• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Gërdeci”/ Mediu refuzon të dëshmojë në SPAK: Çështja është përdorur për fushatë!

10:49 : 13/03/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ka përfunduar seanca në GJKKO, për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre për çështjen Gërdeci. Seanca tjetër është thirrur me datë 17 mars.

Ish-ministri Fatmir Mediu, i pandehur për këtë çështje, në seancën e mbajtur këtë të mërkurë dha pëlqimin për të folur para prokurorëve, por në fund të procesit.

Ai tha se duhet të merren në pyetje dëshmitarët e më pas ai. Mediu deklaroi se ka zbatuar ligjin dhe detyrat si ministër dhe theksoi se do të pranojë të pyetet i fundit.

Ndër të tjera Mediu është shprehur se Çështja Gërdeci është përdorur për fushatë: “Ka respektuara ekspertizën ushtarake dhe ka kërkuar të raportohet në mënyrë periodike, dhe nuk ka asnjë germë të vetme që atë që ndodhte në Gërdec ta cilësonte të paligjshme. Është bërë një histori mediatike për ta mbajtur gjallë në çdo fushatë elektorale për interesat politike.”

Deklarata e plotë e Mediut në gjykatë:

Lexo edhe:

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

Në seancën e kaluar prokurori kërkoj që unë të pyetem. Që në krye të herës dua të them se:

Pavarësisht se ky proces penal kundër meje ka nisur dhe po vazhdon në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, kam zgjedhur  të respektoj intitucionin e Gjykatës dhe Prokurorisë dhe kundërshtimin ndaj kësaj paligjshmërie ta bëj në këtë sallë.

Nuk kam bërë politikë me këtë cështje  dhe pse sic theksova, paligjëshmëria për cdo njeri me dije minimale juridike është flagrante dhe nuk i jam shmangur apo larguar qoftë edhe një cast përballjes me drejtësinë në këto 17 vite.

Kam qenë këtu në cdo seancë për të dëgjuar me vëmendje të gjithë dëshmitarët me të cilët akuza pretendon të provojë fajësin time.

Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar qoftë edhe një fjalë të vetme kundër veprimeve të mia, madje kanë treguar qartë se Ministri nuk ka përcaktuar Gërdecin, nuk ka përcaktuar kalibrat si dhe nuk ka përgjegjësi për zbatimin e Rregullores së trajtimit të municioneve sepse ato janë cështje tërësisht ushtarake.

Ministri si autoritet  civil drejtues i Ministrisë së Mbrojtjes, ka respektuar vendimet e strukturave civile dhe ushtarake të ngarkuara me ligj.

Nuk ka asnjë dëshmi që të kem, injoruar dhe  ndikuar në asnjë rast vendimarrjen e tyre.

 Kam zbatuar ligjin dhe detyrat e mija si Ministër i Mbrojtjes. Kam kërkuar nga strukturat ushtarake dhe civile të raportojnë detyrat e ngarkuara me ligj në mënyrë periodike tek autoritet e tyre drejtuese dhe tek Ministri.

Nuk ka pasur asnjë raportim për moszbatim të detyrimeve ligjore apo rregullave të trajtimit të municioneve.

Do të jem këtu në cdo moment për të debatuar dhe vlerësuar cdo dokument apo fakt që kërkon të sjell prokuroria si provë në këtë proces.

Kam bindjen se vlerësimi i paanshëm dhe i  vërtetë me ekspertë i akteve të ekspertimeve ushtarake, ekonomike dhe fakti  pse ka ndoshur ngjarja, do të hidhnin dritë mbi të vërtetën e cila manipulohet qëllimisht prej 17 vitesh.

E nderuar Znj. Gjyqtare, për 17 vite unë nuk jam pyetur.

SPAK për dy vjet nuk më pyeti dhe hetoj cfarë donte, padyshim kjo është detyra e SPAK të hetojë, por mendoj se në dy vite duhet të kishte pasur vullnetin për të dëgjuar dhe të vërtetën time për të bërë drejtësi dhe për të ndryshuar edhe  veprimet e qëllimshme të ish-Prokurorëve.

Për fat të keq  kjo nuk ndodhi.

Prokuroria ka kërkuar të pyetem në fund të dëshmitarëve që ka paraqitur.

Po Znj.Gjyqtare pranoj tu përgjigjem cdo pyetje të prokurorëve  apo pyetjeve tuaja, por do ta bëj këtë në fund të këtij procesi, mbasi të jenë dëgjuar gjithë dëshmitarët e palëve dhe të jenë shqyrtuar të gjitha aktet dhe provat  shkresore.

Përndryshe  zhvillimi i  seancës së pyetjeve ndaj meje, në këtë moment të procesit do të  jetë thjeshtë  një akt formal, që nuk  i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statitikës.

 

Etiketa: Fatmir MediuGJKKOveshta gerdeci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

15:09 : 17/09/2025
AKTUALITET

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
AKTUALITET

Nuk ishin në seancën e kaluar, betohen 4 deputetë të PD-së

10:21 : 16/09/2025
AKTUALITET

Gjyqi në themel i dosjes “Partizani”/ Kërkohet pavlefshmëri e akteve, ç’ndodhi në seancën e parë

14:41 : 15/09/2025
AKTUALITET

GJKKO kalon për gjykim dosjen e Jurgis Çyrbjas dhe Altin Hajrit, 5 akuza ndaj ish-deputetit

14:14 : 15/09/2025
Para

Plagosja e dy vëllezërve në Durrës, dëshmia: Ishim në lokal, më pas erdhi Rejdi Furxhi

TË GJITHA

EMRI/ Ky është polici që u filmua në momente intime me një adoleshente

14:08 : 18/09/2025

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit dhe përsëritje të seancës

13:49 : 18/09/2025

Ekuinoksi i Vjeshtës/ 3 shenjat e horoskopit që do të nisin një kapitull të ri në jetën e tyre

13:42 : 18/09/2025

Rusia: Ukraina ka sulmuar një kompleks për përpunimin e naftës

13:38 : 18/09/2025

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

13:16 : 18/09/2025

Zbulohen 5 parcela me kanabis në Shkodër, 3 persona në kërkim

13:15 : 18/09/2025

U ek*ekutua për 30 mijë euro, vëllezërit Xhani porositën v*asjen e biznesmenit Bujar Nasufi

12:48 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com