• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA, pacientët në pritje të ilaçeve jetike që vazhdojnë të mungojnë në treg

20:14 : 07/03/2024
në BOTA

Për pacientët në mbarë botën vazhdojnë mungesat në furnizimin me ilaçe, edhe pasi rifilloi të funksionojë siç duhet zinxhiri i furnizimit pas dëmit të pësuar nga pandemia COVID-19. Senati amerikan po kërkon një zgjidhje, ndërkohë që një organizatë jofitimprurëse ofron ndihmën e saj për të gjetur ilaçet që mungojnë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti na sjell historinë e një gruaje që vështirësohet të gjejë ilaçet që i nevojiten.

Toni Dezomits po shijon një moment të rrallë qetësie. Ajo përgjithësisht bën shëtitje në pyje, vetëm pak muaj pas përpjekjeve për t’i mbijetuar një vale të dytë kanceri në vezore. Por zonja Dezomits ka luftuar edhe në beteja të një tjetër lloji.

Ajo ka qenë shefe policie në qytetin Cary, të Karolinës së Veriut, si dhe ushtarake në operacionin e ndërhyrjes në Irak, “Desert Storm”.

“Njësia ime ishte batalioni special 528”, thotë zonja Dezomits.

Tashmë, vendi për të cilin ajo luftoi, nuk i jep dot doktoreshës së saj ilaçet që nevojiten për kurimin.

Lexo edhe:

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

SHBA tërheq trupat nga Lituania

“Erdhi disi e trazuar dhe më tha se ‘kam lajme vërtet të këqija. Nesër nuk do ta kemi dot ilaçin karboplatinë’”, tregon zonja Dezomits për doktoreshën.

Zonja Dezomits nuk është e vetmja. Universiteti në Jutah zbuloi se mungesat e ilaçeve në Shtetet e Bashkuara arritën në nivel rekord vitin e kaluar, me 309 ilaçe që mezi gjenden.

Pjesa më e madhe e tyre janë ilaçe të përgjithshme, jo shumë të kushtueshme, si karboplatina.

Laura Bray themeloi në Florida organizatën jofitimprurëse “Engjëjt për Ndryshimin”, që punon për t’i dhënë fund këtyre mungesave në treg. Ajo gjeti karboplatinën që i nevojitet zonjës Dezomits. Kjo organizatë furnizon spitale të tëra, në mënyrë që administratorët mos të vendosen përpara vendimeve të vështira për pacientët.

“Drejtuesi i blerjeve, kryefarmacisti dhe kryemjeku, së bashku me një zyrtar për etikën, hapin dosjet dhe vendosin ‘Kush do ta marrë këtë ilaç, dhe kush jo’. Kjo është aktualisht strategjia në Shtetet e Bashkuara ndaj mungesave në treg”, thotë zonja Bray.

Situata ka tërhequr vëmendjen e Kongresit.

“Nuk mundeshim të trajtonim 90% të pacientëve sipas programit të parashikuar me ilaçet”, thotë Dr. Stephen Schleicher, kryemjek onkolog në klinikën “Tennessee Oncology”.

Ekspertët fajësojnë kostot e ulëta për mungesat në treg. Ata thonë se një ilaç që merret në rrugë intravenoze ka nevojë për një proces të zgjatur testimi dhe prodhimi. Duhen protokolle të sakta për prodhimin dhe miratim nga agjencia rregullatore FDA (Administrata për Ushqimin dhe Ilaçet). Në vazhdim, tregu e ul çmimin nën koston e një shisheje uji.

“Këto çmime të ulura pakësojnë motivimin dhe kapacitetet e prodhuesve për të investuar tek cilësia, apo për fabrika të reja. Kjo e zhvendos prodhimin drejt vendeve të tjera”, thotë Alan Coukell, zëvendës president i organizatës jofitimprurëse “Civica Rx”.

Vendi kryesor është India, nga ku FDA-ja ka bllokuar disa prej importeve për shkak të problemeve të cilësisë, si dhe Kina, që është një vend kryesor për furnizimin e ilaçeve në Shtetet e Bashkuara.

“Mund të kemi pacientë, pacientë të kancerit apo të pediatrisë, si dhe pacientë të tjerë, që nuk kanë ilaçet që iu duhen, pasi një vend i caktuar na e bllokon qasjen tek këto ilaçe. Ne nuk mbështetemi tek vendet e tjera për të prodhuar plumbat kur luftojmë, në veçanti tek armiqtë tanë të betuar”, tha Dr. Stephen Schondelmeyer nga Kolegji i Farmaceutikës, në Universitetin e Minesotës.

Xavier Becerra, sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, departamenti i qeverisë amerikane që mbulon aspektin e ilaçeve me recetë, bisedoi për këtë me Zërin e Amerikës. Ai u pyet nëse mbështet prodhimin në vend dhe se si mund të arrihet kjo nga pikëpamja ekonomike.

“Absolutisht. Dhe presidenti ka qenë shumë i qartë për këtë. Aty ku mundemi, duhet ta bëjmë prodhimin brenda vendit”, tha sekretari Becerra.

Ai gjithashtu u pyet nëse mbështet rritjen e çmimit të këtyre ilaçeve të zakonshme.

“Mbështesim shqyrtimin e të gjitha opsioneve të mundshme. Pasi siç thashë, tregu nuk funksionon siç duhet për këto ilaçe”, tha ai.

Sekretari Becerra thotë se agjencia e tij po bën të pamundurën, derisa Kongresi të autorizojë rritjen e kompetencave të saj.

Kompetencat e rritura mund të parashikojnë për shembull ofrimin e stimujve për kompanitë prodhuese për të ndihmuar në plotësimin e hendekut.

Kanceri i zonjës Dezomits po tërhiqet tashmë, pasi ajo mori karboplatinën, ilaçin jetik që vazhdon të mungojë në treg. /VOA

Etiketa: ilacemungesa ne tregSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
Para

Biden do të nxisë taksën më të lartë të korporatave në fjalimin kyç politik

TË GJITHA

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom