• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse hesht SPAK për Mariglen Qaton dhe Armand Lilon?

12:16 : 09/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Procedurat tenderuese me pikëpyetje të fituara nga kompania “5 D Konstruksion” e lidhur me drejtorin e kryebashkiakut të Tiranës, Mariglen Qato dhe punësimet e dyshuara nepotike janë denoncuar publikisht në mënyrë të përsëritur. Opozita dhe media kanë zbuluar detaje të reja në raportimet dhe deklaratat herëpashershme për aferat e dyshuara të kryeinspektorit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato.

Ngjashëm ka ndodhur edhe me Armand Lilon, ndërtuesin i cili sipas raportimeve medatike, është i lidhur ngushtë me ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Armand Lilo me kompaninë “Ideal Construction” u bë i njohur për katet pa leje te kulla “Eye of Tirana”, në qendër të kryeqytetit. Disa javë më parë, në një tjetër kantier ndërtimit të firmës “Arlis” (e kallëzuar për grabitje toke) po në pronësi të tij, një ngjarje rrezikoi jetën e dy kalimtarëve, teksa mbi kokat e tyre ranë skelat e hekurit. Pas këtyre zhvillimeve, Lilo u lumturua me një ‘shpërblim shtetëror’, teksa një tjetër kompani e tij mori statusin special, që i lejon të përfitojë një sërë lehtësirash fiskale.

Pra, pavarësisht tenderave që vijojnë erë e rendë korrupsioni, kateve pa leje, përdorjes së institucioneve shtetërore si firma private, denoncimeve për grabitje toke, Qato e Lilo vijojnë veprimtarinë e tyre të pa prekur deri më tani nga institucionet ligjzbatuese, madje benefitet e shtetit për ta vijojnë.

Pse ndodh kjo? Këtë pyetje e bëri publikisht edhe anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat nga selia blu këtë të Shtunë. Ai solli në vëmendje kallëzimet penale që janë bërë për të dy dhe vuri në dyshimin integritetin e SPAK më vonesën në veprime ndaj Qatos e Lilos. Shpjegimin e gjeti te lidhjet e tyre me pushtetin.

Deklarata

Lexo edhe:

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

Rrezikohet diga/ Rama e kritikoi për katet pa leje, Armand Lilo nis ndërtimin e 5 kullave te liqeni

“Rreth 1 vit më parë, kam kallëzuar në prokurorinë speciale SPAK, Drejtorin famëkeq të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Mariglen Qato dhe kompaninë famoze ‘5D KONSTRUKSION’. Mariglen Qato në bashkëpunim të hapur me familjarë të tij, nëpërmjet kësaj kompanie kanë përfituar mbi 45 procedura tenderuese me vlerë 30 milionë euro në Bashkinë e Tiranës dhe 3 leje ndërtimi me firmën e pronarit faktit të Inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Kulmi i talljes madje dhe i poshtërimit ndaj organit të akuzës është fakti se 1 leje ndërtimi për këtë kompani, është dhënë pasi është regjistruar kallëzimi në SPAK”, kujtoi Këlliçi .

“Ndërkohë, në nëntor të vitit 2023 kam dorëzuar një dosje të plotë dhe të detajuar me fakte e prova që tregojnë grabitjen e mijëra metrave katrorë tokë në mes të Tiranës, nga kompania ARLIS NDERTIM në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Pronari i kësaj kompanie, i cili ka thyer rekord botëror me ndërtimin e një pallati 7 katësh pa leje mbi kullën ‘Eyes of Tirana’ në Sheshin Skënderbej, jo vetëm që nuk është penalizuar për këtë shkelje, por ka përfituar leje ndërtimi me firmën e Erion Veliajt, mbi një pronë shtetërore e cila nuk ishte në administrim të Bashkisë Tiranë”, shtoi ai.

“Ndërkohë që SPAK vijon me heshtjen olimpike, Mariglen Qato dhe drejtorë të tjerë të bashkisë, vazhdojnë të majmen me tendera dhe leje ndërtimi. Nga pronarë të një furre buke, sot janë kthyer në investitorë e pronarë biznesesh me vlera dhjetëra milionë euro. Ndërkohë që SPAK vijon heshtjen dhe gjumin letargjik, Armand Lilo gradohet nga Edi Rama si ‘INVESTITOR STRATEGJIK’. Investitor i cili jo vetëm mund të ndërtojë pa leje 7 kate në qendër të Tiranës, jo vetëm që mund të vjedhë pronën publike ditën për diell, por tashmë si investitor strategjik përjashtohet nga tatimi mbi fitimin për 10 vite”, theksoi Këlliçi.

SPAK mesa duket, përfundoi ai, “ka vendosur të mbajë anën e të korruptuarve dhe jo të qytetarëve të thjeshtë, që duan të jetojnë e punojnë me ndershmëri në këtë vend”.

Etiketa: armand liloMariglen Qato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shembja e banesave/ Kush është shefi që do të “ëmbëlsohej” me 50 mijë euro në Kombinat

17:09 : 04/10/2025
AKTUALITET

Rrezikohet diga/ Rama e kritikoi për katet pa leje, Armand Lilo nis ndërtimin e 5 kullave te liqeni

21:53 : 29/09/2025
AKTUALITET

Rama: Kulla “Syri i Tiranës” me kate pa leje në mes të kryeqytetit, nuk do i gëzojnë dot

15:37 : 19/09/2025
AKTUALITET

Rama harron Lilon, Salillarin e Morinën, paralajmëron listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet

20:59 : 09/09/2025
AKTUALITET

“Dosja 5D”/ Dëshmon ekonomistja e “Igor Elektrik”: Ja si e njoh Mariglen Qaton

10:52 : 24/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
Para

Arrestohet i mituri që plagosi me thikë 15-vjeçarin në Gjirokastër

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com