• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas Kukësit e Dibrës, mungesa e burimeve njerëzore në arsim prek edhe Tiranën

08:25 : 09/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Kriza demografike po jep pasoja negative edhe në sektorin e arsimit. Të dhënat zyrtare nga Portali i Mësuesit tregojnë se në bashkitë e Kukësit dhe Dibrës ka mungesa akute për mësues matematike, teksa shkollat periferike të vendit po vuajnë për mësues në profilet kryesore.

Mungesa e burimeve njerëzore në arsim po prek edhe Tiranën, teksa në nivelin e mësuesve ekzistues, vihet re problematika e aftësive. Testimi i fundit i njohurive të mësuesve tregoi se 47.5% e tyre në të gjithë vendin zotërojnë njohuri të pamjaftueshme për çështje që lidhen me mësimdhënien. Mësuesit më të përgatitur janë në Kolonjë, Divjakë, Devoll dhe Përrenjas, teksa Tirana rezultoi poshtë mesatares kombëtare. 94% e trupës mësimore nuk kanë aftësi dixhitale. Ekspertët bëjnë thirrje për rritje të investimeve në arsim, si e vetmja mënyrë për të orientuar vendin nga një model ekonomik i suksesshëm shkruan Blerina Hoxha në Monitor.

Në shkollat e arsimit parauniversitar në Bashkinë e Kukësit mungojnë aktualisht 29 mësues matematike, në Dibër 23, madje edhe në Tiranë, 11. Në të gjithë vendin, arsimi 9-vjeçar dhe i mesëm ushtron aktivitet me 159 mësues matematike mangët, sipas të dhënave zyrtare nga Portali Mësues për Shqipërinë nga Ministria e Arsimit. (shiko grafikun: Vendet vakante për mësues matematike në bashkitë e vendit).

Burimet njerëzore janë bërë pengesë akute në shumë aktivitete ekonomike, por ato kanë prekur edhe sistemin arsimor, i cili në vetvete është jetik, pasi përgatit të gjitha profesionet e së ardhmes.

Në qarqet më të varfra, Kukës dhe Dibër, thuajse shumica e shkollave nuk kanë një mësues të profilit të matematikës.

Lexo edhe:

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

Nga bashkitë e Veriut ka shumë pak nxënës që zgjedhin të studiojnë matematikë, por edhe ata që kanë kryer studimet nuk kthehen në vendlindje për të ushtruar profesionin e mësuesit.

Portali Mësues për Shqipërinë tregon se, ka mungesa në stafet mësimore në të gjithë vendin dhe në të gjitha profilet e lëndëve, teksa në një të ardhme jo të largët, mungesat do të jenë edhe më të mëdha dhe cilësia e mësuesve do të jetë në rënie.

Këtë vit akademik, për të aplikuar në programet e studimit Bachelor nevojitej minimalisht mesatarja 6.5 (përjashtim bëjnë programet e gjuhëve të huaja, të mësuesisë, si dhe degëve të Universitetit të Mjekësisë). Ndërsa për programet e studimit profesional 2-vjeçar nuk ka kriter mbi mesataren.

Në vitin e akademik 2024-2025, degët që lidhen me mësuesinë – Fizika, Historia, Gjuha shqipe dhe Letërsia, Arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80% të kuotave të lira në raundin e parë, teksa dega e matematikës në Fakultetin e Shkencave është në rrezik mbyllje, nga mungesa e studentëve.

Në këto kushte, një gjimnazist me mesatare 5 që studion për matematikë nuk garanton cilësi në mësimdhënie në të ardhmen. Aktualisht, lënda e matematikës, në shumicën e shkollave jepet nga brezi që ka mbaruar para viteve 1990.

Rregullat e kohës përzgjidhnin gjimnazistët me medalje për të studiuar matematikë e për rrjedhojë, burimet njerëzore që u krijuan më pas ishin në nivel shumë më të lartë se mesatarja e mësuesve të profileve të tjera.

Me daljen e këtij brezi në pension, lënda e matematikës rrezikon të mbetet pa mësues ose në rastin më të mirë, do të jepet nga maturantët që kishin rezultatet me të dobëta.

Burimet njerëzore në arsim nuk mund të sigurohen kaq lehtë nga vende të tjera, siç po synojnë kompanitë private të zëvendësojnë forcën e punës. Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tani i angazhuar në trupën akademike, thotë se, vendi ynë ende nuk e ka kuptuar që mësuesi me kompetencë në një lëndë në Shqipëri nuk mund të punësohet më.

“Mësuesi duhet të diplomohet minimumi për dy lëndë, pasi nuk ka më shkolla me 40 nxënës. Si nga pikëpamja e menaxhimit, duhen formime në fusha të përafërta, pasi kjo i shërben aspektit të menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe rritjes së nivelit teorik të mësuesve”, tha z. Tafaj.

Sipas tij, me uljen e numrit të nxënësve në shkolla dhe universitete, qeveria ka më shumë burime financiare në dispozicion që të rrisë cilësinë e mësimdhënies.

Ekspertë të tjerë kanë vënë në dukje se qeveria duhet të vendosë stimuj financiarë për studentët në degët e mësuesisë, duke rritur edhe mesataren e pranimit dhe nga ana tjetër, duhet të rriten edhe pagat për mësuesit në sektorin publik, në mënyrë që mësuesia të jetë konkurruese në tregun e punës./MONITOR

Etiketa: dibraemigracioniKukësimesuestiana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025
BOTA

Trump urdhëron dërgimin e trupave në Portland, autorizon përdorimin e forcës së plotë

20:15 : 27/09/2025
AKTUALITET

Shkolla e Cërnicës si në mesjetë dhe pa mësues, kryetarja e komanduar e Tropojës “kyç gojën”

22:03 : 26/09/2025
AKTUALITET

Hyn në fuqi udhëzimi që ndalon përdorimin e telefonave nga nxënësit dhe mësuesit

14:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ngacmonte nxënëset e mitura me mesazhe, Prokuroria dërgon në gjyq mësuesin në Korçë

08:51 : 16/09/2025
Para

Lirohet ish-komandanti i UÇK Sami Lushtaku, i sekuestrohet telefoni

TË GJITHA

Horoskopi e dielë, 26 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 25/10/2025

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

22:30 : 25/10/2025

E rëndë në Romë, turisti japonez bie nga muri i Panteonit, humb jetën në vend

22:10 : 25/10/2025

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve

21:49 : 25/10/2025

Nesër kthejmë orën 1 orë prapa, përparësitë dhe disavantazhet

21:29 : 25/10/2025

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com