• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Dibrës

Kolegji çmoi ndryshe nga KPK, duke e konsideruar të pabazuar aplikimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit në rivlerësimin e prokurorit të Dibrës, Urim Buci dhe konkludoi se ai nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

18:26 : 26/02/2024
në AKTUALITET, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Dibrës, Urim Buci, duke e rrëzuar si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit.

Urim Buci u konfirmua me shumicë votash më 27 prill 2023, por vendimi u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisionerja Publike, Irena Nino ngriti shkaqe ankimi për pasurinë dhe për gjendjen e dyshuar të konfliktit të interesit, të cilat ajo i parashtroi edhe gjatë shqyrtimit në Kolegj duke kërkuar shkarkimin nga detyra të Bucit për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë.

Prokurori Buci kundërshtoi ankimin duke i cilësuar të pabazuara pretendimet e Komisioneres dhe këmbënguli se kishte vërtetuar ligjshmërinë e burimeve në pasurinë e tij. Po ashtu, ai solli në vëmendje të trupit gjykues të KPA-së edhe faktin se pasuritë që ai zotëron janë krijuar para fillimit të detyrës.

Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj lexoi gjatë shpalljes së vendimit arsyetimin e përmbledhur të konkluzioneve të arritura. Ajo konstatoi se subjekti nuk ka shënuar në deklaratën “veting” të ardhura nga emigracioni në asnjë formë, por vetëm i ka përmendur ato si burim për krijimin e pasurisë. Sipas Mulajt, subjekti ka dhënë një shifër të përafërt të këtyre të ardhurave për herë të parë në procesin e rivlerësimit dhe se ka dështuar të paraqesë prova për të vërtetuar marrëdhënien e punësimit si dhe përfitimin e tyre. Po ashtu, nga Kolegji u evidentua se Buci ka pohuar se ka qenë i papajisur me dokumentacion e për pasojë nuk mund të provonte pagimin e detyrimeve tatimore, si një tregues i standartit të të ardhurës së ligjshme.

Përveç mungesës së provueshmërisë së tyre, Kolegji u shpreh se ka në konsideratë edhe faktin se subjekti ka paqartësi për ekzistencën dhe vlerën e këtyre të ardhurave. “Në kushtet e mësipërme, Kolegji ndan të njëjtin qëndrim si Komisionerja Publike se subjekti nuk provoi të ardhurat nga emigracioni, jo vetëm në drejtim të ligjshmërisë, por edhe të vetë ekzistencës së tyre, për shkak edhe të deklarimeve të tij të paplota e të pasakta, duke u gjendur në çdo fazë në mungesë të burimeve të ligjshme për të financuar ndërtimin e banesës”, deklaroi Mulaj ndër të tjera.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

KPA e cilëson të gabuar aplikimin e parimeve të objektivitetit dhe proporcionalitetit për bilancet negative në vlerën prej rreth 7.5 milionë lekësh për ndërtimin e banesës dhe të shumës 464 mijë lekë për vitin 2016.

Kolegji vlerëson se deklarimet kontradiktore të subjektit lidhur me vlerën dhe burimin e pasurisë, apo dhe për të ardhurat e krijuara në emigracion, shpjegimet e dhëna gjatë procesit të hetimit administrativ, jo në funksion të pasqyrimit me vërtetësi të rrethanave faktike, por të modifikimit të tyre në funksion të zvogëlimit të balancave negative dhe shmangies së konkluzioneve që mund të ngarkonin me përgjegjësi, të para në harmoni me situatën financiare që rezulton në total prej rreth 7.9 milionë lekësh, nuk lejon zbatimin e këtyre parimeve.

Sipas KPA, parimi i objektivitetit është i pazbatueshëm pasi subjekti e ka bërë të pamundur si pasojë e deklarimeve kontradiktore dhe me deklarimet jo në përputhje me detyrimet ligjore. Mulaj pohoi se për shkak të këtyre deklarimeve është e pamundur të përcaktohet saktësisht vlera e ndërtimit, pjesa takuese e subjektit dhe burimet e përdorura për banesën.

Trupi gjykues konstaton gjithashtu se parimi i proporcionalitetit nuk lejohet në këtë rast, pasi balanca negative në vlerën e konstatuar prej Komisionit në masën prej rreth 7.9 milionë lekësh, vlerësohet si mungesë e rëndësishme që cenon standardin kushtetues të provimit të bindshëm të ligjshmërisë së pasurisë.

Për pretendimin e subjektit se pasuritë janë krijuar para detyrës, KPA vlerëson se kjo nuk i shërben në mënyrë domethënëse situatës konkrete, pasi para detyrës së prokurorit Buci ka kryer detyrën e oficerit të policisë gjyqësore pranë seksioneve të prokurorisë përgjatë gjithë kohës së krijimit të këtyre pasurive.

Për këto arsye, Kolegji vlerëson si të drejtë pretendimin e Komisioneres Publike se mungesa e këtyre burimeve është e mjaftueshme për të konkluduar se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Trupi gjykues, pasi mori në shqyrtim pretendimin e Komisioneres lidhur me konfliktin e interesit e gjeti atë të drejtë. Po ashtu, janë gjetur të drejta edhe shkaqet për mangësi në njohuritë ligjore, por në përfundim këto janë çmuar se nuk kanë peshë përcaktuese në marrjen e vendimit.

Në përfundim, trupi gjykues çmon se ankimi është i drejtë dhe vendimi i KPK-së duhet ndryshuar, duke vendosur në mënyrë unanime shkarkimin nga detyra të prokurorit Buci.

/Reporter.al/

Etiketa: kpaUrim Buçiveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

09:55 : 06/05/2025
Para

Löw shpreh dëshirën për pankinën e Bayern, tregon nëse është kontaktuar nga bavarezët

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Hungaria dhe Ukraina, skandali i një thrilleri spiunazhi

08:59 : 16/05/2025

Gjendet e vrarë brenda makinës një grua në Tiranë, çfarë dyshohet

08:54 : 16/05/2025

Ulin kolesterolin dhe ju mbrojnë nga diabeti, ja përfitimet që merrni nga konsumi i qershive

08:48 : 16/05/2025

Këmbimi valutor 16 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:43 : 16/05/2025

Axhenda/ 47 liderë shtetesh në Tiranë, ç’pritet të ndodhë në samitin e Komunitetit Politik Europian

08:37 : 16/05/2025

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

08:21 : 16/05/2025

Mos harroni çadrat! Priten rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:11 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com