• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trazira në 1-vjetorin e tragjedisë hekurudhore në Greqi, 6 shqiptarë humbën jetën

19:19 : 28/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, RAJONI

Me përleshje të ashpra me policinë në qendër të Athinës e përkujtuan grekët, përvjetorin e parë të tragjedisë hekurudhorë në afërsi të Selanikut.

Ajo e 28 Shkurtit, ku humbën jetën 57 persona dhe u plagosën 85 nga përplasja e një treni udhëtarësh me një tjetër mallrash, konsiderohet si më e rënda në historinë e vendit. Mes viktimave, ishin dhe gjashtë shqiptarë: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo. Protestuesit mendojnë se e drejta nuk është vënë ende në vend pas kësaj tragjedie.

Manifestimit iu bashkuan dhjetëra mijëra njerëz në Athinë. Ndërsa, punonjësit e hekurudhave janë në grevë 24-orëshe që ka paralizuar qarkullimin e trenave në gjithëve.

Ata kërkojnë rritje pagash dhe investime në sistemin hekurudhor që edhe pas tragjedisë së vitit të kaluar vazhdon të jetë po aq e mbingarkuar dhe e keqmenaxhuar.

Homazhe u bënë gjatë ditës edhe në vendin e tragjedisë, ku familjarë të viktimave, shumica nxënës të një shkolle të mesme vendosën kurora me lule dhe morën pjesë në ceremonitë fetare në nderim të tyre.

Lexo edhe:

Roja Bregdetare greke shpëton shqiptarin nga mbytja në det, por i gjen në skaf mbi 135 kg drogë!

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

Mes atyre që iu bashkuan protestuesve që kërkuan drejtësi për viktimat është edhe nëna e shqiptares Klaudia Lata.

20-vjeçarja ishte studente ekselente në Fakultetin e Mjekësisë dhe kishte lindur dhe ishte rritur në Larisa. “Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, rrëfeu e përlotur Alma Lata, nëna e 20-vjeçares për mediat e shtetit fqinj.

Ajo kërkon përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe nëse shpallen fajtorë të shkojnë pas hekurave. Historia e Klaudias mori vëmendjen e mediave të shtetit fqinj për shkak të dinamikës. Klaudia shkoi për tre ditë në Patra dhe hipi në tren për t’u kthyer në shkollën e saj. Prindërit, të cilët jetojnë në një fshat të Larisës, i kërkuan ta takonin, por për fat të keq ajo nuk ndaloi tek ta pasi donte të arrinte sa më shpejt në Selanik për të studiuar.

Etiketa: Denis Ruçierieta molkoGreqiIfigjenia MickaIoanis XhiollasKlaudia LatoPavlin Bozoperplasen trenat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Roja Bregdetare greke shpëton shqiptarin nga mbytja në det, por i gjen në skaf mbi 135 kg drogë!

16:34 : 26/10/2025
AKTUALITET

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025
AKTUALITET

Greva e doganierëve në Greqi/ Të hënën bllokohet Kakavija për katër orë

17:42 : 25/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet në brigjet greke skafisti nga Saranda, zbulohet një sasi e madhe droge

18:15 : 24/10/2025
AKTUALITET

Zbardhja e telefonave/ Hetimet për vr*sjen e pronarit grek dhe shqiptarit, priten të tjera arrestime

09:40 : 24/10/2025
RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
Para

Rikthime, mungesa dhe dyshime, Tirana nis përgatitjet për "klasiken" me Vllazninë

TË GJITHA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025

VIDEO/ Momenti kur shembet pallati në Stamboll dhe zë nën rrënoja banorët

18:11 : 29/10/2025

Neglizhuan pacienten duke çuar në humbjen e foshnjës, merren të pandehura dy gjinekologet e “Hygeia-s”

18:06 : 29/10/2025

Liqeni Artificial i sëmurë, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025

I shpëtoi atentatit me tritol në Shkodër, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

17:59 : 29/10/2025

Delvinë/ Konsumoi ilaçe, 12-vjeçarja niset me helikopter drejt Tiranës

17:42 : 29/10/2025

Kosovë, Gjykata Supreme hedh poshtë padinë për mbulesën islame në shkolla

17:28 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com