• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqtarja Elda Vrioni në veting, çfarë ndodhi në seancën dëgjimore

14:58 : 19/03/2024
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Elda Vrioni u përball pa probleme të martën më 19 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Pas relatimit të gjetjeve të hetimit administrativ, ajo u shpreh dakord me konstatimet pozitive për pasurinë dhe figurën dhe dha shpjegime për disa çështje në aspektin profesional.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Elda Vrioni po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhkatari, me relatore Firdes Shulin dhe anëtar Olsi Komicin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i ppranishëm Francesco Ciardi.

Elda Vrioni e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si gjyqtare pranë Gjykatës së Fierit. Vrioni punoi si inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2007-2010 dhe u rikthye si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës deri në vitin 2013, kur u emërua gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

Relatorja Shuli vërejti se Vrioni është bashkëshorte e një subjekti jetër rivlerësimi, vetingu i të cilit ka përfunduar me formë të prerë. Sipas Shulit, në funksion të rivlerësimit të Vrionit është administratuar edhe dosja e vetingut të bashkëshortit të saj. Nga sa u relatua në seancë u kuptua se bashkëshorti i subjektit është gjyqtari Markelian Koça, i konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë.

Komisioni nuk ka gjetur probleme për një apartament me sipërfaqe 130 m2 të blerë në Durrës në vitin 2016 për çmimin 75 mijë euro. Subjekti ka deklaruar se ka paguar rreth 21 mijë euro nga të ardhurat e saj nga puna dhe angazhimet akademike. Si burime finananciare për pjesën tjetër të çmimit është deklaruar se kanë shërbyer të ardhurat e bashkëshortit po nga puna si gjyqtar dhe angazhimet akademike, si dhe një kredi. Shuli tha se nga analiza financiare e burimeve financiare ka rezultuar se bashkëshortët Vrioni dhe Koça kanë pasur mundësi për krijimin e kësaj pasurie.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

Po ashtu, subjekti ka rezultuar me mundësi financiare për blerjen e një automjeti në vitin 2009 për shumën 300 mijë lekë, si për për gjendjet në disa llogari.

KPK nuk ka gjetur probleme domethënëse as në pasuritë e krijuara nga bashkëshorti. Një bilanc negativ i bashkëshortit, i konstatuar për blerjen e një makine tre vjet para se të lidhnin martesë, është konsideruar pa peshë në vlerësimin e gjyqtares Vrioni.

Nga hetimi administrativ, ka rezultuar se subjekti ka marrë një kredi në shumën 10 mijë euro, për të cilën ajo ka shpjeguar se ka shërbyer për të ndihmuar prindërit të blinin një apartament. Nisur nga fakti se në atë periudhë subjekti jetonte me prindërit, është verifikuar mundësia financiare e prindërve për pagesën e çmimit të apartamentit në vitet 2004-2005, kur kanë rezultuar me bilanc pozitiv. Po ashtu, ka rezultuar se këtë apartament prindërit ia kanë dhuruar djalit të tyre në vitin 2018. Shuli vërejti se subjekti nuk ka përfituar nga kjo pasuri dhe se nuk ka rezultuar që ajo të ketë qenë në kushtet e konfliktit të interesit me shoqërinë ndërtuese.

Komisioni ka hetuar edhe një depozitë të hapur nga prindërit në vitin 2015 në shumën 5 milionë lekë, me të ardhurat e tyre dhe të djalit. Nisur nga fakti se subjekti bashkëjetonte me bashkëshortin prej vitit 2011, KPK vlerëson se gjyqtarja Vrioni nuk ka lidhje me këtë depozitë.

Nga analiza financiare e përgjithshme nuk kanë rezultuar bilance negative.

Gjyqtarja Vrioni mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për aspektin profesional ajo dha shpjegime për pretendimet e ngritura në disa ankesa. Për dy ankesa të trajtuara nga inspektoriati pranë ish-Këshillit të Lartë të drejtësisë, ajo shpjegoi se në një rast bëhej fjalë për ankimin e kryer nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili kishte pretenudar se çështja mund të gjykohej më shpejtë nga dy muaj që kishte zgjatur.

Sipas Vrionit, ajo kishte ngarkesë disa herë më të lartë se norma dhe kjo e bënte të vështirë trajtimin e çështjeve në kohë optimale. Lidhur me një ankesë tjetër për afatin e dorëzimit të vendimit, ajo pohoi se bëhej fjalë për disa ditë vonesë, ndërkohë që shtoi se vendimarrja nuk ishte ankimuar. Vrioni dha shpjegime të përmbledhura dhe për një prej 21 denoncimeve nga publiku, për të cilën KPK i kishte kërkuar sqarime.

Gjyqtarja Elda Vrioni tha se dakordësohej me konkluzionet e Komisionit për pasurinë dhe figurën dhe kërkoi konfirmimin e saj në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do shpallet më 20 mars, në orën 09:45.

/Reporter.al/

Etiketa: Elda Vrionikpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Emiljano Ruli

18:12 : 29/05/2025
AKTUALITET

KPA rikthen në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

19:15 : 28/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Françeskina Lekani

10:54 : 20/05/2025
AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
Para

Tentoi të vrasë nënë e bir, lihet në burg infermieri në Shkodër

TË GJITHA

Me ftesë të Presidentes Osmani, kryediplomati boshnjak mbërrin në Kosovë

21:08 : 01/06/2025

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

21:04 : 01/06/2025

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

20:49 : 01/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit/ Adoleshenti punonte si kamerier në piceri, si nisi sherri me motoristin

20:38 : 01/06/2025

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

20:32 : 01/06/2025

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

20:16 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com