• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ka transparencë në industrinë nxjerrëse, Shqipëria e pezulluar nga EITI që nga tetori

14:40 : 15/03/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Shqipëria është pezulluar nga Bordi i EITI që prej tetorit 2023, për shkak të mosdorëzimit të raporteve të transparencës mbi industrinë nxjerrëse prej disa vitesh.

Banka Botërore, e cila po mbështet një projekt që lidhet me rritjen e transparencës dhe mbështetjen e pjesës shqiptare të EITI, ka dhënë detaje mbi ecurinë e deritanishme të projektit që synon plotësimin e raporteve të munguara të disa viteve.

“Projekti u kërkua nga qeveria për të mbështetur zbatimin e Iniciativës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI). Shqipëria është aktualisht e pezulluar nga Bordi i EITI që nga tetori 2023, për shkak se dështoi që të arrinte afatet e raportimit me raportet EITI. Projekti po financon përgatitjen e raporteve EITI 2019, 2020, 2021.

Një konsorcum firmash është në terren që nga tetori 2023 për të përgatitur raportet.

Sapo ato të publikohen dhe vlerësohen si të plota, Bordi i EITI do të vendosë në heqjen e pezullimit” thuhet në përmbledhjen e Bankës Botërore sa i takon projektit “Mbështetja për procesin e Nismës për Transparencë në. Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri”.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

Bëhet fjalë për një projekt të dytë të këtij sektori që po mbështetet tani me 700 mijë dollarë pas një projekti të mëparshëm me një fond 600 mijë dollar. Vlerësimi aktual i projektit nga ana e Bankës është “i pakënaqshëm në mënyrë të moderuar”.

EITI është Iniciativa për Transparencën e Industrive Nxjerrëse është një standard global për qeverisjen e mirë të naftës, gazit dhe burimeve minerale. Ai kërkon të adresojë çështjet kryesore të qeverisjes në sektorët nxjerrës.

Bordi i EITI është organi kryesor vendimmarrës i EITI. Ai vendos për prioritetet e organizatës dhe vlerëson progresin e vendeve në përmbushjen e standardit EITI.

Ky bord përbëhet nga një grup shumëpalësh i përbërë nga 20 përfaqësues nga vendet zbatuese, vendet mbështetëse, organizatat e shoqërisë civile, industria dhe investitorët institucionalë.

Qeveria e Shqipërisë u angazhua të vinte në zbatim EITI-n me 27 dhjetor 2008, duke miratuar Urdhrin Nr. 156 për ngritjen e një Grupi Pune Ndërinstitucional, i cili do të përgatiste aplikimin për kandidaturën e Shqipërisë për në EITI.

Vendi u pranua si kandidat në maj 2009 në takimin e Bordit të EITI në Uashington DC në Shtetet e Bashkuara. Më 25 tetor 2016, Bordi ra dakord se vlerësimi i Shqipërisë sipas Standardeve EITI 2016 do të fillonte më 1 prill 2017./Monitor

Etiketa: Banka Botërorebordie pezulluarEITIindustrinë nxjerrëseShqiperiatransparence

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025
SPORT

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025
AKTUALITET

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE

20:01 : 18/10/2025
AKTUALITET

Arrestohen 4 persona pranë kufirit shqiptar, u kapën me 43 kilogramë kanabis

17:22 : 18/10/2025
AKTUALITET

Mbesë dhe viktimë! Historia e vajzës që u abuzua seksualisht nga daja i saj

22:14 : 17/10/2025
Para

BE konfirmon se në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi do të bisedohet për dinarin

TË GJITHA

Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e foshnjës, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”

18:06 : 29/10/2025

Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025

I shpëtoi atentatit me tritol në Shkodër, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

17:59 : 29/10/2025

Delvinë/ Konsumoi ilaçe, 12-vjeçarja niset me helikopter drejt Tiranës

17:42 : 29/10/2025

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025

Meritoni refuzoi të fliste për Ilnisën, Agolli: Historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment

17:26 : 29/10/2025

Zhduket e miutura në Korçë, e motra: Nuk ka ardhur në shtëpi prej një jave

17:25 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com