• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dritëhijet e Skavicës/ Si u ‘zhduk’ projekti nga prioritetet e qeverisë

Prej 2016, socialistët kanë shpallur prioritet ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Tetë vite më pas, projekti rezulton ende në kufijtë e ëndrrës së largët të viteve ‘60. Planet e qeverisë për të hapur kantierin e punimeve nëntorin e kaluar kanë dështuar. Në tre vite, KESH nuk ka përmbyllur ende fazën e parë të projektit. Skavica është projekti më i kundërshtuar nga banorët e zonës, shoqëria civile, ambientalistët dhe opozita. Por nuk është kjo arsyeja që po e mban peng ndërtimin e hidrocentralit. E vërteta është se Skavica kërkon më shumë se 1 miliardë euro financim. Dyfishimi i kostos ka vënë në vështirësi qeverinë, që më herët ka hequr dorë nga një alternativë e ngjashme. 

22:34 : 05/03/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Që prej vitit 1963 kur u skicua për herë të parë e deri më sot, ndërtimi i hidrocentralit të Skavices ka qënë ëndrra e të gjitha qeverive në Shqipëri. Socialistët u shfaqën të vendosur ta kthenin endrrën në realitet në shkurt të vitit 2016, tre vite pasi kishin marrë pushtetin.

Burimi: Ministria e Energjisë (Skema e shfrytëzimit të kaskadës së Drinit)

Por fakt është që tetë vite më vonë, projekti për ndërtimin e HEC-it në Kaskadën e lumit Drin, ka mbetur në kufijtë e ëndrrës shumëvjeçare. Planet për të hapur kantierin e punimeve nëntorin e vitit të shkuar kanë dështuar dhe ende nuk ka një afat konkret që i hap dritën jeshile ndërtimit.

‘Ne nisim fazën e fundit që është faza e ngritjes së grupit negociator për financimin dhe për mbylljen e kontratës duke i dhënë mundësi këtij projekti që në nëntor të 2023 ne të hapim kantierin e Skavicës.’ – deklaronte ministrja e energjisë Belinda Balluku në janar të vitit 2023.

Jehona për projektin u zbeh një vit më pas, kur Skavica u ‘zhduk’ papritmas nga projektet prioritare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në bilancin e punës së Ministrisë së Energjisë, Belinda Balluku nuk e përmendi Skavicën as tek arritjet dhe as tek planet e këtij viti.

Lexo edhe:

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

Kunata e Belinda Ballukut: Mos flisni më për Zegjinenë, nuk na çahet shalqini për ju

Ëndrra europiane që përfundoi në SHBA

Në tetor të 2020 qeveria nënshkroi memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë amerikane Bechtel për hidrocentralin e Skavicës. Marrëveshja ndër të tjera, parashikonte që Bechtel të gjente financimin e një linje kredie që do të shlyhej më pas nga KESH.

Bashkëpunimi me merikanët zemëroi Brukselin. Tre muaj pasi qeveria shqiptare nënshkroi memorandumin me kompaninë Bechtel, Bashkimi Evropian u tërhoq zyrtarisht nga financimi i Skavicës. Deri në ato momente, BE kishte financuar 1.5 milionë euro në formë granti nga Fondi i Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Qeveria e kaloi në heshtje anulimin dhe vijoi e qetë planet me kompaninë amerikane. Në korrik të 2021, Bechtel firmosi kontratën me qeverinë shqiptare përmes një procedurë të veçantë nga Kuvendi, e cila anashkalonte ligjin e prokurimit publik.

Tre vite më pas, kompania Bechtel thotë për Faktoje se ende nuk është finalizuar faza e parë e projektit.

“Bechtel, së bashku me KESH-in, po punojnë për finalizimin e fazës së parë të studimit për Projektin e Hidrocentralit të Skavicës. Studimi përfshin hulumtime gjeologjike dhe gjeoteknike për të mbështetur projektin paraprak së bashku me përgatitjen e Vlerësimit të Ndikimit Social në Mjedis.” – Bechtel

Sipas Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare faza e parë për Skavicën pritet të përfundojë brenda muajit qershor.

