• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protesta e Opozitës, si duhet lexuar ajo?!

11:49 : 24/02/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agron Gjekmarkaj

Me thirrjen e Opozitës më 20 Shkurt, u realizua një protestë e madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në një farë menyre ajo i zhgenjeu të gjithë, dikë pozitivisht e të tjerë negativisht.

Arsyet pse ata dolën janë disa. Bashkimi i PD-së është elementi më thelbesor. Kjo ngjarje nuk është çeshtje numrash por fryme dhe shprese. Ajo e arriti këtë. Instikti bazik i një shoqërie që bombardohet ore e çast me propagandë qeveritare e diplomatike në sherbim të pushtetit vepron në ndergjegjet individuale. Mungesa e çfardoshme e hapësirave të lirisë ku të perfaqësohet zëri dhe populli opozitar ka zhbalancuar gjithçka.

Perceptimi në rritje që Sali Berisha është arrestuar pa akuzë në thyerje të Kushtetutes si i përzgjedhur për tu bërë shembull tek gjithësecili ka shkaktuar pikëpyetje. Aferat korruptive, skandalet me paranë publike, arroganca e një qeverie e cila na vërtit 11 fytyra në 11 vjet, e varfër dhe e lodhur tashmë edhe në retorike. Të gjithë përdorin nga 10 fjalë për kokë!

E pasur vetëm në arrogancë dhe harbutëri gjuha e tyre politike është shndërruar në provokative për shoqërinë. Figura të spikatura të kësaj mazhorance që kanë ngrënë “fiq, kumbulla, dardhë, mjaltë, tasqebap, paçe pilaf, kukurec dhe kërmë pas shpine janë në burg”. Askush nuk mban pergjegjësi për ta, as morale as politike. Diskursi publik me regji qëndrore është përqendruar mbi opozitën! Të krijohet përshtypja se korruptohet qeveria-fajin e ka opozita!

Lexo edhe:

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH

Kopuku bëhet ministër, fajin e ka opozita! Ikin shqiptarët e boshatiset vendi, ajin e ka opozita! Prishet Kushtetuta dhe gëlon krimi, fajin e ka opozita! Vidhen zgjedhjet, fajin e ka opozita. Proteston opozita në Kuvend për trasparencë e llogaridhënie, përjashtohen nga 23, 19 deputet të saj, ajin e ka opozita!

Kerkojnë shqiptaret integrim, standarde, mirëqenie, nuk i kemi, fajin e ka opozita. Nuk ka rrugë veriu,nuk udhëtohet dot nëper të, fajin e ka opozita. Shqiptarët ndihen të sulmuar kudo e në çdo gjë ndaj ata protestojnë. Ata po i japin kredite opozitës që të lexojë dëshirën e saj për ndryshim rrënjësor, të asaj si parti politike dhe të Shqipërisë njëkohësisht. Protesta nuk kërkon vetëm prapanica për të njëjtat karrige por njerëz që rrinë në këmbe për ti shërbyer shoqërisë, jo si komisar por si individ e grupe politike me integritet,ide dhe alternativa. Natyrisht meritë kanë dhe strukturat e PD por kësaj here populli e tejkaloji atë dhe PD duhet të ndihet mirë, duhet ta përkthejë si duhet atë mesazh dhe jo ta përkufizojë atë me gjuhë të vjetër dhe me aparatçikë.

Njerëzit nuk po kerkojnë të kundërtën në të ngjashme por të ndryshmen. Duke u afruar koha e zgjedhjeve shoh që shtohen servilat dhe hallexhinjtë. Partitë politike shqiptare, PS dhe PD kanë shumë të tillë po shumë të cilët në ligjetimim e tyre synojnë veshët dhe emocionet e Liderit. Duan ti shfaqin besnikëri deri në budallek deri në asgjesimin publik të karakterit. Pyetjes a dolen shumë njerëz për Sali Berishen në protestë, i përgjigjem sigurisht që po, por shumica e tyre dolën për të gjitha arsyet bashkë Por ata dolen për shumë më teper se kaq! Ata i thanë opozitës shpejto, vrapo, ndiqe dëshirën për ndryshim dhe përgjigjiu asaj me program,ide, oferta dhe njerëz të rinj sa më shumë të tillë! Lider është Berisha prej 34 vitesh, dhe jo të gjithë bashkëudhetarët e tij duhet të jenë fytyra e “re” e PD. Ai këtë pozicion e merr me votë, ndonëse personalisht do kisha preferuar realitet tjetër, po të tjerët si “ besnik” të tij mbijetojnë? A mjafton kaq! Të gjithë duhen, por secili duhet të bëhlt i arsyeshëm për të shtuar numërat, jo të asgjesojnë vetveten duke “rritur” Berishën që t’ua kthejë me vendin në listë.

Bashkimi u bë, nuk zhbëhët më, ishte minimumi si detyrim ndaj njerëzve. Tani duhet të bëhemi fitues dhe jo servilë. Të mbetemi kritik dhe të mbledhim rreth vetes gjithkënd që e do mendimin e vet dhe respekton shumicën. Na duhen të gjithë ata demokratë e qytetarë që besojnë tek SPAK-u, na duhen gjithë ata që nuk duan konflikt me ambasadën e SHBA-së në Tiranë.

Edi Ramën, kështu e mundim, me të ndryshmen!

Me të njejtat forma të tij, kam fort dyshime.

*Marrë nga Fb i autorit

Etiketa: Genc GjokutajProtesta e 20 shkurtitproteste

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

18:29 : 17/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH

17:15 : 12/07/2025
AKTUALITET

Lirimi i hapësirave publike, tregtarët e Laçit në protestë: Nuk kemi përkrahje

11:26 : 09/07/2025
AKTUALITET

BIRN: Banorët e Suçit “pushtojnë” bashkinë e Klosit në protestën kundër HEC-it

17:27 : 07/07/2025
AKTUALITET

Ndërtimi i HEC-it në Kurdari, banorët futen me forcë në Bashkinë Klos: Belinda Balluku të vijë të japë llogari

12:34 : 07/07/2025
AKTUALITET

Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

12:17 : 07/07/2025
Para

“Italia synon Evropianin”, Luciano Spalletti: Objektivin e imponon historia!

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 19 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/07/2025

Si e humbi kontrollin Ahmed al-Sharaa në jug të Sirisë?

22:54 : 18/07/2025

Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

22:50 : 18/07/2025

Nuk i punuan frenat, kamioni përplas shqiptarin pas murit të një banese në Itali

22:47 : 18/07/2025

Qazim Laçi afër transferimit në Superligën e Turqisë

22:42 : 18/07/2025

Bëri deklarata kundër UÇK-së, arrestohet në Kosovë zyrtari i qeverisë serbe

22:40 : 18/07/2025

I zhdukur prej 6 ditësh, gjendet trupi i dekompozuar i të moshuarit

22:31 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com