• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pa sukses bisedimet në Egjipt për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit

20:48 : 05/03/2024
në BOTA

Zyrtarët egjiptianë janë shprehur se negociatat treditore me Hamasin rreth armëpushimit në Gazë dhe lirimit të pengjeve izraelite përfunduan të martën pa sukses.

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti, pas disa javësh përpjekjesh për ndërmjetësim, nuk arritën një marrëveshje me Hamasin për një armëpushim në Rripin e Gazës. Plani përfshinte lirimin e rreth 40 pengjeve, një armëpushim prej gjashtë javësh dhe detyrimin për lirimin e disa të burgosurve palestinezë, në përpjekje për të përmirësuar situatën humanitare në zonë.

Dy zyrtarë të Egjiptit njoftuan se raundi i fundit i diskutimeve ka përfunduar. Ata thanë se Hamasi ka prezantuar një propozim që ndërmjetësit do ta diskutojnë me Izraelin ditëve të ardhshme.

Hamasi ka kundërshtuar lirimin e rreth 100 pengjeve që po mban, dhe kthimin e kufomave të rreth 30 të tjerëve, nëse Izraeli nuk e ndërpret ofensivën, nuk tërhiqet nga Gaza dhe nuk liron një numër të madh të burgosurish palestinezë, përfshirë militantë të lartë që po vuajnë dënim të përjetshëm.

Zyrtarët amerikanë deklaruan se nuk kanë besim se Hamasi është i interesuar për arritjen e një marrëveshje duke pasur parasysh se grupi militant ka kontestuar kërkesat që Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët besojnë se janë legjitime, përfshirë dhënien e listave me emrat e pengjeve që do të lirohen.

Lexo edhe:

Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

“Hamasi duhet të vendosë nëse është i gatshëm të angazhohet,” deklaroi të martën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“E kemi një mundësi për armëpushim të menjëhershëm për t’i kthyer pengjet në shtëpi, që mund të rrisë shumëfish sasinë e ndihmës humanitare për palestinezët në nevojë dhe mund të krijojë kushtet për një zgjidhje të qëndrueshme,” tha zoti Blinken.

Zëdhënësi i Hamasit, Jihad Taha tha se negociatat po vazhdojnë por “topi është në fushën e Izraelit.” Ai tha se Izraeli deri tani ka refuzuar kërkesat e Hamasit për të lejuar kthimin e njerëzve që janë larguar nga pjesa veriore e Gazës dhe që të ofrojë garanci për një armëpushim afatgjatë dhe tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu publikisht ka kundërshtuar kërkesat e Hamasit dhe vazhdimisht është zotuar se do ta vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e të gjitha pengjeve. Izraeli nuk ka dërguar delegacion në bisedimet e fundit për armëpushim.

Ai po ashtu ka kritikuar vizitën e anëtarit të lartë të kabinetit izraelit të luftës Benny Gantz në Uashington për takime me udhëheqësit amerikanë, shenjë e përçarjeve në rritje ndërmjet udhëheqësve të Izraelit.

Ndërmjetësit kishin shpresuar të realizonin një marrëveshje para Ramazanit, që shpeshherë përcillet me tensione rreth vendeve të shenjta në Jeruzalem. Ramazani pritet të fillojë më 10 mars.

Ndërkohë një sulm ajror izraelit në qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës të martën la të paktën 17 të vrarë, sipas zyrtarëve palestinezë.

Ekipi i kërkim shpëtimit në Gazë publikoi pamje të pjesëtarëve të tij ndërsa po nxirrnin nga gërmadhat e një shtëpie të vdekurit dhe të plagosurit. Gjatë natës, spitali evropian aty pranë njoftoi se ishin sjellë 17 trupa.

Sipas një njoftimi, ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj infrastrukturës së militantëve në Khan Younis ndërkohë që po bënte përpjekje për të evakuuar civilët nga kjo zonë./VOA

Etiketa: armepushimEgjiptGazaHamasi

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet izraelite në Gaza, zyrtarët shëndetësorë: Vriten 93 palestinezë përfshirë gra dhe fëmijë

08:10 : 16/07/2025
BOTA

Izraeli ndalon palestinezët të hyjnë në det, duke ua marrë dhe “strehën” e fundit

18:37 : 15/07/2025
BOTA

Ministrat e BE-së e diskutojnë marrëveshjen me Izraelin për t’i rritur ndihmat për Gazën

15:42 : 15/07/2025
BOTA

Gjashtë fëmijë në Gaza humbin jetën nga një sulm ajror izraelit

15:44 : 13/07/2025
BOTA

Gaza/ Izraeli vret 24 palestinezë pranë një pike ndihmash

11:41 : 13/07/2025
BOTA

OKB: 798 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

18:57 : 11/07/2025
Para

LIVE/ Bayern kërkon të shpëtojë sezonin ndaj Lacios, ndiqni sfidën

TË GJITHA

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025

Bashkëshorti i saj u bë viral duke u përqafuar me punonjësen! Gruaja e biznesmenit “merr masa”

10:42 : 18/07/2025

DETAJE nga plagosja me armë në Sarandë/ Zbardhen EMRAT e 4 personave të shpallur në kërkim

10:21 : 18/07/2025

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025

BE-ja bie dakord për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

10:12 : 18/07/2025

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025

Plani i Trump për shkurtimin e ndihmave amerikane nëpër botë merr aprovimin final

09:53 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com