• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Samiti BE-BP/ Rama: O do bashkëpunojmë, o do dështojmë së bashku! Të lëmë mënjanë konfliktet

10:36 : 29/02/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE, RAJONI

“O e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në fjalën hapëse në samitin Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë, duke theksuar se duhet të merren hapa të nevojshëm për të qenë më pranë BE-së.

Rama deklaroi se duhet të lënë mënjëanë konfliktet dhe çështjet dypalëshe të zgjidhen përmes dialogut. Ai bëri thirrje që të hiqen barrierat tarifore në kufi për kamionat, teksa sipas tij, ambicia e Shqipërisë është që në muajin Qershor të jetë gati për aplikim

Kreu i qeverisë shqiptare tha se duhen përmbushur disa kushte nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të marrim fonde shtesë nga Plani i Rritjes së BE.

“Mbeti të vendosur për të nxitur përmirësimin e marrëdhënieve tona me të gjithë vendet në rajon. Po bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë të BE duke shkëmbyer pikëpamjet dhe të përmirësojmë shanset për sukses. Plani i ri i rritjes i BE-së në vetvete është një rezultat inkurajues. Nuk mund të isha më falenderues se kaq ndaj Ursula Von Der Leyen për të dëgjuar shqetësimet tona, mbi arsyet pse BE duhet të gjejë rrugë të reja për të na ndihmuar në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit tonë në BE. Mundësitë mund të të merren ose humben, ne duhet të angazhohemi plotësisht pa asnjë hezitim, pa kufizime e shtrëgime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa nga vendet e rajonit përballen me çështje komplekse midis tyre, por bëj thirrje që ti lënë mënjane këto dallime për një punë bashkëpunuese e jetike që kemi përpara për të transformuar rajonin e vendet tona. Çështjet dypalëshe mbeten, por duhet zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh, dhe jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh.

Procesi i Berlinit na ka mësuar sesa e lehtë të thuash dhe të bësh është sigurimi i lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të hapur për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e procesit të Berlinit. Me planin e ri të rritjes tashmë në fuqi domosdoshmëria është e qartë ose të marrim hapa të nevojshme për të ecur më pranë BE e njëri tjetrit ose do të rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend në tryezën e BE e për tu dhënë ekonomive dhe qytetarëve tanë një siguri për nevojat e tyre. O e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku.

Lexo edhe:

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

Ekonomitë tonë nuk lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës dhe as mund të sigurohet mirëqenie pa paqe dhe bashkëpunim përtej kufijve. Ose bëjmë paqe për begatinë tonë ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasin paqen. Kështu funksionin BE dhe kështu duhet të funksionojë Ballkani. BE është më e gatshme të na ndihmojë, duhet të jemi në më të gatshëm për të ndihmuar veten për të mos e humbur ketë dritare mundësie Së bashku ne mbartim rëndësi dhe potencial të madh. Si mund të bëhemi më të lirë dhe më të mëdhenj nëse kamionët tanë duhet të presioni ende 26 milionë orë në vit në kufijtë tonë rajonalë. Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim vit pas viti një rritje me 3% në vit duke bërë këtë. A mos jemi të çmendur, dembelë apo budallenj, apo cfarë jemi? A nuk është ende e qartë për secilin prej nesh se nuk ka një rrugë të shkurtër në këtë rrugëtim dhe nuk ka treg falas në BE.

Duhet të ofrojmë rezultate të prekshme. Ka disa kushte që duhen përmbushur nëse duam të marrim fonde shtesë nga Plani i Rritjes. Në Tiranë kemi nevojë për një plan të ri reformash. Përfshirja e aktorëve të tjerë, kritike për të përmbushur synimet e procesit. Kemi bërë përparime për sistemin e drejtësisë, por mbetet shumë për tu bërë që të jemi në nivelin e BE. Komisionieri do e shtjellojë më tej atë që për vendet tona janë në planin e ri të rritjes e ç’duhet të bëjmë që ti marrim. Shqipëria është gati për këtë ushtrim sfidues. Do punojmë me të tjerët për lehtësuar rrugën. Nëse përmbushim kriteret për zonën europiane të pagesave do ulim me 6 herë tarifat e shqiptareve jashtë për të dërguar paratë në familje. Ambicia jonë si Shqiperi është të jemi gati në qershor për aplikimin. Synojmë të ulim me 3 orë kohën e pritjes së kamionëve në dogana!”, tha Rama.

Etiketa: BERamasamiti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
AKTUALITET

Ramës i duket vetja lider i fuqishëm, kritikon BE-në: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA-së

10:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025
Para

"Ora po ecën"/ Koopman: Keni vetëm 1 muaj kohë për të plotësuar kushtet, nëse doni fondet nga BE

TË GJITHA

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025

Erdogan akuzon Gjermaninë për heshtje ndaj Gazës, Merz refuzon anëtarësimin e Turqisë në BE

17:12 : 30/10/2025

Pas presioneve nga BE, qeveria rrit taksat për peshkaqenët e tenderave të AKSHI-t

17:02 : 30/10/2025

Netanyahu kërcënon Hamasin: Nëse fuqitë e huaja nuk e çarmatosin, do ta bëjmë ne

16:52 : 30/10/2025

Lukoil pranon ofertën për shitjen e aseteve jashtë Rusisë

16:43 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com