• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përkrahja e autokratëve të Ballkanit si dështim i diplomacisë Amerikane

20:49 : 08/03/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, RAJONI

Nga Agim Nesho

Presidenti Biden me vizion të qartë ka përcaktuar se cila është kontradikta që do të cojë përpara interesat e botës perëndimore përpara një bote gjithmonë e më kaotike që kërkon të ndryshojë rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore të bazuar në ligj dhe institucione. Lufta e demokracisë ndaj autokracisë është beteja kryesore që do të ruajë vlerat dhe parimet e shoqërisë së sotme dhe do ta zhvillojë atë në të ardhmen.

Për realizimin e kësaj doktrine Biden, të gjithë pranuar nga bashkësia e vendeve demokratike, politika e jashtme amerikane duket se akoma nuk ka gjetur balancat, nuk ka përcaktuar prioritetet dhe vazhdon politikat pragmatiste të zgjidhjes së problemeve të momentit duke ruajtur stabilitetin, shmangur konfliktet dhe pa u thelluar në dimensionin politik të diplomacisë dhe çfarë duhet të arrijmë në të ardhmen për të konsoliduar lirinë dhe demokracinë, sic theksoi Presidenti Biden në State of the Union më 7 Mars 2024. Rasti më klasik i dështimit të kësaj politike të jashtme është rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Ballkani Perëndimor ka kohë që ka shkarë nga rruga e demokracisë dhe sistemet autokratike putineske po shtrihen dhe konsolidohen. Mungesa e vëmendjes për një kohë të gjatë për funksionimin e shtetit të së drejtës në rajon, kapjen e shtetit, korrupsionin galopant dhe klientelizmin, bashkëpunimin e politikës me krimin e organizuar, kanë sjellë që politika e jashtme amerikane të ballafaqohet sot me një realitet të ndryshëm, problematik që e ka kthyer rajonin në një pikë nevralgjike ku interesat gjeopolitike të autokracisë botërore janë rritur për zona influence dhe kthimin e rajonit në një zonë të paangazhuar, jashtë influencës perëndimore dhe arkitekturës së saj të sigurisë.

Bashkimi Europian e shikon rajonin me interesin gjeopolitik që rajoni i përket Europës por integrimin e tij e shikon si një proces meritokracie edhe për të shmangur euro-skeptikët nga ky proces i domosdoshëm integrimi. Vendet e BE-së kanë qenë të ashpra me iniciativat e vetë-ofruara nga liderët ballkanikë për krijimin e shteteve në linja të pastra etnike, rindarjen e kufijve, por gjithmonë politikat europiane mbeten jo-efektive për të bërë ndryshimet e nevojshme duke preferuar stabilokracinë dhe ruajtur balancat e momentit.

Lexo edhe:

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

SHBA është fuqia më e madhe demokratike e botës që ka një influencë të jashtëzakonshme në rajon, sidomos pas rolit primar të SHBA-ve në revolucionin demokratik të Europës Lindore. Ajo ka ndihmuar në ndërtimin e demokracive të reja, ka dhënë një kontribut të shquar nëdhënien fund luftës në ish-Jugosllavi dhe futjen e rajonit në arkitekturën e NATO-s. Ajo ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në ndalimin e gjenocidit ndaj popullit Shqiptar të kryer nga regjimi famëkeq i Milosheviçit. 25 vite pas konfliktit në Kosovë, Administrata Biden rikthehet në një politikë të jashtme e cila ndryshon jo vetëm nënuancë: -ka harruar konceptin kryesor të ‘Promovimit të demokracisë’, – ka ndryshuar konceptin për nacionalizmin primitiv serb, neglizhon bashkëpunimin e ngushtë të Serbisë me Rusinë, tensionet e provokuara prej saj në Ballkan,madje e shikon primar rolin e Serbisë në stabilitetin Ballkanik duke besuar që aleatët e deritanishëm si Kosova duhet të bëjnë lëshime të dhimbshme; – bashkëpunon me autokratët Rama-Vucic pa gjykuar që janë këta autokratë që kanë punuar në heshtje për të ndryshuar regjimin pro-perëndimor në Mal të Zi, që punojnë vazhdimisht për projekte paralele si Ballkani i Hapur, që minimalisht ulin influencën perëndimore dhe krijojnë platforma alternative për ta kthyer Ballkanin Perëndimor në zona tëhapura politikisht. Është hera e parë që diplomacia amerikane influencohet kaq hapur nga grupe interesi, si Fondacioni i Shoqërisë së Hapur me projektin e tij, pa e ngritur strategjinë për Ballkanin Perëndimor nga një bashkëveprim me aleatët e saj ballkanikë. Besimi se diplomacia Amerikane do të gjejë një zgjidhje stabiliteti dhe paqeje në rajon duke bashkëpunuar me autokratët e Ballkanit veçse e zgjat krizën dhe ju jep kohë autokratëve të presin situata të tjera gjeopolitike për të avancuar projektet e tyre. Asnjëherë diplomacia Amerikane nuk ka qenë aq e heshtur dhe toleruese kur Vuçiç hapur sfidon me politikat e tij sfiduese pro Putin apo më e pafuqishme dhe e influencuar kur kryediplomati Amerikan vjen në Tiranë për të thënë se Autokrati Rama është një udhëheqës i madhdhe i jashtëzakonshëm, kur opinioni publik e ka mëse të qartë se ai është autokrati më i korruptuar, kur nga vendi janë larguar mëse 1 milion shqiptarë, kur Parlamenti nuk funksionon nga arroganca e tij, kur opozita mbahet peng me procese gjyqësore të motivuara nga interesat e pushtetit, kur lideri i opozitës është në arrest pa akuzë, etj.

Sado pragmatiste të jetë diplomacia Amerikane dhe sado ta justifikojmë nga prioritetet e tjera që vijnë nga konflikti në Ukrainë apo konfliktet e nxitura nga proxit e Rusisë në Lindjen e Mesme, diplomacia e kësaj administrate ndaj Ballkanit duket jo realiste, e influencuar dhe pa një vizion për të ardhmen. Klientelizmi dhe favoritizmi i bërë nga autokratët ballkanikë nuk sjell domosdoshmërisht një politikë që do të ruajë interesat afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Një diplomaci e tillë, pa politika të qarta, sic shprehet i madhi Sekretari Amerikan i Shtetit Baker III për nevojën dhe rëndësinë e vizionit politik ndaj interesave pragmatiste të momentit, po sjell më tepër konfuzion se sa zgjidhje.

Ajo që ka më tepër rëndësi është që influenca amerikane, ky yll polar që ndriçon demokracitë, të mos zbehet asnjëherë.

Etiketa: Agim NeshoamerikaneBallkanitdeshtimdiplomacisëe autokratëvePërkrahjaRamaVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025
AKTUALITET

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025
RAJONI

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
Para

Hojlund “futbollisti i muajit” në Angli, nderohet edhe trajneri i Arsenalit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e hënë 30 Qershor 2025

22:56 : 29/06/2025

Zjarr në zonën e Malit me Gropa, digjet një sipërfaqe e madhe me pemë ahu

22:52 : 29/06/2025

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

22:40 : 29/06/2025

Varrezat e Elbasanit të mbuluar nga barishtet, Llatja i Elbasanit në “gjumë”

22:27 : 29/06/2025

Merr flakë makina në ecje në Rrugën e Arbrit, brenda saj udhëtonin 4 pasagjerë

22:08 : 29/06/2025

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

22:00 : 29/06/2025

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

21:40 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com