• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga Samiti në Samit/ Pse e zhduku “lideri global” Belinda Ballukun

12:20 : 29/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews

Kryeministri Edi Rama, në rolin e tij të preferuar si “lider global”, zhvilloi dy takime ndërkombëtare në dy ditët e fundit të Shkurtit 2024.

Në takimin e parë, ai dhe Vlodimir Zelensky organizuan takimin “Ukraina dhe Europa Juglindore”. Rama ishte i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe pas tyre, Aleks Soros, djali i manjatit të majtë, Xhorxh Soros.

Pamje nga Samiti për Ukrainën
Kryeministri Edi Rama, minstri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Alex Soros në samitin e mbajtur në Tiranë për Ukrainë dhe Europën Juglindore

Në takimin e dytë, Shqipëria ishte vendi pritës i samitit “Ballkani-Bashkimi Europian, Plani i Rritjes”.

Në këtë rast, Rama kishte marrë si mbështetës të tij Blendi Gonxhen, ministrin më të ri të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Natyrisht, edhe kësaj radhe, Aleks Soros ishte i pranishëm.

Lexo edhe:

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

Kryeministri Edi Rama dhe mbrapa tij ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe në samitin e mbajtur në Tiranë Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor

Kjo ishte ajo çfarë ofronte regjia qendrore e kryeministrit Edi Rama.

Ka një personazh që “shkëlqeu” me mungesën e saj në pamjet e servirura nga stafi i Ramës. Ministrja e Infrastrukturës dhe njëkohësisht zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk u pa në takimet “globale”., megjithëse ajo ishte e pranishme në takimin e dytë.

Për një personazh si Rama, i cili i jep shumë peshë imazhit, “zhdukja” e Ballukut nga pamjet e këtyre takimeve “globale” duket se është një “përjashtim politik”.

Belinda Balluku u pa si një “yll në ngjitje” në qarqet e larta qeveritare. Ajo u përdor nga Rama për të zëvendësuar dy nga peshat e rënda të Partisë Socialiste. Fillimisht mori postin e ministrit, që e mbante Damian Gjiknuri dhe më tej atë të zv.kryeministres, që e liroi Arben Ahmetaj.

Balluku mban firmën në projektet qindra-milionë euro të qeverisë së Ramës, të cilat, siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”, janë edhe dështimet më të mëdha në infrastukturë dhe energji.

Falë mbështetjes së pakufijshme të Ramës, Balluku duket se kaloi disa limite politike, të cilat ishin të vështirë për staturën e saj politike.

Ka nga ata brenda “Rilindjes” që e panë Belinda Ballukun si një pasardhëse të Edi Ramës, kur ky i fundit të largohet nga politika.

Dhe, këtu ishte gabimi më i madh politik i saj. Dëshira për pushtet e vuri përballë kryebashkiakut Erion Veliajt, edhe ky një personazh që shpreson lidershipin e Ramës, megjithë problemet e pritshme që mund të ketë me drejtësinë.

Veliaj është disa hapa para Ballukut, sidomos kur bëhet fjalë për “aktivitete globale”. Edhe kur ai nuk del “rastësisht” nëpër lulishte për të bërë foto me liderë ndërkombëtarë, siç ndodhi me Blinkenin, Veliaj është sërish i pranishëm.

Këtë prani, edhe pse jo fizike, ia siguron mbështetësi më i madh i Rilindjes, Aleks Soros.

Në dy samitet e zhvilluara së fundmi në Tiranë, Sorosi i ri ishte aty, në krye të tavolinës. E, në këto tavolina, nuk ka vend për Ballukun.

Belinda mund të shpresojë për fitore në garën politike, vetëm nëse Veliaj thirret të japë llogari në SPAK, sidomos për çështjen e inceneratorëve.

Por, në këtë çështje është e përfshirë në një formë edhe vetë Balluku. Ndaj, gara Balluku-Veliaj se kush arrin më shpejtë në postin e krye-rilindasit nuk është çudi që të shndërrohet në një garë se kush arrin më shpejt në duart e SPAK-ut.

Për momentin, Balluku duhet të bëjë llogaritë se përse nuk ishte e ftuar në samitet e “liderit global”.

Etiketa: belinda ballukuErion Veliajlideri globalRamasamitiSamiti për Ballkanin PerëndimorSamiti për Ukrainënzhduku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
Para

Ish-Missi nxjerr fotot e rënda: Burri më ka rrahur para nënës time

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com