• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria Rama vendos “rekord historik”: Zero lekë investime publike në muajin janar

13:26 : 27/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria shqiptare nuk ka shpenzuar asnjë lek për investime gjatë muajit janar të këtij viti.

Sipas tregtuesve fiskalë të qeverisë, të raportuar nga Banka e Shqipërisë, vlera e shpenzimeve kapitale ishte 0 lekë. Të paktën që prej dhjetorit 1997, kjo është hera e parë që zëri i shpenzimeve kapitale mujore në buxhet shënon nivelin 0.

Në fakt, tendenca e vlerës së investimeve publike në muajin janar është në rënie për të tretin vit radhazi. Nga pothuajse dy miliardë lekë në vitin 2021, shpenzimet kapitale për muajin janar zbritën deri në 649 milionë lekë në janar 2023. Ndërkohë, këtë vit shpenzimet kapitale kanë prekur nivelin më të ulët të mundshëm, në vlerën zero.

Paralelisht me stopimin e shpenzimeve kapitale, buxheti për janarin raportoi një rritje të ndjeshme të shpenzimeve korrente, me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lexo edhe:

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

Ashtu siç pritej, edhe për janarin buxheti i shtetit rezultoi me suficit, për një vlerë prej 15.8 miliardë lekësh, në rritje me 2.9% krahasuar me janarin e vitit 2023.

Paaftësia për të shpërndarë në një mënyrë relativisht të balancuar shpenzimet kapitale është një tendencë historike për buxhetin e shtetit në Shqipëri. Por, kjo tendencë po theksohet edhe më shumë në vitet e fundit. Në vitet 2022 dhe 2023, i gjithë deficiti buxhetor vjetor u shpenzua në muajin dhjetor.

Përqendrimi i fortë i shpenzimeve buxhetore dhe kryesisht atyre kapitale në muajt e fundit, në mos në muajin e fundit të vitit, ka implikime jo vetëm në ecurinë e treguesve fiskalë të qeverisë, por edhe në bilancet e sektorit privat dhe në indikatorë të rëndësishëm të tregut financiar.

Gjatë vitit të kaluar, suficiti buxhetor rekord i grumbulluar ndikoi në stanjacionin e depozitave bankare në lekë, të paktën deri në muajin nëntor. Gjithashtu, suficiti i lartë i qeverisë krijoi boshllëk të konsiderueshëm likuiditeti në sektorin bankar dhe diktoi nevojën për të rritur përdorimin e instrumenteve të likuiditetit të ofruara nga Banka e Shqipërisë, kryesisht marrëveshjeve të anasjella të riblerjes.

Shtrëngimi i likuiditetit në Lekë në sektorin financiar vlerësohet se ka pasur ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor. Pjesërisht, forcimi i paprecedent i Lekut ndaj Euros gjatë vitit 2023 u ndikua edhe nga ky faktor.

Ekzistenca e një mospërputhjeje të konsiderueshme mes kohës së huamarrjes publike, nëpërmjet emetimit periodik të titujve të borxhit dhe kohës së kryerjes së shpenzimeve publike, rezulton në teprica të mëdha likuiditeti në llogaritë e qeverisë dhe rritje të shpenzimeve për interesa. Kjo çështje është nënvizuar edhe në raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Sipas aktit normativ të muajit shkurt, shpenzimet kapitale të buxhetit të shtetit për këtë vit parashikohen në vlerën e 135.6 miliardë lekëve ose sa 5.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vlera e investimeve publike pritet të rritet me 14% krahasuar vitin 2023./ Monitor

Etiketa: buxheti i shtetitinvestimeqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025
AKTUALITET

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

Partia-Shtet fitoi zgjedhjet/ Gjetjet më pikante në Raportin e ODIHR. Rama, mandatin e 4, Shqipëria 30 vjet pas

12:45 : 23/10/2025
AKTUALITET

Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për infrastrukturën

08:35 : 23/10/2025
AKTUALITET

FMN ‘shuplakë’ qeverisë: Shqipëria në grupin më të dobët të globit për menaxhimin e shpenzimeve publike

10:31 : 15/10/2025
AKTUALITET

Zvarritja e gjyqeve/ KLGJ shqetësohet për “gjuhën e urrejtjes”, por mali i dosjeve po shtohet

15:09 : 13/10/2025
Para

Berisha shpërndan fjalimin e Maliqit: Në Berat do të marrim mbi tre mandate

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com