• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja Beleri/Antenat e celularëve që nxorrën zbuluar provat e fabrikuara të procesit

22:45 : 01/03/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Sa më shumë thellohesh në dosjen e gjyqit të Fredi Belerit, aq më tepër e kupton që ke të bësh me një proces të denjë për montimet që bënte KGB-ja ruse në vitet 30 të shekullit të shkuar. Manipulimet e fundit janë nxjerrë në dritë nga të dhënat e kompanisë Vodafon, prej së cilës janë zbardhur lëvzjet e dy prej persnazhve kyç të akuzës: ish sheft të policsë së Himarës, Ermal Hajdini dhe të infiltruarit dhe të paguarit prej tij, Arsen Rama, që futi në kurth kandidatin e Omonias, në zgjedhjet e 14 majit. Të dy kanë dalë zbuluar dhe dyshohen se kanë dhënë dëshmi të rreme para gjykatës.

Po ku konsiston mëkati i dy njerëzve që i ngritën çarkun Belerit?

Sipas versionit që të dy rrëfyen në sallën gjyqit historia ka filluar kështu. Pretendohet se i infiltruari i policisë Arsen Rama, ka dëgjuar, nga njërëz “që nuk i mban më mend”, se Beleri kërkonte të blente vota. Ai e ka shpënë këtë informacion të përpunuesi i tij Ermal Hajdini, i cili e kishte përdorur si spiun edhe herë të tjera, duke shfrytëzuar dobësinë e një njeriu të dënuar dy herë për vjedhje dhe mashtrim.

Shefi i policisë së Himarës e ‘ka pyetur” nëse donte që të bashkëpunonin për këtë informacion duke pranuar rolin e përgjuesit të Belerit kundrejt pagesës.

Rama ka pranuar. Por, që vënia e kurthit në funksionim të fillonte, për këtë duhej të jepte “OK” prokuroria e Vlorës. Vetëm me një leje të tillë, Arsen Rama mund të paisej me mikrofonë, të fillonte përgjimin dhe të vërtetonte krimin e blerjes së votave.

Lexo edhe:

“Kur hap sh*lët, marr 50 euro”/ Zbulohet se çfarë ndodh brenda ‘strofullave’ të prostitucionit

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

Ky ishte plani. Dhe sipas dëshmive përpara gjykatës, të dy bashkë, polici dhe spiuni i tij, kanë udhëtuar drejt Vlorës për të bërë deponimin në prokurori dhe për të firmosur lejen për përgjim (shiko videon poshtë).

I gjithë ky proces ka prodhuar dy dokumente. Ndonëse spiuni Arsen Rama deklaroi në proces se nuk e mbante mend se ç’datë ishte kur deponoi në Vlorë dhe se nëse e bëri këtë deponim në polici apo në prokurori, në dokumente rezulton se ai ka deponuar për ngjarjen në datë 08.05.2023 (ora 14), para oficerit të policisë gjyqësore, Alket Sulejmani, në prokurorinë Vlorë. Pra se ai ka qenë fizikisht në prokurori dhe vetëm pas firmës të tij për të bashkëpunuar, prokurorët kanë marrë vendimin për fillimin e përgjimit përmes aktmarrëveshjes për akte të stimuluara.

Por, me shumë gjasë e gjitha kjo është një farsë. CD-ja ku zbulohen qelizat e lëvizjes përmes antenave të Vodafon dëshmon se Arsen Rama nuk ka dalë nga Himara, që nga mesdita e 8 majit, pra që kur prezumohej se ishe duke deponuar në Vlorë, e deri në darkën e 12 majit kur u arrestua Fredi Beleri.

Po çfarë tregon ky fakt i thjeshtë?

Ai përforcon dyshimet se dokumentat e vendimit për vënien në përgjim të kandidatit të Omonias janë të manipuluara dhe se ato mund të jenë përpiluar më vonë. Por, në një skenar të tillë, ato që akuza i cilëson si prova nuk kanë asnjë vlerë, pasi i bie që ato janë marrë në mënyrë të paligjshme pa pasur leje paraprake nga prokuroria.

Kur Arsen Rama nuk ka qenë në Vlorë (sepse ai ka folur gjithë kohën në celular nga Himara), si mund të ketë deponuar ai përpara oficerit të policisë gjyqësore, Alket Sulejmani, dhe si mund ta ketë nënsvkruar ai dokumentin që lejon paisjen me aparat përgjimi që solli dhe vendimin për lejimin e përgjimit?