“Vlerësimi tekniko-financiar dhe ai social-ekonomik e mjedisor, si dhe përzgjedhja e opsionit të favorshëm të projektit priten të përfundojnë në fund të 6- mujorit të parë të vitit 2024, kohë në të cilën do të bëhet e njohur edhe vlera e financimit të projektit.”- pohon KESH, pa dhënë shpjegime për shkeljen e afateve.

Skavica kërkon mbi 1 miliardë euro

Qeveria duket se i ka bërë llogaritë gabim, kur deklaroi se Skavica e madhe kërkonte 510 milionë euro për tu ndërtuar. Amerikanët e Bektel kanë bërë të tjera llogari. Nga një vlerësim paraprak i Bektel, fatura për ndërtimin e Skavicës kërkon të paktën dyfishin e shumës së deklaruar, pra më shumë se 1 miliardë euro.

Dhe ky është një tjetër ngërç serioz që do ta vërë qeverinë shqiptare në vështirësi. Kjo pasi, në shkurt të 2016 socialistët u tërhoqën nga një alternativë e ngjashme për Skavicën, për shkak të kostos së lartë (662 milionë euro) si dhe kostove të stërmëdha shoqërore, që sillte ndërtimi i një hidrocentrali në kuotën 441 metra mbi nivelin e detit.

Refuzimin ndaj kësaj altrnative, ish ministri i energjisë Damian Gjiknuri e mbështeti tek një studim i vitit 2009 nga kompania franceze Sogreah.

Studimi, që Faktoje ka arritur të sigurojë, parashikonte disa alternativa për ndërtimin e Skavicës. Varianti më pak i leverdisshëm, sipas tyre, ishte pikërisht Skavica e madhe.

“Të gjitha alternativat kanë përfitueshmëri të mire, përveç Skavica 441. Kompensimi dhe kosto e blerjes së tokës për Skavicën 441 është shumë e lartë, duke e bërë më pak tërheqëse këtë alternativë.”– argumenton studimi i kompanisë franceze.

Po ashtu, referuar të njëjtit dokument, nga ndërtimi i Skavicës në kuotën 441 metra mbi nivelin e detit, do të përmbteshin 5,861 hektarë sipërfaqe toke (rreth 58 kilometrash katrore) ndërsa rreth 10 mijë banorë do të duhej të shpërnguleshin.

Sipas francezëve, alternativa më e mirë për projektin e Skavicës do të ishte ndërtimi i një hidrocentrali në kuotën 385 metër mbi nivelin e detit.

‘Skavica e madhe’

Por amerikanët, preferojnë alternativën e Skavicës së madhe.

Zgjedhja e amerikanëve nënkupton, ndërtimin e një Hec-i me fuqi të instaluar 210 MW, në kuotën 443 metër mbi nivelin e detit. (2 metra më të lartë se varianti që rrëzonin francezët)

“Të gjithë ne teknikët e pritëm me duartrokitje projektin. Për shkak se Skavica do të shërbente si një rregullator për kaskadën e Drinit. Ndaj ne e përkrahëm. Por ajo që mua me lë shije jo të mirë, është pjesa e financimit.”– tregon për Faktoje ish zëvendësministri i energjisë Gjergj Simaku, një nga ekspertët më të njohur të energjitikës në radhët e socialsitëve.

“Kompanitë në përgjithësi, ato që japin paratë për ndërtimin e këtyre lloj veprave kërkojnë që të kenë një normë kthimi të investimit të lartë. Pra do merret kredia nga Bektel, kompania do ta ndërtojë, do prodhojë energji dhe do t’ia shesë kujt?! Palës shqiptare. Gjithë sekreti i problemit është pikërisht ky. Me çfarë kosto dhe çmimi do të shitet energjia brenda miksit të energjisë në KESH. Qeveria akoma nuk i ka të qarta nëse do të bëjë një kontratë të parablerjes së energjisë kur Bektel ta ndërtojë Skavicën.”– sqaron më tej Simaku, teksa thekson se ‘për sa kohë kjo procedurë nuk ka ndodhur, ata që vendosin kostot duhet të mendohen mirë se kush është financuesi sepse ky i fundit kërkon mbrapsh paratë. “Ky është ngërçi i Skavicës, ai i vërteti.”– përfundon arsyetimin Simaku. 

