• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një çadër rezistence kundër ndërtimit të HEC-it të Thirrës

19:27 : 19/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ndërsa institucionet shfaqen të pafuqishme, banorët e Thirrës kanë vendosur t’i mbrojnë vetë burimet ujore që u kërcënohen nga HEC-i dhe një fabrikë uji.

Ata kanë ngritur një cadër “për të ruajtur” kompaninë që zhvillon punimet në paligjshmëri.

“Këtu kam rritur fëmijët, këtu janë rritur kunetërit, këtu kanë jetuar vjehërria, këtu kanë jetuar të parët e të mrant, me këtë ujë kemi leverdis, me këtë ujë kemi shpëtuar, se pa ujë jetë nuk ka. Ne jemi tani zoti n’qiell, e shteti më tokë”,- u shpreh Marie Prenga, banore e fshatit Thirrë në Mirditë.

Maria, bashkë me të tjerë banorë u ngjitën paraditen e së hënës në vendin ku po kryhen punimet që shtrojnë tubacionin për hidrocentralin e Thirrës, që synon të mbledhë ujërat e tre fshatrave, Thirrë, Sang dhe Hebë.

Banorët ngritën një çadër në formë proteste për të kundërshtuar vijimin e punimeve për këtë hidrocentral.

Lexo edhe:

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

HEC-i në Kaçinar/ Banorët akuzojnë Prokurorinë e Lezhës se është bërë “palë me paligjshmërinë”

“Ne do t’i bëjmë thirrje dhe emigrantëve, djemve që kemi jashtë shtetit dhe këtë pronë do ta mbrojmë deri në fund, se ne pa këtë ujë nuk kemi jetë. Shteti ndihmë nuk na bien, në fshatrat tona nuk del për hallet e popullit, as për invalidët, as për spital , as për doktor. Atë ujë që është natyra e zotit, për këtë nuk e lëshojmë deri në fund, tani mbrapa shteti të bëj ca të dojë, me zot n’qiell shteti në tokë, kemi ardhur para mediave sot, këto kërkesa kemi për popullin. As kemi ardhur për copën e bukës, jemi tu hëngër bukë një herë në ditë a tre herë në ditë, po për këtë ujë jemi të gjithë në protestë, sepse si të iki uji shkon jeta, shkon pasuria, shkon bagëtia, fëmija nuk na kthehet më në Shqipëri”,- rrëfen Maria.

Sipas saj, kjo zonë është lënë në harresë prej shumë vitesh, duke mos ju siguruar asnjë shërbim. Ndërsa e vetmja herë që dikush bujt në fshatrat e tyre është për ti marrë burimet ujore.

“As shërbime shëndetësore, as makinë, as doktor, as me na ardh kush te shpia me na e gjet shtëpinë se ku jetojmë. A anë tre metra borë, a ra furtunë, a ra breshër, ne nuk njohim njeriun e zotit, përveç burrave tan e njerëzit e shtëpisë. Prandaj ne sot jemi mbledhur në këtë çadër, jemi për çdo ditë deri sa të na dalë e drejta jonë”,-shpreh me shqetësim Maria.

Ndërsa banorët shkuan në vendin ku po kryhen punimet, ekskavatori i firmës zbatuese të projektit “SANG 1”, u largua menjëherë.

Për Preng Mark Gjodën, kjo nuk është hera e parë që kundërshton punimet e HEC-it. Ai kujton vitin 2021, kur bashkë me të tjerë banorë u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Lezhë.

“Kur i kam ngrënë tre ditë burg kur më morën prej protestës te ura te tuneli, tani është e 10-ta herë që jam duke ardhur për këtë protestë. Kam të drejtë edhe unë se në këtë ujë kanë për të pirë edhe fëmijët e mi, në këtë ujë kanë për të pirë edhe pulat e mia edhe gjëja e gjallë e imja. Prandaj i bëj thirrje popullit, lagjes sime që të mos largohemi prej këtij vendi, pa u realizuar të gjitha detyrat që i takojnë këtij populli, kësaj lagjeje”,- shprehet Preng Mark Gjoda.

Çadrës së qëndresës iu bashkua edhe Pashk Pjetri, i cili shprehet se institucionet vendore duhet të jenë në mbështetje të banorëve.

“Gjykata na dha të drejtë. Janë 160 firmëtarë për mos me marrë ujin. Se të marrësh ujin, më mirë të marrësh shpirtin. Ata të parët tanë për këtë ujë kanë zënë këto vende këtu. I lutemi bashkisë se i kemi dhënë votën atyre për të na mbrojtur të drejtat tona dhe jo të na sorollatin këtu. Për atë ujë jeton fëmija, jeton bagëtia, jeton bima. Si të futet uji nëpër tubë atëherë mbaron, më mirë me dhënë dorëzimet”,– tha Pashk Pjetri.

Bashkia Mirditë vendosi që në territor të mos bëhet asnjë zhvillim pa paraqitur dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor, duke i dhënë kompanisë “Lajthiza Invest” një afat dy mujor për të dorëzuar dokumentacionin. Mirëpo, ndërsa punimet kanë përparuar nga kompania zbatuese “SANG 1”, bashkia Mirditë i tha Citizens Channel se e ka të pamundur ti monitorojë punimet, pasi mjetet dhe punëtorët largohen nga terreni kur vihen në dijeni të kontrolleve nga bashkia.

“Ne bëmë rreth katër vite që ngrejmë zërin, protestojmë, të gjithë si banorë të të tre fshatrave, Thirrë, Sang dhe Hebe në kundërshtim për marrjen e këtij uji. Kompania vazhdon punimet. Gjykata, bashkia Prokuroria të gjitha këto i pezullojnë punimet, ai vazhdon prapë se prapë. Tani se ku e ka atë mbështetje, kur shteti i thotë të pezullojë punimet dhe të mos vazhdosh punimet nuk e di. Ne si banorë jemi dakord që të funksionojë shteti, të funksionojë ligji, bashkia dhe të gjitha institucionet dhe të përkrahin tamam, ne si banorë në të drejtën tonë. Do të qëndrojmë këtu deri sa kjo punë të marri fund”,-shprehet Preng Marku, banor i zonës.

Banorët shprehen të vendosur për të qëndruar çdo ditë në çadër, me qëllim që të mos lejojnë makineritë e punës të rikthehen në territorin e tyre.

/Citizens Channel

Etiketa: banoretcaderHebëHEC-imirditeprotesteSangsang 1Thirrës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

HEC-i në Kaçinar/ Banorët akuzojnë Prokurorinë e Lezhës se është bërë “palë me paligjshmërinë”

15:38 : 16/07/2025
AKTUALITET

Tensione në Theth/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe Policinë

21:14 : 14/07/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

18:23 : 14/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH

17:15 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Plas” molotovi në Theth, policia i drejton kallashnikovin banorëve/ REAGIMI – VIDEO

17:01 : 11/07/2025
Para

VIDEO/ Atmosferë e shkëlqyer në Kombëtare, lojtarët ia marrin valles

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com