• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ishulli i Sazanit dhe qeveria “si n’tok t’babës”

16:07 : 19/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Çdo paudhësi të qeverisë sonë, ne qytetarët nuk e marrim vesh asnjëherë të parët, por do dalë në ndonjë media botërore. Askush nuk e dinte përveç njërit, kryesorit më të madhit dhe të shumëpushtetshmit se Ishulli i Sazanit do kthehet në një resort të madh turistik dhe do falet nga vetë Edi Rama.

Ai që do e marrë është dhëndri i Donald Trump, ish-presidenti amerikan dhe aktualisht kandidat për president. Me një të rënë lapsit, Rama siguroi personalisht dy të mira; para dhe mbështetje politike, atje në majë të botës, sepse pas biznesit vijnë edhe kulisat e politikës që të japin shumë pushtet.

“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unike që kam parë kudo në botë,”- tha pak ditë më parë Jared Kushner, dhëndri i Trump, teksa me çiltërsi e konfirmoi faktin se kumbar na paska qenë Richard Grenell, këshilltar i Trump. Gjithçka ishte gatuar një vit më parë dhe këtu përveç atij që e shet, e fal dhe bën gropë septike një ishull, askush nuk e dinte.

Po çfarë është Ishulli i Sazanit që Rama e fali për vila e turizëm elitar dhëndrit të Trump? Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrorë dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës, por interesante është se janë plot 15 kilometra vijë bregdetare, herë me masive shkëmbore e herë me gjire plazhesh. Mbi të ka plot histori, legjenda, ushtri pushtuese që e synuan, gjak i derdhur për ta çliruar dhe lakmi për ta pasur.

Lexo edhe:

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

Ajo ka shërbyer si bazë ushtarake deri në fund të viteve ‘90. Aty kanë jetuar deri në 10 mijë persona, kryesisht ushtarakë dhe familjarë të tyre. Edhe pse është zonë e mbrojtur, për Ramën kjo nuk ka asnjë vlerë, pasi është ai që i zhbën sa herë ka interes personal. Ligji për “investime strategjike” dhe ndryshimet e fundit të ligjit për “zonat e mbrojtura” janë specifikisht armë shfarosëse në duart e kreut të qeverisë i cili mund të falë, shesë, tjetërsojë apo shkatërrojë çdo objekt, hapësirë, det, lum, mal, pyll apo ishull.

Dhe vjen një ditë… Ditë korriku 2023, Edi Rama priti vajzën e Trump Ivankën, bashkëshortin e saj biznesmenin Jared Kushner dhe padyshim Grenëllin që i shoqëronte dhe bëri ndërmjetësin me Ramën që si ‘dhuratë të vogël’ u fali Ishullin e Sazanit. Po, kaq mjafton dhe kur kjo ide ishte gatuar një ditë e verës së kaluar këtu merret vesh vetëm pasi vetë Kushner shprehet se do të investojë rreth 1 miliardë dollar në Ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec.

Ideja e çmendur që ishullin ta kthejë në mejhane moderne, ku “defekohet në hale ari”, lindi në korrik të vitit të kaluar. Një foto e postuar atëkohë i japim kuptim sot pasi vajza dhe dhëndri i Trump nuk ishin për pushime, por mundësi investimi që ia jep një “pushtues” i pasurive të shtetit.

“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, thuhej në postimin e Muzeut një vit më parë.

Interesante janë edhe emërtimet e zonave të veçanta në Ishullin e Sazanit. Në anën perëndimore, gati në mes të tij, formohet ‘Gryka e Xhehenemit’, që është një gji i vogël, por i hapur dhe i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut, aty ku gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Kur pasurinë e trajton si “Japrak me gjethe rrushi nga kodrinat e Surrelit”, dhe e quan veten “Admiral”, në Sazan ka edhe një emërtim tjetër “Gryka e Xhehenemit”…!

Etiketa: donald trumpEdi Ramaishulli i Sazanitzone e mbrojtur

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Beton pa leje në Jug/ Aksioni i Ramës amniston “oligarkët” me duart e prokurorisë

12:14 : 07/08/2025
AKTUALITET

Qeveria Rama mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

11:18 : 07/08/2025
Para

U arrestua brenda shtëpisë së BBV, lirohet nga burgu Liam Osmani, do jetë në spektaklin e sotëm

TË GJITHA

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com