• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyqi me Becchettin/ Qeveria prish Albcontrolin, e kthen në agjenci shtetërore

11:00 : 07/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria shqiptare ka bërë një lëvizje, përmes të cilës shpreson të shpëtojë Albcontrolin nga darët e shtrënguara të biznesmenit italian Francesco Becchetti. Një ditë më parë Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për të prishur shoqërinë Albcontrol, e cila nuk do të funksionojë me si sh.a, por do të shndërrohet direkt në agjenci shtetërore.

Kjo lëvizje ka dy pasoja. Së pari i mundëson qeverisë që tashmë ta financojë drejtepërdrejtë nga buxheti Albcontrolin si, agjenci shtetërore. Ndërsa pasoja e dytë është më shumë një shpresë e qeverisë.

Përmes shndërrimit në agjenci shtetërore, qeveria shpreson të ndalë bllokimin e mëtejshëm të të ardhurave që fiton Albcontrol si dhe të zhbllokojë paratë që mbahen aktualisht të bllokuara në Bruksel nga biznesmeni italian Francesco Becchetti. Kjo pasi, teorikisht agjencia shtetërore ka më shumë imunitet se sa një sh.a.

Miliardat e sekuestruara nga Becchetti

Linjat e fluturimit që përdorin hapësirën ajrore të Shqipërisë paguajnë një tarifë fikse për çdo avion që kalon tranzit. Këto para shoqëritë ajrore i derdhin në llogarinë qëndrore të Eurocontrol në Bruksel. Ky i fundit më pas i shpërndan me frekuencë mujore tek entet publike ajrore të çdo vendi anëtar.

Lexo edhe:

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

Në rastin e Shqipërisë enti përkatës është Albcontrol. Por në dhjetor të vitit 2020 llogaria e Shqipërisë në Eurocontrol u bllokua nga biznesmeni italian Francesco Beçhetti për të ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Uashington, e cila e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro plus interesat dhe kamatat.

Që nga fundi i vitit 2020, Albcontrol nuk mund të tërheqë dot asnjë qindarkë nga të ardhurat e përdorimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë, ndonëse çështja vijon të jetë në gjyq dhe ende nuk ka vendim përfundimar për konfiskimin e llogarive, por thjesht sekuestrimin e tyre.

Sipas pasqyrave financiare të shoqërisë rezulton se deri në fund të vitit 2022, Albcontrol kishte rreth 6.8 miliardë lekë ose mbi 65 milionë euro të sekuestruara nga Beçhetti në Bruksel. Duke përfshirë dhe të ardhurat e këtij viti, gjasat janë që shifra të ketë shkuar në 100 milionë euro dhe ndoshta edhe pak më shumë.

Faliment teknik

Bllokimi i një sasie kaq të madhe të ardhurash e çuar në prag të kolapsit financiar shoqërinë publike që ofron shërbimet e navigimit dhe sigurisë ajrore në vend. Për shkak të kësaj situate, verën e vitit 2022 Albcontrol u detyrua të merrte një kredi emergjente 7 milionë dollarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Por as këto para nuk mjaftonin për shkak se gropa financiare e shoqërisë është shumë e thellë. Si rezultat, në 27 dhjetor të vitit 2022, Albcontrol mori edhe një tjetër kredi prej 19.5 milionë euro nga Autoriteti i Aviacionit Civil. Por kriza vazhdon të përkeqësohet, pasi Albcontrol ka vazhdimisht nevojë për para për të financuar aktivitetin e saj.

Pak muaj më parë, tre audituesë të pavarur paralajmëruan në buxhetin e vitit 2022 se Albcontrol është në rrezik ekzistencial “Ju tërheqim vëmendjen se si rezultat i vendimit të gjykatës së Shkallës së Parë të Brukselit, llogaritë e shoqërisë Albcontrol sh.a pranë Eurocontrol janë ngrirë. Gjatë kryerjes së procedurave të auditimit kemi ndeshur në informacione publike, si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës së Apelit në Bruksel, që mund të krijojnë ekzistencën e një pasigurie materiale mbi aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi” shkruajnë ekspertët Mirgen Dervishi, Gerta Avrami dhe Ilia Çeçe në opinionin me rezervë për bilancin e vitit 2022.

Për rrjedhojë në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria injektoi rreth 30 milionë euro të tjeratek shoqëria në formën e kredisë, që kjo e fundit të paguajë rrogat dhe shpenzimet e tjera të domosdoshme për të mbajtur të hapur tregun e fluturimeve ajrore në vend.

Por marrja e kaq shumë borxheve ka përkeqësuar treguesit financiarë të kompanisë, veçanërisht raportin borxh mbi kapital duke e çuar atë praktikisht në faliment. Për shkak se ky raport nuk mund të rritet pafundësisht, shndërrimi i Alncontrol në Agjenci Shtetërore i mundëson qeverisë që ta financojë atë drejtëpërdrejtë me kapital nga buxheti i shtetit.

Megjithatë ky vendim mbart një sërë pikëpyetjesh të mëdha. Kjo pasi Eurocontrol dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë rekomandojnë që enti përgjegjës për lundrimin ajror të mos jetë agjenci shtetërore, por të funksionojë si një shoqëri tregtare publike. A do të ketë ky vendim i qeverisë pasoja në këtë drejtim? Kjo mbetet për t’u parë në vijim. Por një gjë është e sigurtë. Aventurat e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit me Francesco Beçhettin po u kushtojnë shumë shtrenjtë shqiptarëve.

/Kapitali.al/

Etiketa: albcontrolEdi RamaFrancesco Becchettiqeveri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

16:20 : 21/10/2025
AKTUALITET

Integrimi, Rama: Ne po ecim më mirë se Europa!

15:55 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës

14:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama po tallet me një hipokrizi të frikshme me gratë e Onkologjiut/ Protestë para Ministrisë së Shëndetësisë

11:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Kryeministri u përfshi vetë”, gazetari: Grupi që eliminoi Ervis Martinajn është i paprekshëm

21:26 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rama në delir: Demokracia në Shqipëri dhe Komisioni i Venecias, shokë materniteti

15:23 : 20/10/2025
Para

Ligji për investimet strategjike, Bardhi: I shërben 5 oligarkëve dhe 3 grupeve kriminale

TË GJITHA

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025

Uefa Youth League/ Rezultat historik në Europë, Skënderbeu i të rinjve reziston ndaj Aston Vilës

18:54 : 21/10/2025

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

18:48 : 21/10/2025

Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëra shpërthen në flakë

18:31 : 21/10/2025

Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir

18:30 : 21/10/2025

Hiqet termi “gjithpërfshirëse”/ Miratohen në komision ndryshimet e projektligjit për Barazinë Gjinore

18:15 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com