• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tiranë, Ekspertët komentojnë Samitin Ukraina – Europa Juglindore

19:59 : 28/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tiranës është po aq i rëndësishëm për Ukrainën sa edhe për Shqipërinë dhe për Ballkanit Perëndimor.

Kjo është arsyeja, pohuan ata në intervistat për Zërin Amerikës, pse u bë thirrje për të shtuar bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete nga ky rajon për Ukrainën, që ajo ta përballojë agresionin rus, duke shmangur sa më shumë edhe rrezikun e ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Nga Samiti i Tiranës për Ukrainën doli sërish se Rusia duhet bllokuar me të gjithë format e mundshme, sidomos në ekonomi dhe informacion, të cilat synojnë të shkaktojnë trazira në vendet e Ballkanit Perëndimor, siç është vërejtur vitet e fundit”, thotë për Zërin e Amerikës drejtuesi i Qendrës studimore Lëvizja Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali

Ai theksoi për Zërin e Amerikës se ndikimi rus në këtë rajon është pasqyruar në mungesë të qëndrueshmërisë si dhe në shtimin e mundësive për të rritur trazirat në këto vende.

“Mesazhi i Samitit është që lufta është afër, kërcënimi është i madh dhe duhet në çdo çast të jemi gati për të dhënë ndihmesë secili sipas mënyrës së vet në shërbim të paqes, duke u përgatitur dhe duke kontribuar në luftën që po ndodh aktualisht”, thotë zoti Gjipali.

Lexo edhe:

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

Ndërsa eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare, thotë për Zërin e Amerikës, se presidenti Zelensky në thelb kërkoi bashkëpunim për municion, për të bashkëprodhuar armatime me Shqipërinë, duke risjellë idenë e rijetësimit të industrinë e armatimit trashëguar nga regjimi komunist, tashmë e shkatërruar, por që kjo të bëhet do të duhen shumë muaj dhe ndoshta disa vite, ndërsa mundësia që Shqipëria të japë mbështetje ushtarake është, sipas tij, shumë e vogël.

“Rusia nuk duhet të fitojë luftën në Ukrainë. Nëse kjo do të ndodhte, do të kishim një problem shumë të madh prej ndikimit rus dhe problemeve që vijnë nga Rusia në Ballkanin Perëndimor. Kjo është thënë para disa kohësh ng azoti Zelensky, e u tha sot edhe nga zoti Rama. Bosnja mund të jetë vatra e parë problematike në këtë radhë; një fitore ruse do t’u jepte zemër serbëve në Bosnje Hercegovinë të shkëputeshin prej saj me mbështetjen e Rusisë. Skenari i Donbasit dhe skenari i Krimesë në veriun e Kosovës është shumë i mundshëm. Banjska në fund të shtatorit të kaluar tregoi që nëse policia e Kosovës nuk do të kishte qenë vigjilente dhe e afë për t’u përballur me atë ngjarje, atëherë mund të kishim një skenar të Krimesë edhe në veriun e Kosovës”, thotë zoti Krisafi.

Angazhimi i Shqipërisë në çështjen e Ukrainës, sipas ekspertëve, ka një rëndësi të veçantë, sepse dëshmohet që politika e jashtme e sigurisë e Tiranës zyrtare është plotësisht e përputhur me atë Bashkimit Europian, ndërsa jep një mesazh për vendet e tjera në këtë rajon, që edhe ato të jenë po aq të qarta dhe të vendosura pro Ukrainës.

“Ne jemi me bindje në rrugën e mbështetjes së plotë të Ukrainës dhe të popullit ukrainas përballë agresionit, por është e rëndësishme për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Serbia dhe Bosnja, që nuk kanë rënë dakord me sanksionet e vendosura për shkak të lidhjeve të tyre ekonomike etj. ky është një mesazh i rëndësishëm, që nga Tirana u çohet këtyre vendeve edhe në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian; nuk mund të ketë qëndrime të ndryshme, se këto shkaktojnë probleme edhe kur janë brenda vet BE-së, dhe është një nga kushtet për anëtarësim të këtyre vendeve për të patur një politikë të njëjtë me atë të BE-së”, thotë zoti Gjipali.

Nga ana tjetër, studiesi Krisafi vlerësoi faktin se Shqipëria është e angazhuar me mbështetjen për Ukrainën me nismat pro saj gjatë dy vjetëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së bashkë me SHBA-të dhe në vazhdim.

“Ky i sotmi vjen në vazhdën e shumë samiteve, pas vizitës në Shqipëri të Sekretarit Blinken, takimeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë dhe këto e kanë kthyer Tiranën në një qendër diplomatike të rajonit. Kjo nuk po ndodh asn ë Beograd, asn ë Shkup, as në Sarajevë, por po ndodh në Tiranë dhe nuk po ndodh rastësisht. Kjo është mbi të gjitha konfirmim i politikës së jashtme të Tiranës. Për Ukrainën kjo shënon një mbështetje simbolike, sepse rajoni mund të japë vetëm mbështetje morale. I vetmi vend që mund të jepte mbështetje ushtarake është Serbia, por për shkak të politikës së vet, ajo është më shumë pro-ruse se sa pro-europiane”, thotë zoti Krisafi.

Ekspertët besojnë se Ukraina nga Samiti i Tiranës një mbështetje simbolike por domethënëse, se ky Samit ishte një vlerësim për politikën e jashtme të Shqipërisë, ndërsa Kievi është i vetëdijshëm për mbështetjen e pakët praktike, që mund të japë Ballkani Perëndimor, një mbështetje që qëndresa e gjatë ukrainase e pret nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian. /VOA

Etiketa: ballkani perendimorsamiti i tiranesukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

12:16 : 23/06/2026
BOTA

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

14:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
BOTA

Ukraina dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen raketore

19:49 : 18/06/2026
BOTA

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

14:56 : 18/06/2026
AKTUALITET

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

08:58 : 17/06/2026
Para
Foto ilustruese

Lushnje/ Aksident te rrethrrotullimi i Çermës, dy të plagosur

TË GJITHA

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:03 : 24/06/2026

Protestat/ Rudina Hajdari: Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim

20:57 : 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

20:50 : 24/06/2026

Ermelinda Meksi kundër Ramës: PS ka humbur aftësinë për t’u vetëkorrigjuar

20:47 : 24/06/2026

Begaj mbyll “turneun e pesë gurëve”, kujtohet pas 25 ditësh për protestat: Qytetarët kanë të drejtë të shprehen

20:33 : 24/06/2026

Protestuesit përsërisin kërkesat: Dorëheqje të menjëhershme të kryeministrit

20:16 : 24/06/2026

Protesta e 25-të/ Aktivisti: Përshkallëzimi i qytetarëve do shkojë deri në bllokimin e institucioneve

20:10 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet