• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Porti në Porto Romano do shkojë më e pakta 800 mln euro, do paguhen nga shqiptarët

20:11 : 18/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e sotme nga dritarja e banesës së tij, ka përmendur disa prej aferave korruptive të qeverisë.

Berisha tha se projekti i HEC-it të Skavicës nga 400 milionë euro, ka shkuar në 1 miliard euro. Sipas tij, kjo është një gjobë e tmerrshme për çdo qytetar të këtij vendi, pasi një miliard euro të Skavicës janë të barabarta me rritjen të paktën 130 % të rrogave të shqiptarëve.

Gjithashtu, Berisha përmendi dhe projektin e portit në Porto Romano. Lideri demokrat tha se Rama dërgoi në parlament ligjin për të përfshirë në buxhetin e shtetit me 400 milionë euro dorë të parë për ndërtimin e këtij porti. Sipas Berishës, ndërtimi i portit në Porto Romano do të shkojë më e pakta deri në 800 milion euro.

Ai tha se të gjitha këto miliona euro, bashkë me 1 miliardë eurot e Skavicës do të paguhen nga qytetarët shqiptarë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të zjarrta, më vëllazërore misionarëve të të vërtetës, shpresës, dinjitetit dhe lirisë. Ju përshëndes përzemërsisht ju, përulem me mirënjohje të pakufishme para sakrificës suaj, qëndresës dhe vendosmërisë. Falënderoj me mirënjohje oratorët, përfaqësuesit tuaj në parlamentin e lirisë, të cilët me të vërtetat që shpalosin dhe mbrojnë para jush dhe shqiptarëve, janë një frymëzim i vërtetë dhe kanë shndërruar këtë platformë në parlamentin e vërtetë të qytetarëve shqiptarë. Në tribunën e mbrojtjes së interesave më jetike të çdo qytetari, mbrojtjes së interesit kombëtar të shqiptarëve dhe të ardhmes sonë. Miqtë e mi, çdo ditë situata përkeqësohet me veprimet e qeverisë, pasi çdo ditë miratohen akte madhore të tmerrshme të vjedhjes, varfërimit, përçmimit të qytetarëve shqiptarë. Pak ditë më parë iu informova se Skavica, çmimi i saj, që do paguajnë qytetarët shqiptarë ka arritur nga 400 milionë në 1 miliard euro. Dhe kjo është një gjobë e tmerrshme për çdo qytetar të këtij vendi. Një miliard euro të Skavicës janë të barabarta me rritjen të paktën 130 përqind të rrogave të shqiptarëve.

Lexo edhe:

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

Sot, Edi Rama dërgon në parlament ligjin për të përfshirë në buxhetin e shtetit me 400 milionë euro dorë të parë, ndërtimin e portit në Porto Romano, pasi ka shndërruar në pronë të tij, të Olsit, të klaneve rreth tij dhe Alabarit, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, Portin e Durrësit. Pasi ka përvetësuar 1.4 milionë metër katrorë, me një vlerë reale 4 miliardë euro, pronë publike e qytetarëve shqiptarë, me të cilën me Alabarin e tij, do të ndërtojë 12 mijë apartamente dhe prona të tjera për t’u bërë supermiliarder, kurse qytetarëve u thith palcën, u thith gjakun me taksat dhe paratë e tyre. Të dashur miq, vetëm fjala juaj, vetëm revolta juaj, vetëm mosbindja juaj civile janë shpëtimi i Shqipërisë. Të ngrihemi se kurrë nuk mund të qëndrojmë si njerëz të pashpresë, se kurrë nuk do i besojmë fatin tonë atyre që shkelmojnë mbi të. Të ngrihemi sa më parë në këtë betejë. Mos harroni një gjë, demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, se të gjitha arritjet e 32 viteve i përkasin të shkuarës, kurse sot Shqipëria është para ekzistencës apo mosekzistencës së saj. Para shkatërrimit të saj. Para boshatisjes së saj. Asnjë arritje nuk ka vlerë për shqiptarët në qoftë se nuk përmbysim diktaturën shkatërrimtare të Edi Ramës. Shqipëria kurrë nuk ka qenë pronë siç është sot, e një grupi kriminal në pushtet. Urdhëroni ç’bëhet, hiqet porti mijëravjeçar, për të ndërtuar parajsën Edi Rama të veten dhe të Olsi Ramës. Porti i ri do shkojë të paktën 800 milionë euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë. Skavica do kushtojë 1 miliard euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë. Dhe ata nuk do kenë mundësi kurrë të ndryshojnë me votën e tyre pushtetin, në qoftë se nuk përmbysin Edi Ramën dhe nuk krijojnë qeverinë teknike. Përulem para jush, shembull frymëzimi për shqiptarët jeni ju. Shembull i madh frymëzimi. Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen në betejë, se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në kthetrat e një klike grabitëse.

Etiketa: Berishaportiporto-romanoSkavica

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025
AKTUALITET

Gjekmarkaj: Berisha duhet të rrijë në krye të PD-së, është një resurs i jashtëzakonshëm

22:17 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Lidhje me kartelin Troplini dhe dorëzimi i pronave të ushtrisë”, Berisha publikon ‘CV’-në e Pirro Vengut

11:31 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ 55-vjeçari tenton të futë në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro përmes portit të Durrësit

12:31 : 15/09/2025
AKTUALITET

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

18:54 : 13/09/2025
AKTUALITET

Legjislatura e XI-të nis me tensione, çfarë ndodhi në seancën hapëse në Kuvend

11:33 : 12/09/2025
Para

EMRI/ Kush është nëna "katile" që hodhi foshnjën në lumë, shkoi vetë në komisariat (Dëshmia)

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com