pezullua nga PD nga kryetari i atëhershëm Lulzim Basha në Shtator 2021, Sali Berisha nisi një seri takimesh me demokratë në bazë, duke fituar mbështetjen e shumicës dërrmuese (që u dëshmua më pas edhe në zgjedhjet e pjesshme të marsit 2022 e më tej në lokalet e 14 majit të këtij viti) për rimarrjen e drejtimit të partisë. Në dhjetor të vitit 2021 u zhvillua Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me pjesëmarrjen e mbi 4 mijë anëtarëve. Kuvendi vendosi të shkarkonte nga detyra të gjithë drejtuesit kryesorë të subjektit politik, përfshirë ish-kryetarin Lulzim Basha. Në vend të tyre, u krijuan disa struktura kolegjiale, të drejtuara nga Grupi i Rithemelimit, i cili do të udhëhiqte partinë në procesin e zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese.

Pas vendimit të Kuvendit Kombëtar, Grupi i Rithemelimit iu drejtua gjykatës së Tiranës për të bërë ndryshimet përkatëse në regjistrin e Partive Politike. Shorti i zhvilluar në atë kohë caktoi gjyqtar të çështjes Agron Zhukrin. Ky i fundit paraqiti kërkesën për dorëheqje para kryetarit të gjykatës, me argumentin se bashkëshortja e tij kishte punuar prej kohësh me Sali Berishën, i cili drejtonte Grupin e Rithemelimit. Kryetari i Gjykatës nuk e pranoi kërkesën për dorëheqje. Në Mars të vitit 2022, gjyqtari Zhukri pranoi kërkesën e Grupit të Rithemelimit, duke e regjistruar në Regjistrin përkatës.

Ndërkohë, grupimi i drejtuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj, i cili ishte autorizuar për drejtimin e partisë nga Lulzim Basha, pak para dorëheqjes së tij, më herët në mars 2022, iu drejtua gjykatës së Tiranës për t’iu njohur e drejta e ankimit mbi vendimin e Zhukrit. Gjyqtarja Blerina Muça pranoi kërkesën e grupit të Alibeaj, në një vendim absurd, pasi vendosi të njihte të drejtën e ankimin një entiteti që nuk ishte palë në procesin e themelit. Megjithatë, me vendimin e gjyqtares Muça në duar, grupi i Alibeajt iu drejtua Gjykatës së Apelit, ku kundërshtohej vendimi i Agron Zhukrit dhe rrjedhimisht, kundërshtohej emërimi i Grupit të Rithemelimit si struktura drejtuese e Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, pasi e mbajti më shumë se një vit në zyrë ankimin e Alibeajt, e nxori për gjykim në mars 2023, vetëm pak ditë para përfundimit të afatit të partive për regjistrimin për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Gjykata e Apelit, pas dy seancash, në 4 mars 2023, vendosi të prishte vendimin e Agron Zhukrit dhe e riktheu çështjen për shqyrtim në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, me një trupë tjetër gjykuese. Gjykata e Apelit prishi vendimin e shkalles së parë dhe e riktheu çështjen për gjykim, me argumentin e “cënimit të parimit të paanësisë…” së trupës gjykuese, duke iu referuar faktit se Agron Zhukri ka njohje personale dhe familjare me Sali Berishën. Sipas Gjykatës së Apelit, është gjetur i pambështetur në ligj vendimi i kryetarit të Gjykatës së Tiranës për të refuzuar dorëheqjen e gjyqtarit Agron Zhukri.

Kundër vendimit, bëri rekurs në Gjykatën e Lartë Partia Demokratike-Grupi i Rithemelimet. Në 17 Dhjetor, Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjeter trup gjykues. Sipas Gjykatës së Lartë, Apeli “ka lejuar shkelje procedurale që e bëjnë të cenueshëm vendimin e dhënë prej saj” dhe “nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim”. Në përfundim, vlerësoi se “pretendimet e ngritura në ankimet e paraqitura pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë çështje të cilat mund të zgjidheshin vetë nga ajo gjykatë”.

Këtë të martë, shorti i hedhur në orën 15:00 në gjykatën e Apelit, caktoi dhe treshen e trupës gjykuese që do të shtyrtojë çështjen.

Etiketa: gjykata e apelitPDvula e PD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Miliona euro dëm shtetit/ Apeli lë në burg ish-administratorin dhe CEO-n e “Bankers Petroleum”

10:29 : 06/08/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Gjykata e Apelit vendos sot për masat e sigurisë

09:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
Para

Të dënuar për trafik droge në Angli, konfiskohen pronat e Selami dhe Vasil Durakut

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com