• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i PD: Si paratë e inceneratorit të Tiranës përfunduan te “Ndragheta”

14:31 : 18/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike denoncoi këtë të hënë se një pjesë e parave të inceneratorit të Tiranës janë transferuar në Itali, te një kompani me lidhje me mafien famëkeqe “Ndragheta”.

Nga selia blu, Belind Këlliçi tha se 360.000 euro janë transferuar nga “ITS” shpk e Klodian Zotos te një kompani në Itali me pronar shqiptarin Gëzim Guga. Ky i fundit, shtoi Këlliçi, rezulton bashkëpronar në Shqipëri të një firme bashkë me Klodian Zoton dhe Ilir Dedjan. Dedja është dyshuar nga autoritetet italiane se pastron paratë e klanit mafioz “Ndragheta”.

360.000 euro në Itali

Anëtari i kryesisë së PD-së, duke iu referuar kartelës së furnitorëve të kompanisë “ITS” shpk në pronësi të Klodian Zotos, tha se kjo firmë ka paguar 360.000 euro për subjektin “IMR REFTRATTARI S.R.L” në Itali: “Në datën 02.03.2021 vlera 12.362.000 lekë; Në datën 17.02.2021 vlera 12.325.000 lekë; Në datën 19.05.2021 vlera 12.300.000 lekë”.

Nga një kontroll i thjeshtë në Google, shtoi, rezulton se kjo kompani është në pronësi të një shtetasi shqiptar – Gëzim Guga. Ky biznes në faqen zyrtare të tij, deklaron se operon në fushën e ndërtimit dhe reklamon disa vila dhe apartamente për shitje.

Lexo edhe:

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

 

1 nga 2
- +

Lidhja me Ilir Dedjan

Duke iu referuar gjetjeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Këlliçi tha se në nëntor të vitit 2022, Gëzim Guga – përfituesi në Itali i pagesave nga Klodian Zoto, së bashku me Ilir Dedja dhe Mirsada Guga, kanë regjistruar kompaninë e punësimit dhe konsulencës “MIG AGENCY” shpk.

Duke u ndalur te Ilir Dedja, kujtoi se “në vitin 2020, Prokurorët italianë i kanë dërguar homologëve shqiptarë ndër të tjera informacion për shtetasin Ilir Dedja, i datëlindjes 02.09.1969, për dyshime se pastron paratë për Klanin Mafioz NDRAGHETA, si dhe informacion që shtetasi Klodian Zoto është ndaluar në aeroport në Itali dhe i janë sekuestruar 22.650 euro”.

“Vetëm pas tre vitesh, ne datën 14.02.2023, pala shqiptare kujtohet të dërgojë letër porosi tek prokuroria italiane, siç u bë publike nga Syri Tv në maj të po atij viti. Pra edhe pse këta shtetas ishin nën hetim, organet ligjzbatuese nuk i kanë ndaluar të transferojnë shuma të konsiderueshme parash. Dhe e gjitha kjo nën hundën e SPAK, pasi të mos harrojmë se procedimi penal për inceneratorët ishte regjistruar që në vitin 2020, vit në të cilin prokurorët italianë ndezën alarmin e dyshimeve për Dedjan dhe Zoton”, shtoi Këllici.

 

1 nga 2
- +

Apeli për SPAK

Ai deklaroi më tej se SPAK duhet t’i japë përgjigje disa pyetjeve:

  • Për çfarë janë transferuar 360.000 euro në Itali nga Klodian Zoto?
  • A janë blerë banesa në itali me ato fonde?
  • A shërbejnë ato fonde si haraç për klanin mafioz NDRANGHETA?
  • A e ka tërhequr SPAK dosjen nga prokuroria e Tiranës?
  • A po hetohet pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj për bashkëpunim me klanin mafioz NDRANGHETA, pasi ky nuk është fakti i parë publik që dëshmon lidhjet e Veliajt me Mafien Italiane?

Demokrati deklaroi se “SPAK duhet të zgjohet menjëherë nga gjumi letargjik, pasi po bën pis jo vetëm veten, por të gjithë reformën aq të shpresuar të drejtësisë”.

“Drejtësia me regji, herë me direktivë qeveritare dhe herë me direktive bashkiake, nuk është ajo drejtësi që presin qytetarët shqiptarë. Ndërkohë që Kryetari i opozitës Sali Berisha, vijon të jetë për të 77 ditë në arrest pa asnjë provë apo një akuzë të vetme, pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, drejtorët e tij banditë që kanë vjedhur miliona euro përmeskompanisë 5D Konstruksion, ish Ministri hajdut i konçensioneve shëndetësore Ilir Beqja dhe sigurisht kreu i këtij grupi të strukturuar kriminal Edi Rama, vijojnë të vjedhin e abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve dhe taksapaguesve shqiptarë. Ky regjim duhet të marrë fund një orë e më parë. Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme, janë e vetmja zgjidhje për ta çliruar vendin njëherë e mirë nga kjo organizatë kriminale”, përfundoi Këlliçi.

Etiketa: Belind KëlliçiGëzim GugaIlir DedjaIMR REFTRATTARIinceneratori i tiranesITSklodian zotoNdraghetaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025
AKTUALITET

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor, qindra të vrarë për vetëgjyqësi

13:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

11:40 : 08/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ Ina Zhupa: Kuvendi është kthyer në zgjatim të qeverisë

10:59 : 08/10/2025
AKTUALITET

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, PD dhe PS me kërkesa për ngritjen e komisioneve të posaçme

09:06 : 08/10/2025
Para
Aranit Arapi dhe e mitura

35-vjeçari në burg pas martesës me të miturën, 14-vjeçarja: E dua, të lirohet

TË GJITHA

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg autorin, xhaxhain dhe rojen e sigurisë

09:39 : 09/10/2025

Kryetarja e Bashkisë Mödling promovon librin e Fate Velajt

09:26 : 09/10/2025

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com