• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Blushi: Balluku gllabëroi miliona euro me Berberin e ARRSH-së

18:01 : 14/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për media, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.

Blushi shprehet se së bashku me ministren Belinda Balluku, Berberi ka ‘qethur’ milionë euro në 2 km rrugë të aksit të shembur Korçë-Ersekë.

Ndër të tjera ai shprehet se qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në 7,489 lekë/muaj ose rreth 90,000 lekë në vit dhe në zonat rurale i ka borxh secilit pensionist 3,238 lekë/muaj ose rreth 39,000 lekë në vit për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike.

Deklarata

“Arrestimi i sotëm i Drejtorit të Autoritetit të “Rrugëve të florinjta”, Evis Berberi me akuzën e korrupsionit, si dhe faktimi në raportin më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të grabitjes dhe shpërdorimit të rreth 6 milion euro nga drejtuesit e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare janë dëshmia më e freskët se Qeveria e Edi Ramës është zhytyr pa kthim në zhvatjen e pandalshme të taksave të shqiptarëve. Korrupsioni i shfrenuar dhe skizofrenik është përhapur në të gjitha institucionet. Është kjo arsyeja pse sot shqiptarët festojnë edhe më të varfër se një vit më parë, pse ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë më të ulëta se sa në Kosovë, pse çmimet e ushqimeve, barnave dhe të energjisë janë shumë herë më të larta se në rajon, sepse i vetmi qëllim madhor i Qeverisë është grabitja pa pushim e shqiptarëve”, tha Blushi.

Lexo edhe:

I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

“Me Edi Ramën kryeministër Shqipëria vetëm zhytet në korrupsion, duke u renditur e para në kontinent dhe e dyta në botë për ryshfet pas Zambias, ndërkohë që Kosova përmirësohet me 20 vende vetëm në dy vite. Vetëm vlera e grabitjes më të fundit të bandës së “rilindasve” që drejtojnë sot KESH-in është barabartë me masën e pensionit mesatar të rreth 23 mijë pensionistëve në qytet apo të rreth 42 mijë pensionistëve në fshat. Ndërkohë që vlera e dy kilometrave të florinjta të rrugës së shembur Korçë-Ersekë që ka “qethur”  Belinda Balluku me Berberin e ARRSH-së të arrestuar sot për korrupsion janë të barabarta me masën e pensionit mesatar të rreth 40 mijë pensionistëve në qytet apo të rreth 72 mijë pensionistëve në fshat.

Mjaftonin vetëm këto miliona euro të “avulluara” vetëm si pasojë e korrupsionit, aferave dhe keqmenaxhimit për të ndryshuar jetën e dhjetëra mijëra pensionistëve në mbarë vendin, që mezi shtyjnë muajin për të blerë ushqimet, ilaçet dhe për të paguar faturat e energjisë elektrike. Pensionistët shqiptarë janë sot shtresa më e vjedhur, më goditur, më e varfër, më e diskriminuar dhe më e pambështetur! Ndërkohë që vetëm drejtorëve të arrestuar të Edi Ramës, pa llogaritur atë vetë dhe ministrat e tij, u zbulohen pasuri përrallore dhe miliona euro në llogaritë bankare, pensionistët shqiptarë në pjesën dërrmuese marrin pensione shumë më të ulëta se kufiri i varfërisë i përcaktuar nga Banka Boterore në 6.85 USD në ditë. Për një pensionist në qytet pensioni i pleqërisë është 605 lekë në ditë, ndërsa pensioni i pleqërisë në zonat rurale është 360 lekë në ditë ose sa gjysma e nivelit të varfërisë”, shtoi.

“Qeveria e “Rilindjes” i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në 7,489 lekë/muaj ose rreth 90,000 lekë në vit dhe në zonat rurale i ka borxh secilit pensionist 3,238 lekë/muaj ose rreth 39,000 lekë në vit për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike. Në këtë situatë kaq kritike për shëndetin dhe jetën e pensionistëve, Partia e Lirisë dhe grupi i saj i ekspertëve të saj ekonomikë dhe ligjorë, garantojnë rreth 700 mijë pensionistë në mbarë vendin se nesër në pushtet vetëm duke ndalur korrupsionin e shfrenuar dhe skizofrenik të “Rilindjes” do të lëvrohen nga shteti të gjitha fondet e domosdoshme për të ndryshuar rrënjësisht jetën e tyre, me pensione, shërbime dhe trajtim dinjitoz.

Do të mjaftonin që 3,3 miliard euro në vit apo 13.2 miliard euro në 1 mandat 4-vjeçar, të cilat nuk mblidhen dhe administrohen, por vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht nga Edi Rama dhe Qeveria e “Rilindjes”, të mblidhen dhe të përdoren për rritjen e pagave dhe pensioneve, për ndihma ekonomike, subvencione për fermerët, për investime dhe shërbime dinjitoze sidomos ndaj më të pamundurve, për të ndryshuar rrënjësisht të ardhmen e shqiptarëve”, përfundoi ai.

Etiketa: arrshbelinda ballukuEvis Berberipltedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I fali mandatin Zegjinesë, Balluku emëron Maldrita Bardhon nënkryetare të Bashkisë së Lushnjës

22:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Drejton fushatën e Tiranës, Berisha: Balluku ka nisur takimet me bandat, shkoi tek Asllani i Vorës

16:37 : 04/10/2025
AKTUALITET

E hoqën nga fushata e Tiranës, Braçe shpërthen ndaj Ballukut e Ramës: Nuk janë socialistë!

11:04 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Ylli” i Çuçkës së Kolonjës/ Entela Çano, 6 mln euro nga “tenderat e vegjël” të supervizimit

10:33 : 04/10/2025
AKTUALITET

Belinda Balluku përjashton Elisa Spiropalin nga fushata në Tiranë

18:06 : 03/10/2025
AKTUALITET

Transporti publik u ikën bashkive, do administrohet nga ministria e Ballukut

20:22 : 02/10/2025
Para

Escobar flet pas takimit me Kurtin: Ja çfarë më premtoi

TË GJITHA

Grabiti shoferin e taksisë nën kërcënimin e një shiringe, arrestohet shqiptari në Greqi

13:04 : 10/10/2025

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025

Seanca për Liridona Ademajn/ Dëshmia e Valon Llukës: Murseli më telefonoi menjëherë pas vrasjes

12:53 : 10/10/2025

Vjeshta do të tregohet bujare në dashuri për këto 2 shenja

12:39 : 10/10/2025

Kombëtarja gati për ndeshjen me Serbinë, ekipi niset për në Nish

12:36 : 10/10/2025

26-vjeçari shqiptar kapet me armë dhe drogë në Selanik

12:16 : 10/10/2025

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com