• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave/ Dënohet me 1.4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frroku

15:34 : 01/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 2 vite burg ish-kreun e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij ka zbritur në 1.4 vite burg.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” në lidhje me tjetërsimin e pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin, hetime që nisën në vitin 2019-të, kur SPAK arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milionë euro.

Gjithashtu, ai është dënuar nga GJKKO dhe me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar. Vendimi është marrë këtë të premte nga gjyqtarët Erjon Bani, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi.

Në vendim thuhet se Fran Frrokaj do të fillojë dënimin nga dita e marrjes formë të prerë të këtij vendimi dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipoteke në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

Lexo edhe:

GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun Fran Frroku dhe 10 zyrtarë të tjerë

Ndërkohë, për të pandehurit e tjerë, të cilët po ashtu janë shpallur fajtor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, GJKKO ka marrë këto vendime:

  • Sokol Toma dënohet me 1.6 vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet në 1 vit burgim dënimi. Por, është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij. Gjithashtu, atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
  • Bledar Cara rezulton se me vendim të formës së prerë i pandehuri është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.
  • Gjovalin Marku dënohet me 1.6 vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet në 1 vit burgim dënimi. Po ashtu, edhe ndaj tij është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij. Gjithashtu, atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
  • Adiona Marku dënohet me 1.6 vite burgim, për shkak të gjykimit të shkurtuar i ulet në 1 vit burgim dënimi. Po ashtu, edhe ndaj saj është urdhëruar pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin Sokol Toma në provë për një periudhë kohe prej 2 vjetësh, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryeje vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vëndbanimin e tij. Gjithashtu, asaj i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5 vjeçar.
  • Juxhina Mema rezulton se me vendim të formës së prerë e pandehura është gjykuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit pasuritë e paluajtshme të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal si mëposhtë:

  • Pasuria e paluajtshme nr. 5/5, vol, 22, fq. 21, ZK 1986, me sipërfaqe 8000 m2, me vendodhje Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 2/50, vol, 24, fq. 28, ZK 1987, me sipërfaqe 1148 m2, me vendodhje Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 821/30, vol, 6, fq. 141, ZK 2568, me sipërfaqe 27.009.80 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 821/28, vol, 6, fq. 139, ZK 2568, me sipërfaqe 30.663.70 m2, me vendodhje mali i Rencit, Lezhë;
Etiketa: 1.4 vite burgFran Frroku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO merr vendimin për ish-kryebashkiakun Fran Frroku dhe 10 zyrtarë të tjerë

10:34 : 12/04/2023
Para
Foto ilustruese

Plas sherri në Vlorë, disa taksixhinj përleshen me njëri-tjetrin

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com