Ndërsa Azmer Duleviç, ekspert për çështje të energjisë, thotë se për shkak të kostove të larta financiare por edhe atyre sociale, qeveria duhet t’i japë përparësi energjisë nga era dhe dielli.

“Zëvendësimi i një hidrocentrali si ai i Skavicës mund të jetë një sfidë komplekse, por ka disa alternative që mund të konsiderohen: Energjia e Erës: Përdorimi i turbinave eolike për të prodhuar energji nga erërat është një alternativë e popullarizuar për hidrocentralin. Ky burim i energjisë është më i pastër dhe nuk ka ndikim në rrjedhën e lumenjve. Energjia Diellore: Përdorimi i paneleve diellore për të kapur energjinë e diellit mund të jetë një opsion i mirë për zëvendësim. Është një burim i përjetshëm dhe më i pastër.”– argumenton Duleviç për Faktoje.

Kundërshtitë për Skavicën 

Skavica është një nga projektët më të kundërshtuara nga banorët e zones së Dibrës, shoqëria civile, ambientalistët dhe opozita.

Shqetësimet e banorëve të luginës së Drinit të Zi u zyrtarizuan në një padi drejtuar Gjykatës Kushtetuese, përmes dy shoqatave dhe Komiteti Shqiptar të Helsnikit. Por Kushtetuesja ndonëse konstatoi disa shkelje nuk e shfuqizoi ligjin me arsyetimin se: “Gjykata vlerësoi se, duke qenë se ligji ndodhet akoma në fazën e parë të zbatimit të tij, shkeljet e konstatuara para miratimit të ligjit mund të riparohen ende përmes ndërmarrjes së hapave konkretë për përfshirjen e publikut në informacion dhe vendimmarrje.”

Për banorët e Dibrës, ky është një rast i paprecedentë.

“Është një rast i paprecedentë me këtë lloj vendimmarrjeje. Fakti që nuk është shprehur për shfuqizim, ligji mbetet në fuqi. Thjesht është një rekomandim për fazën tjetër dhe kjo është një absurditet. Gjithashtu kjo i le hapësirë “Bechtel” ose qeverisë që të manovrojë me taktika të tjera për ta bërë këtë fazë më të lehtë për ta.” – shprehet Ferzileta Gjika, që përfaqëson shoqatën ‘Kundërshtimi ndaj digës së Skavicës’.

Gjika thekson se beteja ligjore në Kushtetuese do të vijojë, nëse KESH kalon në fazën e dytë të projektit, që është ndërtimi i hidrocentralit.

Përfundim 

Në një kohë kur ëndrrat gërshetohet me realitetet, projekti i hidrocentralit të Skavicës në Shqipëri ka marrë rolin e protagonistit në një dramë që luhet prej dekadash. I shpallur si një prioritet nga socialistët që në vitin 2016, Skavica ka qenë një simbol i zhvillimit energjetik që ka mbetur i bllokuar në skicat dhe dokumentacionet e vitit 1963. Pavarësisht premtimeve dhe deklaratave të mëdha, projekti ka mbetur një pikë në horizontin e largët të politikës shqiptare, duke sfiduar jo vetëm logjikën ekonomike me kërkesat financiare marramendëse, por edhe duke testuar durimin e atyre që presin që fjalët të shndërrohen në vepra./Faktoje.al

Etiketa: belinda ballukuHEChidrocentralpsqeveria RamaSkavica

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kunata e Belinda Ballukut: Mos flisni më për Zegjinenë, nuk na çahet shalqini për ju

19:19 : 05/07/2025
AKTUALITET

Raporti i OSBE-ODIHR për 11 Majin: Pabarazi, abuzime dhe frikësim në zgjedhje

08:34 : 05/07/2025
AKTUALITET

Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

09:19 : 04/07/2025
AKTUALITET

Rama “stuhi” në Bashkinë e Vlorës! Kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve dhe disa drejtorëve

13:17 : 03/07/2025
AKTUALITET

Zegjinezimi i politikës

10:55 : 03/07/2025
Para

Gjinekologu ngre alarmin për çiftet e reja: Ka plasur epidemia e autizmit

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com