• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama qau për Notre Dame, qesh për “dramën” e Muzeut Kombëtar

19:32 : 07/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

E ç’tmerr të madh psikologjik kaloi kryeministri ynë nja pesë vite më parë. Atje në Paris, katedralja e famshme “Notre Dame”, që mbartte brenda besim e histori të Francës, u dogj pjesërish nga një zjarr aksidental. Rama këtu tek ne, si një njeri i shëtitur e kulturaxhi i madh, qau, u prek thellë, ngërçi në fut e kaploi, teksa shihte pamjet e tmerrshme, shuka loti shkonin në analet e syve por e përmbajti disi veten. Po ashtu nuk vonoi as reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, që me dhimbje të thellë shkroi ca fjalë zemre për homologun e Paristit. Rënko Rama e teshti Veliaj…

Për atë zjarr, të dy këta dashnorë të kulturës shprehën trishtim, ndërsa sot djegin për së gjalli Muzeun Historik Kombëtar, sigurisht pasi kanë varrosur me duart e tyre edhe godinën e Teatrit Kombëtar. A ka ndonjë shtet në këtë Europën e madhe që nuk ka Muze Historik Kombëtar? Sigurisht që jo, përveç Shqipërisë dhe jo pak por për katër vite me radhë drynjtë e rinj do të kyçin llozat e ndryshkur për t’i hapur udhë betonit në emër të “rikonstruksionit të plotë”. Me argumentin pa sens se godina është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u vendos nga qeveria që të mbyllet Muzeu Historik Kombëtar.

Ajo ndërtesë në qendër të Tiranës nuk u përfshi në objekt me rrezik të lartë nga dëmtimet e tërmetit. Ka funksionuar më shumë se 5 vite pas lëkundjeve të forta, por vjen një ditë që në emër të rikonstruksionit, objekti më i vizituar në vend nga turistët e huaj, por edhe nxënësit e shkollave në mbarë vendin do të kyçet për të paktën katër vite. Paradoksalisht nuk është përcaktuar qoftë edhe përkohësisht një tjetër godinë që të shërbejë si Muze Historik Kombëtar deri në rikonstruksionin e plotë të objektit aktual.

Jemi një vend pa histori dhe kjo nuk është aq e paqëllimtë, përkundrazi, duket diçka e mirëmenduar. Për pushtetin aktual, historia nis me ta, duke i venë kazmën, fadromën e tritolin çdo objekti me vlerë aktitekturore dhe kulturore, veçanërisht në Tiranë. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb nga dyshja Rama-Veliaj, pavarësisht reagimit të artistëve dhe shumë qytetarëve të Tiranës të cilët ditën e protestës gjatë dhe pas shembjes përfunduar nën çizmen e policisë që atëkohë të mbyste edhe me gaz lotsjellës.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Trashmë mbyllin edhe Muzeun Historik Kombëtar dhe jo pak por për katër vite, aq kohë sa mund të shërbejë për të bërë tunele nëndetare dhe jo rikonstruksionin e një godinë që mbahet mirë, paçka manipulimeve nga “ekspertët inxhinierë” që kanë ngjyer duart në sahanin e bollshëm të pushtetit.

Paradoksalisht, me një tallje malinje Rama duket kujtuar për “trishtimin” e pesë viteve më parë për katedralen në Paris… Thellesisht i prekur i shkroi atëkëho edhe Emanule Macronit. Gati sa nuk u mblodhën të gjitha bashkë pushtetarët e të ulnin flamurin në gjysmë shtizë, nga kjo dramë madhore që vërtetë nuk ndodhi këtu, por si “kulturëdashës me damke”, si Rama ashtu edhe Veliaj aktronin bukur në Notre “Dramën” e tyre. Qeveria jonë lëvroi 100 mijë euro për reastaurimin e “Notre Dame”… Sigurisht që nuk ia ndjeu për rikonstruksionin e shpejtë të godinës së Muzeut Historik Kombëtar gjithnjë nëse vërtetë do kishte probleme me strukturën. Muzeu Historik Kombëtar tashmë e ka pësuar nga historia e histerizmit të betonit…!

Etiketa: Edi Ramamuzeu kombetarnotre dame

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
Para

KFOR-i ekzaminon raketahedhësit e gjetur nga Policia e Kosovës në Banjskë

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com