• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërthimi trondit Lushnjen, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre deputeti i PS

18:40 : 01/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela, është bilanci i një shpërthimi të ndodhur këtë pasdite në një magazinë në Lushnje. Personat që humbën jetën janë babë e bir.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:05 te “rreth-rrotullimi i Plasmasit”, në zonën industriale të qytetit. Zyrtarisht, policia lokale bëri me dije se “në një kapanon në ndërtim, dyshohet se gjatë punës, një vinçier duke drejtuar një vinç, aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm”.

Bombola e oksigjenit varur në vinç

Sipas burimeve policore, vinçi dyshohet se ka qenë duke transportuar bombola me oksigjen që përdoren për saldim.

Pamje nga vendngjarja

Si pasojë e shpërthimit humbi jetën Roland Verçani (Hoxha), drejtues i vinçit dhe djali tij 24-vjeçar. Të dy ishin brenda mjetit kur ndodhi shpërthimi. Roland Verçani humbi jetës fill pas ngjarjes, ndërsa i biri, Elidoni, disa orë më vonë, gjatë transportimit nga spitali i Lushnjes drejt atij të “Traumës”, në Tiranë.

Dy viktimat

Shtatë persona kanë mbetur të plagosur. Mes të lënduarve është dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili sipas informacioneve paraprake ka në bashkëpronësi magazinën ku ndodhi shpërthimi.

Lexo edhe:

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

Deputeti Bujar Cela

Ligjvënësi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe sipas burimeve spitalore gjendja e tij tanimë është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deputeti Çela dhe një tjetër i plagosur, Sokol Lumi, janë transportuar drejt spitalit të “Traumës” në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Deputeti Bujar Cela te Urgjenca e “Traumës”

Të lënduarit e tjerë kanë dëmtime më të lehta dhe po marin mjekim në spitalin e Lushnjes. Në ndihmë të mjekëve reanimatorë, në spitalin e Lushnjes kanë shkuar dhe kolegë nga spitali i Fierit dhe ai i Beratit.

Pamje nga vendngjarja

Shpërthimi, sipas dëshmive të banorëve, raportohet të jetë dëgjuar i fuqishëm në qytet. Dëme të shumta materiale janë shkaktuar dhe në bizneset e tjera e banesat pranë vatrës së shpërthimit.

Dëmet në një banesë pranë vatrës së shpërthimit

Në disa prej tyre ka pasur thyerje të xhamave, dëmtime të dyerve apo orendive të tjera dhe mureve.

Pamjet e shpërthimit fiksuar nga një kamera sigurie

Nga pamjet e një kamere sigurie që ka fiksuar një kënd të momentit kur ndodh shpërthimi, shquhen persona që me gjasë të frikësuar dhe tronditur, vrapojnë për tu larguar nga ambientet e një biznesi aty pranë.

Një hetim ka nisur nën drejtimin e prokurorisë së rrethit për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla flet për gazetarët jashtë spitalit të Lushnjes

Lexo edhe:

Shpërthimi në Lushnje, kush janë të plagosurit (Emrat)

Shpërthimi në Lushnje, kush është vinçieri që humbi jetën – FOTO

Banorët rrëfejnë shpërthimin në Lushnje: Ishte e frikshme! Llamarinat u ngritën në ajër…

Dyert përtokë, si është shkatërruar banesa pranë vatrës së shpërthimit në Lushnje

Njësia anti-eksploziv në vendngjarje – Pamjet

Shpërthimi në Lushnje, ndërpritet energjia elektrike në disa zona

Etiketa: Bujar ÇelaLushnjeshperthim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas këmbësoren

18:05 : 16/11/2025
AKTUALITET

Në kërkim për tritolin në Kamëz, Elvis Lami i përfshirë edhe në vrasjen e postierit Visha

11:36 : 16/11/2025
AKTUALITET

Shpërthimi me tritol në biznesin në Kamëz, pamjet nga dëmi! Pronarët: Nuk kemi konflikte

09:36 : 15/11/2025
AKTUALITET

Policia “aksion” në Lushnje! Godasin me grushte të moshuarin për ta nxjerrë nga makina

16:53 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Lushnjarët” e Kombëtares së Futbollit, zbulohet pallati ku kanë bërë kontrata fiktive disa futbollistë

21:08 : 05/11/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025
Para

Banorët rrëfejnë shpërthimin në Lushnje: Ishte e frikshme! Llamarinat në ajër...

TË GJITHA

Misri serb bën ‘kërdinë’, bllokohen 520 ton të tjera në doganën e Hanit të Hotit

13:39 : 17/11/2025

Vrasja e agjentit në Rinas, kreu i AMP-së: Kemi marrë masat e nevojshme

13:24 : 17/11/2025

Qeveria ka gati pesë akte për lojërat e fatit

13:12 : 17/11/2025

Shtyhet seanca ndaj Veliajt, përplasja në GJKKO mes avokatëve dhe prokurorit të SPAK

13:02 : 17/11/2025

“I dhanë mjekime dhe e larguan”, vdekja e 49-vjeçares në Korçë, policia nis hetimet për neglizhencë mjekësore

12:59 : 17/11/2025

Blenë vota për Shkëlqim Hoxhën/ GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 5 të pandehurit

12:51 : 17/11/2025

Meteorologia: Stuhi e shtrëngata në gjithë vendin, të dielën nis bora

12:46 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com