• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Ekstradimet nga Dubai, lepuri fle në Tiranë

15:28 : 27/02/2024
në BOLD BLOG

Nga Basir Çollaku

Gënjeshtra qeveritare për ekstradimet nga Dubai, janë bërë qoka dhe mosdëshirë institucioneve shqiptare të drejtësisë, ndonëse faji përcillet enkas në Lindjen e Mesme. Është arrestua së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, Denis Bajri Brajoviç, emër kryesor i dosjes “Metamorfoza”, ku vrasja e Gjin Boriçit (Ndoi), është një ndër akuzat thelbësore. Menjëherë në Tiranë ka shpërthyer euforia sa informative, aq edhe institucionale. Më herët, ndaj tij, Prokuroria kishte ngritur pretendime për veprat penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”. Drejtësia e kishte lënë të lirë atë në vitin 2019-të, në arrest shtëpie, masë të cilën ai po e konsumonte jashtë vendit paqësisht.

Me gjithë kusuret penale, i sapoarrestuari dhe pjesëtarë të tjerë të grupit “Bajri”, ishin ekipi elektoral që nxorën fitues me 14 maj 2023, kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Becin, për të cilin SPAK nuk ka provuar ende ta marrë në pyetje. Ndonëse ka jo pak imazhe e filmime kompromentuese të përfshirjes, jo vetëm për të, por edhe për ministra e deputetë të mazhorancës, tek gjezdisnin nën shoqërinë e të pandehurve. Denoncimet e opozitës kanë provuar me video ku dallohen qartë se si Denis Brajoviç dhe Enver Bajri, gjendeshin në qendra votimi me makina të blinduara. Njoftimi i Policisë së Shtetit, përveç daulleve të suksesit të të tjerëve, ka momente pavërtetësie, natyrisht si dëshmi e garancisë së ishullit strehues “Dubai” për një numër të madh personash në kërkim, të cilët arrestohen e lirohen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Janë emra dosjesh të shumta, ku dominojnë ortakët e ministrave, qeverisë, deputetëve, bashkiakëve, njerëzve të drejtësisë. Janë ekipi elektoral dhe ekonomik i mazhorancës, në pritje të zgjedhjeve të reja të vitit 2025. Fjalia komike e lajmërimit policor është ajo përmbyllëse teksa shprehet se “..vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri…”

Edhe kur u arrestua Julian Meçaj, i akuzuar për atentatitn ndaj prokurorit, Arian Ndoji, Policia e Shtetit vijonte bashkëpunimin për ekstradimin, njëlloj si për Plarent Dervishin, apo kur u ndalua Amant Josifi, ortaku vëlla Olsit, Policia e Shtetit vijonte bashkëpunimin për ekstradimin. Teorikisht një duzinë të kërkuarish të ndodhur në Emiratet janë ekstraduar nga drejtësia jonë, praktikisht ata janë turistë të lirë penalë, në këtë vend, për shkak të mos dëshirës së pushtetit e shtetit shqiptar. Me 9 shkurt 2024, ministri i brendshëm Taulant Balla, tha ndër të tjera se “I është dorëzuar Emirateve të Bashkuara marrëveshja që do të mundësojë ekstradimet. Shpresoj të kemi mundësi të nënshkruajmë një marrëveshje që të bëhet e mundur që çdo person i kërkuar nga drejtësia shqiptare të arrestohet dhe ekstradohet….” Pohimi mediatik i ministrit të brendshëm Balla, sikur të ishte Ulsi Mania, ministri i drejtësisë.

Ai duhet të jetë dorëzuesi, marrëveshjes së kësaj natyre, është një poezi informative më tepër se sa e vërtetë. Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur në shtator të vitit 2023, se ka dërguar Ministrisë së Jashtme tre drafte për të iniciuar me Dubain marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, transferimin e të dënuarve dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushën penale. Mania tenton të fajësojë Emiratet, sikur nuk ka vullnet nga ana e tyre Në janar ai ka thënë se “Instrumenti me të cilin sot kemi bashkëpunime në fushën e ndihmës juridiko-penale me Emiratet e Bashkuara Arabe është instrumenti i Konventës. Kemi tentuar si Ministri e Drejtësisë të lidhim marrëveshje dypalëshe ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet…” Duket se ne qenkemi delja e zezë si “non grata” për bashkëpunim me Emiratet, duke bërë diferencën me shumë vende me të cilat ata kanë rënë kollaj dakord në këtë lëmë të drejtësisë. Emiratet kanë marrëveshje ekstradime me mbi 40 vende, mes të cilave, me Francën, Britaninë, USA, Belgjikën, Gjermaninë, Greqinë, Indinë, Australinë, Kinën, Pakistanin, Danimarkën, Rumaninë, Kanadanë, Afrikën e Jugut, Irlandën, Kazakistanin, Algjerinë, Sirinë, Jordaninë, Egjiptin, Somalin; me Italinë që në vitin 2018 e me të gjitha vendet e Lindjes së Mesme.

Lexo edhe:

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

Më 5 dhjetor 2023 kanë nënshkruar më të fundit edhe me Irlandën. Nga ‘97 në janar deri në 31 dhjetor 2022, Dubai ka ekstraduar ndaj vendeve kërkuese 253 autorë krimesh. Nga vendet e tjera drejt Dubait janë ekstraduar 96 autorë krimesh. Përse ne gjendemi jashtë dëshirës së Emirateve kur ata kanë shfaqur vullnet me mbi 40 shtete? Duket se ministrat Balla e Mania, janë indiferentët e duhur të kësaj mosfirmosje sepse nëpër dosje ka mëkate ku preket gjithë pushteti i tyre dhe qeverisë ku bëjnë pjesë. Prokuroria e Posaçme dhe ajo e Përgjithshme duhet të ushtrojnë presion pozitiv për të mundësuar këtë marrëveshje në dobi të hetimeve të rëndësishme, por heshtja e tyre, është një dobi e munguar, e fajësi. Si do i ekstradojë Policia, e cila flet zyrtarisht për këtë veprim, kur qartësisht ka diejni se marrëveshja nuk është nënshkruar nga palët.?!!.Lepuri fle në Tiranë jo në Dubai….

 

Etiketa: Basir ÇollakuDubaiekstradimQeveria shqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

Ramaduro, koka në Fox News e trupi në ertv-të e Tiranës

17:43 : 24/06/2025
AKTUALITET

U ekstraduan nga Dubai/ GJKKO lë në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

11:30 : 21/06/2025
AKTUALITET

Të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale/ Ekstradohen nga Dubai tre “ushtarët” e Talo Çelës (PAMJET)

08:22 : 20/06/2025
AKTUALITET

“15 deputetë janë të mafies”/ Basir Çollaku: Krimi po kërkon vende në qeverinë e Ramës

19:33 : 18/06/2025
AKTUALITET

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

15:24 : 17/06/2025
Para

ISHP: Simptomat dhe trajtimi i anemisë

TË GJITHA

“Piva ilaçe për të dështuar vajzën”/ Rrëfehet Ivana: Vendosja t’i jepja fund jetës?

17:54 : 29/06/2025

Publikohen formacionet zyrtare të PSG-Inter Miami, Messi përballë ish-skuadrës

17:40 : 29/06/2025

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

17:20 : 29/06/2025

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

16:55 : 29/06/2025

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

16:51 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com