• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot “Dita e Verës”/ Çfarë simbolizon festa pagane dhe rrugët që bllokohen në Tiranë

08:05 : 14/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Sot festohet “Dita e Verës”, një festë pagane me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë pikërisht në 14 mars.

E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën e saj, jo vetëm tek banorët e qytetit të Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Elbasani ka meritën se ka mbajtur “gjallë” për shekuj këtë festë, dhe gjithë ritet e saj. Edhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në gjithë Shqipërinë, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Ëmbëlsira që e karakterizon këtë festë është ballokumja, e gatuar tradicionalisht në Elbasan. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët.

Gjithashtu, një detaj i kësaj feste është edhe vendosja në dorë e “verores”, një byzylyk prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë. Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Lexo edhe:

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

“Dita e Verës” ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”).

Në këtë ditë të shënuar, Elbasani kthehet në qendër të festimeve me aktivitete të larmishme, nga ekskursionet në natyrë, deri tek dreka e begatshme familjare, ku nuk mungojnë ballokumet.

Legjenda e Ditës së Verës

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, ose e njohur ndryshe si Zana e Malit, e ndërtuar pranë lumit Shkumbin në rrethinat e qytetit të Elbasanit.

Zana ishte perëndia e gjuetisë, pyjeve dhe natyrës dhe dilte vetëm në datën 14 Mars, e cila shënonte fillimin e Verës, kjo në atë kohë njiheshin vetëm dy stinë, dimri dhe vera. Kjo legjendë u kalua brez pas brezi dhe festivali i Ditës së Verës është i njohur për traditën dhe vlerat e veçanta kulturore.

Rrugët që bllokohen në Tiranë

Për shkak të festimeve edhe në kryeqytet, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë marrë masa për të kufizuar qarkullimin e automjeteve në disa prej rrugëve të Tiranës. Më konkretisht:

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2024”, në datë 13 Mars 2024 nga ora 12:00 deri në datë 14 Mars 2024 në orën 24:00, në segmentet e mëposhtme: – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri në fillim të “Ish Hotel Dajti”;

– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “Ish—Hotel Dajti” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi” deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;        –

Segmenti i rrugës “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova” deri në kryqëzimin me rrugën “Vaso Pasha”, nga ora 12:00 — 23:00;

Rruga “Ibrahim Rugova” nga kryqëzimi me rrugën “Brigada VIII- të deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 — 23:00.

2.Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

– Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën “Abdyl Frashëri”, rrugën “Andon Zako

Çajupi-, rrugën “Papa Gjon Pali 11”, rrugën “Sami Frashëri”, në Bulevardin “Zhan D’ Ark dhe Bulevardin “Bajram Curri”.

3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja Nr. 2 “Teg Sauk i Vjetër — Kopshti Zoologjik — Ish Stacioni i Trenit” do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek Bulevardi “Zogu I”.

Etiketa: bllokohendita e vereselbasanlegjendapaganerrugetsimbolizonTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Tiranë/ I moshuari përplaset nga makina, po ecte me biçikletë te Unaza e Madhe

15:42 : 14/05/2025
AKTUALITET

Vodhën një motor dhe matësat e ujit të një pallati, arrestohen dy vëllezërit hajdutë në Tiranë

15:19 : 14/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Merret peng një vajzë 29-vjeçare në Astir

12:16 : 14/05/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

11:08 : 14/05/2025
AKTUALITET

Zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Vorë, Kamzë dhe Krujë të mbyllura më 15-16 maj

11:04 : 14/05/2025
Para

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Presidenti i Këshillit Evropian: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i Bashkimit Europian deri më 2028

16:44 : 14/05/2025

Berisha thërret drejtuesit politik të qarqeve në takim në selinë blu

16:38 : 14/05/2025

FOTO/ Erdhi me bujë te Tirana, sulmuesi i nënshtrohet operacionit

16:36 : 14/05/2025

Përfundon procesi i numërimit të votave në Maliq, renditja e kandidatëve

16:29 : 14/05/2025

Elbasani bën gati 5 largime të rëndësishme, në fund të majit dalin lojtarë të lirë

16:23 : 14/05/2025

Alimehmeti: Krimi elektoral në vend nuk hetohet! Demokracia në rrezik

16:23 : 14/05/2025

Garë e ethshme brenda PD për mandatin e Tiranës, Alimehmeti rifiton avantazhin ndaj Tabakut

16:20 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com