• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pastrimin e parave e bëjnë pastrueset!

16:21 : 19/03/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE

Nga Lutfi Dervishi

Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si “Gjyqi i Shekullit”, ndodhi sot në Tiranë.

R.D, e njohur ndryshe si “Mbretëresha e Korrupsionit në Shqipërit”, me profesion pastruese, u dënua me 7 vite burg, zbritur në 4.8 vite falë gjykimit të shkurtuar, pasi u zbulua si “truri” pas vjedhjes së 462 mijë eurove. Ish-drejtoresha, në shtëpinë e së cilës ra gjëma, u dënua me 1 vit e tetë muaj.

Ky vendim ka shkaktuar një valë të shpejtë dhe të fortë reagimesh.

Ekspertë të drejtësisë dhe konsulentët antikorrupsion e quajnë vendimi një “fitore të madhe” kundër korrupsionit dhe një shembull i qartë se kulturës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.

Lexo edhe:

Libri si aksesor plazhi

Operacioni “fadroma” te Arena

“Më në fund, sistemi ynë gjyqësor ka arritur të zbulojë dhe të dënojë aktorët e vërtetë të këtij tumori malinj për shoqërinë,” tha një deputet i komisionit të sigurisë në Parlament.

“Eshtë krejt e qartë që ajo kova që duhej mbushur me ujë për të larë dyshemenë është përdorur për ta mbushur me lekë dhe euro – çka tregon se korrupsioni ekziston, tha një analist pranë të cilit është qeveria, duke shtuar se deri më tani ne thjesht kemi hedhur vështrimin gabim. Nuk duhet të shohim lart, por duhet të ulim kokën dhe të pranojmë, pse jo me përunjësi, se korrupsioni i vërtetë bëhet poshtë, nën hundën tonë, në këmbët tona. Pra, e thënë në mënyrë metaforike, nuk është ariu, por miu”.

“E kemi nisur vettingun së prapthi- tha një tjetër komentator, që mendon se në këtë vend nuk ka shpresë nëse nuk ndryshon opozita.

“Pastrueset duhet të futen në vetting dhe me radhë gjithë të tjerët, rojet, infermieret kamarierët…. Kemi shpenzuar kot shumë kohë dhe energji me vetingun e policisë, gjyqësorit dhe politikës. Pastrimi duhet të nisë nga pastrueset.

“Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. Nuk paska qenë çështje sistemi, por këndvështrimi” – tha një polikan i shumicës. “Agjentët e policisë, hetuesit, BKH, SPAK dhe prokurorët e tjerë duhet të hapin sytë dhe të shohin se gjakderdhja e vërtetë financiare këtij vendi po i vjen nga një armatë e pangopur pastruesish.

Tashmë e kemi të qartë se pastrimin e parave e bëjnë pastrueset. Përndryshe do të quhej “ministrim parash”, “drejtim parash”, prandaj quhet pastrim parash, për shkak të pastrueseve.

OSBE nga ana e vet, në një komunikatë për shtyp, përshëndeti zhvillimin më të fundit dhe shtoi se vendimi i sotëm, megjithëse i pritshëm ka tronditur themelet e korrupsionit institucional në nivel global. Eshtë një vendim i ri shokues sepse ka hedhur dritë mbi aktorët e vërtetë të korrupsionit dhe Shqipëria edhe në këtë drejtim po tregon aftësi të larta lidershipi”.

Pas këtij vendimi pritet që renditja e Shqipërisë në indexin antikorrupsion të pësojë një ngjitje të menjëhershme dhe të lëre pas plot 192 vende e territore.

/Marrë nga Fb i autorit/

LEXO EDHE:

500 mijë euro në banesë/ Jepet dënimi për Alda Klosin, pastruesen dhe të birin

Etiketa: lutfi dervishipastrim parashpastruese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025
AKTUALITET

Operacioni “fadroma” te Arena

22:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

Opozita: të ikë Kryeministri!

15:20 : 15/07/2025
AKTUALITET

Fshatari, rosa dhe turisti

16:33 : 12/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të dënuar për drogë e pastrim parash, ekstradohen nga Greqia, Belgjika e Serbia 3 persona

15:16 : 12/07/2025
AKTUALITET

Transaksione të dyshimta, kontrabandë e pastrim parash, çfarë fshihet pas rezidencës SeeHena

20:13 : 11/07/2025
Para

SHBA/ Hajduti merr peng punonjësin në market, policia e qëllon 36 herë me armë (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com