• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, nusja e djalit të Trump, në post drejtues në Partinë Republikane

14:35 : 09/03/2024
në BOTA
Lara Trump

Lara Trump

Ish-presidenti Donald Trump konsolidoi të premten kontrollin e tij mbi Komitetin Kombëtar Republikan pasi bashkëshortja e djalit të tij dhe një tjetër aleat i tij morën poste drejtuesish. Këto lëvizje vijnë ndërsa brenda kësaj partie po diskutohet nëse organizata duhet të ndihmojë për pagesat e faturave ligjore të ish presidentit.

Gjatë takimit në Hjuston të Komitetit Kombëtar Republikan, anëtarët votuan për të caktuar kryetarin e Partisë Republikane për Karolinën e Veriut, Michael Whatley, dhe Lara Trump, në postin e kryetarit dhe bashkëkryetares së kësaj organizate, që pritet të luajë një rol kyç në mobilizimin e votuesve dhe fondeve për zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit.

Kjo lëvizje erdhi pasi ish-presidenti Trump fitoi bindshëm në zgjedhjet paraprake gjatë Super të Martës, duke e shtyrë ish ambasadoren Nikki Haley që të largohej nga gara brenda Partisë Republikane dhe e duke bërë kështu pothuajse të sigurtë se zoti Trump do të jetë kandidati zyrtar në zgjedhje përballë presidentit demokrat Joe Biden.

“Objektivi për 5 nëntorin është të fitojmë, dhe të fitojmë siç thotë vjehrri im ‘masivisht’,” tha Lara Trump, duke premtuar se “çdo cent i çdo dollari të mbledhur” do shërbejë për fitoren e republikanëve në Shtëpinë e Bardhë, në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat.

Me këtë lëvizje zëvendësohet Ronna McDaniel, e cila drejtonte deri më tani Komitetin Kombëtar Republikan. Zonja McDaniel u përball me kritika për mbledhjen e fondeve dhe rezultatet në votime. Gjatë drejtimit të saj, zoti Trump humbi zgjedhjet në vitin 2020 dhe partia pati rezultate më të dobëta se ç’pritej në zgjedhjet e mesmandatit për në Kongres, në vitin 2022.

Lexo edhe:

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

Disa nga anëtarët e Komitetit Kombëtar Republikan kanë bërë thirrje që ky komitet të ndihmojë me pagesat e shpenzimeve ligjore të zotit Trump, të cilat së bashku me kamatat arrijnë në qindra miliona dollarë. Zoti Whatley dhe zonja Lara Trump nuk komentuan për këtë çështje të premten.

Kjo lëvizje konsolidon më tej kontrollin e ish presidentit mbi një organizatë misioni i së cilës është që të ndihmojë për fitoren e kandidatëve republikanë. Hera e fundit që një anëtar i familjes së presidentit, apo kandidatit për president, pati një pozicion të tillë me pushtet, ishte në vitet 1980 kur Maureen Reagan, vajza e presidentit Ronald Reagan, ishte bashkëkryetare e Komitetit Kombëtar Republikan.

/VOA/

Etiketa: donald trumpSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump nënshkruan projektligjin, merr fund mbyllja e qeverisë amerikane

08:25 : 13/11/2025
BOTA

Kriza brenda Partisë Republikane, administrata Trump kërkon publikimin e dosjeve të Epstein

20:31 : 12/11/2025
BOTA

Presidenti kolumbian pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në

08:10 : 12/11/2025
BOTA

Mesazhi prekës i Parashqevi Simakut për të birin: Edhe nëse më mohon, unë do të jem gjithmonë nëna jote

19:43 : 11/11/2025
BOTA

SHBA planifikon ngritjen e një baze ushtarake pranë Gazës

13:35 : 11/11/2025
BOTA

Falsifikimi i fjalimit, Trump kërcënon BBC-në

16:43 : 10/11/2025
Para

VIDEO/ Cikalleshi shënon golin e 10-të në Superligën turke

TË GJITHA

Vokshi: Nuk kemi asnjë informacion mbi buxhetin për integrimin në BE

12:57 : 13/11/2025

SPAK: Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal

12:54 : 13/11/2025

Nuk e duroi dot vdekjen e djalit të saj, nëna e shqiptarit që u gjet i djegur në Greqi ndërron jetë!

12:42 : 13/11/2025

Rama mbërrin në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni/ 16 marrëveshjet që pritet të nënshkruhen

12:38 : 13/11/2025

Buxheti i 2026/ Presidenca kënaqet edhe me 14 milionë lekë më pak

12:29 : 13/11/2025

Minatorët e Spaçit në Komision, Bardhi: Kompania nxjerr fitime falë djersës së tyre, nuk mund të cenojë të drejtat

12:25 : 13/11/2025

Dyfytyrësia e Gonzatos

12:05 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com