Pra një sekenar i tillë jo vetëm hedh në erë gjithë procesin, por ai zhvlerëson për dëshmi të rreme edhe dy dëshmitarët kyç të akuzës, spiunin Arsen Rama dhe kryepolicin Ermal Hajdini, që kanë deponuar se kanë qenë vetë në Vlorë.

Sipas rrëfimit të prokurorisë dihet se çfarë ndodhi në harkun e katër ditëve që pasuan,  nga 8 deri në 12 maj. Arsen Rama i ra me këmbëngulje mbi 21 herë telefonit të Belerit edhe kur ky nuk ia ngrinte. Ai prtetendon se mori viston prej tij për të blerë 8 vota me nga 50 euro secilën. Ai pretendon se morri 40 mijë lekë nga bashkëpunëtori i kandidatit të Omonias në një lokal, por policia, megjithëse kishte nisur përgjimin, nuk arriti ta dokumentojë me pamje këtë “transaksion”. Jo që në atë moment, por “çuditërisht” të nesërmen e dhënies së parave dhe arrestimit të Fredi Belerit “në flagrancë”, Arsen Rama i dorëzoi në polici, kartmonedhat e korrupsionit elektoral, ku për habinë e të gjithëve mungojnë gjurmët e gishtave të të akuzuarve.

Por edhe këtu dyshohet se kemi të bëjmë me një tjetër provë të manipuluar. Para gjykatës është deponuar si dokument procesverbali për dorëzimin e parave (8 kartëmonedha prerje 5,000 lekë) të cilat pretendohej se i ishin dhënë për të blerë votat. Sipas aktit të nëshkruar nga kryepolici Hajdini dhe vetë Arsen Rama, kjo ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit të datës 12 maj. Por qelizat e antenave të numrit të tij Vodafon tregojnë se Arseni gjendej në Vlorë menjëherë pas arrestimit të Belerit dhe se prej aty ka folur në tefefon deri në orën 13 00 të ditës tjetër, pas së cilës atij i rezulton i fikur. Pra a kemi të bëjmë sërish me një provë të dyshimtë, kur pesoni që gjendej në Vlorë pretendohet se dorëzoi kartmonedhat që pa gdhirë në komisariatin e Himarës? A kanë gënjyer para gjykatës kryepolici Hajdini dhe spiuni i tij? A është ky një proces me prova të fabrikuara, pas zhvillimit të ngjarjes?
Kjo pyetje bëhet gjithnjë e më e fortë sa më shumë thellohesh tek ky proces që gropa të tilla ka me shumicë, që nga enigma e dëshmisë së penalitetit të Belerit që u fallcifikua, që nga deponimi kontradiktor i vëllait të Arsen Ramës, e deri tek mospasja e asnjë prove fotografike apo filmike për një takim të të infiltruarit me “viktimën” e tij.

/Lapsi.al/

Etiketa: belericelularetskema

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kur hap sh*lët, marr 50 euro”/ Zbulohet se çfarë ndodh brenda ‘strofullave’ të prostitucionit

21:05 : 26/05/2025
AKTUALITET

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”/ Beleri: Berisha të japë dorëheqjen!

15:22 : 19/05/2025
AKTUALITET

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025
SPORT

Skema e “Final Four” rezulton një dështim, tifozët përgjysmohen krahasuar me një vit më parë

18:50 : 06/05/2025
AKTUALITET

Skema korruptive “5K” e ish-kryebashkiakut të Ballshit, Agron Kapllanaj

21:42 : 30/04/2025
Para

"Luftë" në Olimpico, Lacio e mbyll sfidën me 8 lojtarë! Milan rrëmben fitoren në fund

TË GJITHA

Zbuloni pesë lloje frutash të ngrira që ndihmojnë me uljen e niveleve të larta të sheqerit në gjak

22:52 : 03/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ishte informuar paraprakisht për sulmin ukrainas ndaj bazave ruse!

22:49 : 03/06/2025

Ristani heq mobiljet e Veliajt nga zyra, tender 465 MLN lekë për poltron, tavolinë dhe kasafortë

22:46 : 03/06/2025

“Monroe dhe Yellow Zushi”, gazetari: Çfarë droge konsumohet në festivalet verore

22:45 : 03/06/2025

Grabitet një banesë në ‘Zogun e Zi’, hajdutët marrin sende me vlerë, dokumente dhe USB

22:33 : 03/06/2025

Elon Musk kritikon ashpër projektligjin për taksat dhe shpenzimet të Trump: E neveritshme

22:32 : 03/06/2025

60 milionë euro për yllin e Atalantës, Liverpool gati të krijojë “makinerinë” perfekte

22:32 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com