• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sazani”/ I vetmi Park Kombëtar Detar kërcënohet nga resortet, flasin ekspertët

18:53 : 18/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Më 26 janar 2022, qeveria miratoi VKM nr. 59, sipas së cilës Parkut Kombëtar Detar, Sazan -Karaburun, ju shtuan dhe 9 hektarë, duke e çuar sipërfaqen e mbrojtur ujore në 12,437 hektarë. Por dy vite më pas, i vetmi Park Kombëtar Detar në vend është vënë nën shenjestrën e bizneseve dhe resorteve. Mbrojtja e shtuar ligjore, nuk po e mbron ishullin më të madh shqiptar, që është përdorur deri më tani si bazë ushtarake, nga projektet e zhvillimit të vrullshëm.

“I vetmi Park Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan është një mrekulli e gjallë e natyrës Shqiptare”, – thuhet në faqen zyrtare të Agjenscisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Në mediat e huaja është bërë publik një projekt, i cili propozon ndërtime vilash turistike.

Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, për shkak të vlerave të jashtëzakonshme natyrore që mbart, u shpall zonë e mbrojtur për herë të parë më 2010.

Ky park është shtëpia e 36 specieve detare me rëndësi ndërkombëtare, ku një pjesë e tyre janë dhe lloje të rrezikuara.

Lexo edhe:

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

Të premten, Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi në median “Bloomberg” planet për investimet në Ballkan, ku mes tyre ishin një resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri.

Kjo deklaratë vjen fill pas ndryshimeve të qeverisë shqiptare në ligjin për zonat e mbrojtura, që u prit me shumë kundërshtime nga mjedisorët.

Për ekspertin e mjedisit, Abdulla Diku, publikimi i projekteve në Sazan dhe Zvërnec, fill pas ndryshimeve ligjore “të nxjerr në një përfundim të thjeshtë e krejt logjik se gjithçka ka qenë e planifikuar më parë”.

“Projektet e Jaerd Kushner ka vite që përgatiten dhe e vetmja mënyrë për t’i vënë në zbatim ka qenë amendimi i ligjit në fjalë”, – thotë eksperti Abudall Diku.

Ai shprehet i shqetësuar për pasojat që do të ketë ndërtimi dhe aktiviteti njerëzor në ujërat e mbrojtura ku jetojnë specilet e rralla.

“Të gjitha gjallesat dhe vlerat natyrore të parkut, janë aty për shkak të natyralitetit. Pra për shkak të mungesës së aktivteteve intensive njerëzore”, – sqaron Diku, duke shtuar se nëse aty ndërtohen strukturat turistike, ishulli do humbasë të gjithë natyralitetitn e tij jo vetem si peizazh, por edhe në aspektin e cilësisë.

Sipas tij qeveria e ka shumëzuar me 0 të vetmin park detar që u shpall para 2 vitesh.

“E shumëzoi me zero sapo lobingu i Grenellit dha efektin e vet mbi këtë pjesë të territorit shqiptar, destinacioni i të cilit nga natyror, do përkthehet në një ishull me turizëm intesiv”, përmbyll Diku.

Sipas tij ligji për “Zonat e mbrojtura” deri para kësaj ndërhyrjeje ishte “ndoshta ligji më i mirë që kishim për mbrojtjen e natyrës”.

Ai shpjegon se ligji përmbante frymën e Unionit ndërkombëtar të Ruajtjes së Natyrës (IUCN) si dhe adresonte problematikat dhe situatat lokale në Shqipëri.

Në një dalje për mediat, pas reagimeve që shkaktoi lajmi për investime në ishullin e Sazanit, kryeministri Edi Rama i cilësoi kundërshtimet e projektit si “delire”.

“Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se e ushtarëve të Enver Hoxhës”, – u shpreh kryeministri Edi Rama.

Pjesa tokësore e ishullit të Sazanit nuk është park kombëtar, por ekspertët sqarojnë se investime të tilla kanë ndikim të madh dhe në ekosistemin përreth.

“Vetëm sasia e ujërave të zeza që do dalin nga kompleksi, lëvizjet e shumta që do bëhen (skafe, varka, jahte, anije etj etj) çon në logjikën e humbjes së të gjitha vlerave natyrore atje”, – shpjegon eksperti Abdulla Diku.

Pra 36 speciet e rralla që jetojnë në ujrat e mbrojtura të Parkut Kombëtar Detar, preken nga ky investim. Në territorin e Parkut Kombëtar detar janë evidentuar: 2 tipe habitatesh natyror, 4 lloje, floristike të rëndësishme dhe 3 lloje, i përkasin Konventës së Bernës.

Gjithashtu, janë evidentuar llojet faunistike të Listës së IUCN-s, ku: 2 lloje janë “seriozisht të rrezikuara”.

“Zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura”, – tha ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

Por një tjetër ndryshim ligjor i bërë vetëm pak ditë më parë, ngre pikëpyetje mbi këtë deklaratë të kryeministrit.

Pas ndryshimeve ligjore në ligjin për Zonat e Mbrojtura, ku Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) merr në dorë vendimarrjen brenda zonave të mbrojtura, pak ditë më parë qeveria ka bërë një tjetër ndryshim. Këshilli Kombëtar i Territorit kthehet në Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) duke marrë kështu kopetenca vendimmarrëse edhe për zonat detare.

Ndër detyrat e KKTU-së është edhe “përcaktimin dhe ndryshimin e regjimit të zonave të mbrojtura të shpallura në rastet e pashmangshme dhe kufijve të tyre”.

KKTU shndërrohet kështu në përcaktuesen e projekteve apo mënyrës së zhvillimit të Zonave të Mbrojtura dhe hapësirave detare.

Ishulli i Sazanit, që ka gëzuar mbrojtje ushtarake dhe u hap për vizitorët në vitin 2015, është e paqartë nëse bën pjesë ende në pronat e ushtrisë apo jo. Në presidencë ndodhet një liostë me 100 prona që presin të marrin firmën e kreut të shtetit për të dalë nga plani i përhapjes, por ende nuk ka një dekret presidencial të bërë publik.

/Citizens Channel

Etiketa: EkspertetishulliPark Kombëtar DetarresortetrrezikohetSazanizonat e mbrojtura

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pro betonizimit të zonave të mbrojtura/ Zhupa: Turpi i ngelet gjykatës, e çojmë në Strasburg

20:19 : 31/07/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja tjetër vendim pro Ramës, rrëzon padinë e PD për ligjin që betonizon zonat e mbrojtura

18:54 : 31/07/2025
AKTUALITET

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025
AKTUALITET

Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët kundër: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda

15:34 : 14/07/2025
AKTUALITET

Revista amerikane: Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
Para

Shpërthen vullkani në Islandë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme - VIDEO

TË GJITHA

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com