Nga Gjeneral Piro Ahmetaj
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konferencën e 60-të Sigurisë, zhvilluar javën e kaluar në Mynih, Gjermani e cila vijon të mbetet në “top” të lajmeve dhe analizave për Kancelaritë, Institutucionet, Institutet dhe personalitetet në, Washington, Bruksel, Londër, Berlin, etj. Prandaj, në kapacitetin e “Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonin dhe NATO-n”, po paraqes një përmbledhje strategjike rreth rrethanave si dhe mesazheve me peshë globale që u përcollën nga kjo Konferencë:
Paraprakisht, sjellim në kujtesë se Konferenca e Munih-ut për Sigurinë u mbajt për herë të parë në 1963, kur për shkak të luftës së ftohtë dhe ndarjes në kampe armiqësore (Varshava – NATO) morën pjesë vetëm 10-ra pjesëmarrës. Edhe pse deri në 1990, takimet e përvitshme ishin projektuar si ngjarje ndërkombëtare, qëllimi i konferencës ishte t’ju jepte mundësi për të takuar dhe ndarë këndvështrime mbi rreziqet e sigurisë globale me kolegët Gjermanisë përëndimore, ShBA-ja, si dhe vendet e tjera të NATO/BE-së.
Mbas 61 vitesh, Konferenca e Sigurisë së Mynih-ut u zgjerua dhe u institucionalizua si një nga takimet më të rëndësishme në botë për politikën dhe komunitetin e sigurisë. Motoja shumë e gjetur për Konferencën e këtij vit ishte: [“from “lose-lose” to “win-win”, ose e shqipëruar “përtej humbjes fatale, drejt fitores së përbashkët”]. Po ashtu ishte brilante edhe përqasja e saj, ose ndryshe e quajtur “rregulli i Mynihut”: “ndërveproni me njëri tjetrin, mos jepni leksione dhe as mos e injoroni njëri-tjetrin”, si dhe: “të flasim dhe të mësojmë nga njëri-tjetri, në vend që të flasim për njëri-tjetrin”.
Për më konkretisht, në Konferencën e këtij viti, morën pjesë mbi 900 pjesëmarrës, rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish, mbi 100 ministra, diplomat, strategjistë, gjeneralë, shkencetarë, ekologjistë, biznesmene dhe dhe ekpertë nga Qëndrat Strategjike, etj. Si në çdo 60 vjet, edhe para 1 jave pjesëmarrësit u mblodhën në hotelin Bayerischer Hof, Mynih për të diskutuar mbi Ukrainën, si dhe kërcënimet, sfidat dhe oportunitetet e mjedisit të sigurisë globale. Ndër pjesëmarresit e shquar mund të përmendim Kamala Harris, Tony Blinken, Alejandro Mayorkas dhe Hillary Clinton, Volodymyr Zelinskyy, etj.
Pa asnjë mëdyshje fokusi i konferencës ishte përballja 2-vjeçare e Ukrainës martire me makinerinë kriminale të Rusisë – Putiniste. Por, ndoshta për ta ç’tensionuar atmosferën, në axhendën e këtij viti drejtuesi i Konferencës Christoph Heusgen përveç sigurisë kishte planifikuar edhe një sesion 45 minuta për shkencën. Për këtë, z. Rolf Dobelli themeluesi i “World.Minds” prezantoi: “bisedë në hapësirë” dhe me tej bashkë me ekpertët Evropian u fokusuan në objektet ndëryjore pranë tokës, në qytetërimet jashtëtokësore dhe “Revolucionin e Kopernik-ut“, të cilat sigurisht kanë interes për politikbëresit, përgjegjësia e të cilëve është siguria kombëtare. Ndër të tjera, z. Dobelli shtoi me sakarzëm se: “politika jonë e mjerë tokësore lë shumë hapësirë për speciet jashtëtokësore, duke shtuar se nëse vendosemi ndonjëherë në Mars, mund të mbahet një konference sigurie larg Tokës”!
Së dyti, besoj jo krejt rastësisht konferenca u zhvillua edhe nën fantazmat e kujtimeve të hidhura si dhe krahasimeve të frikshme midis Hitlerit dhe Putinit, duke sjellë në vëmëndje 1938 kur Hitleri sulmoi Çekosllovakinë si dhe shkurtin e 2002 kur Rusia sulmoi ushtarakisht tërësinë territoriale të Ukrahinës duke sfiduar rendit global, por dhe fuqinë ushtarake dhe interesat e aleancës eruroatlantike, etj.
Pikërisht në 1938, kur një takim, sigurisht i ndryshëm nga Konferenca e Mynih-ut (shkurt 2024) nuk i ndaloi ambiciet kriminale të një diktatori vrasës/Hitlerit dhe as pasojat katastrofike të luftës. Ishte fatëkeqësisht në shkurt 1938 kur ish-kryeministri britanik Neville Chamberlain, mbasi u takua me liderin nazist Adolf Hitler si dhe homologët francezë dhe fashistë italianë, nënshkruan marrëveshjen për aneksimin e pjesës perëndimore të Çekosllovakisë (që gjermanët e quanin Sudetenland), duke shpresuar në mënyrë “naive” se do te arrinin të shmangin një luftë evropiane me gjakderdhje edhe më të madhe.
Ndërsa po ashtu, pas luftës barbare 2 vjeçare për pushtimin e Ukrainës nga diktatori rus Vladimir Putin, po e sjellim jo pa qëllim në vemendje dinamikën pas Marrëveshjes së Mynihut të vitit 1938 apo “Paqes së pamundur të Chamberlain”, pasi ky krahasim i frikshëm mund t’ju vlejë si “mësim i hidhur” ligjëvënësve amerikanë dhe atyre europianë, që të mos hezitojnë për të miratuar mbështetjen urgjente (60 miliard $) të ushtrisë ukrainase që po lufton heroikisht “jo vetëm për Ukrainën”.
Kështu, para marrëveshjes Hitleri (ashtu si Putini NATO-n) kishte fajësuar dhe kërcënuar se: “do të fillonte një luftë evropiane nëse udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Italisë nuk binin dakord për aneksimin e Sudetenland”, një rajon kufitar me shumicë gjermane etnike. Miqtë e mi të mirë, deklaroi me entuziazëm Chamberlain përpara Downing Street 10: “për herë të dytë në historinë tonë, një kryeministër britanik është kthyer nga Gjermania duke sjellë paqen me nder”.
Koha tregoi se as paqe dhe as nder nuk prodhoi kjo marreveshje. Ashtu si edhe ngjashmërisht as marrëveshja e Minsk-ut 2015, për aneksimin e Krimesë nën “garantuesit” Francezë dhe Gjermanë, nuk prodhoi paqe por nisjen e luftes kriminale nga Putini kundër Ukrainës në shkurt të 2022.
Kujtojmë se Hitleri kishte aneksuar Austrinë në mars 1938 dhe ai ishte i vendosur të gëlltiste rajonin gjermanisht-folës të Çekosllovakisë. Ndërsa prej dy vitesh (2022-2023), Putini ka pushtuar pjesë të Ukrainës me numër të konsiderueshëm rusisht-folës, në territore që ai i konsideron si pronë e Mëmes – Rusi, si: Krimea, Luhansk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Donetsk.
Ndërsa Hitleri shkroi gjerësisht për nocionet e tij të shtrembëruara gjenetike dhe anti-semite në Mein Kampf, duke ofruar një kopje të bestsellerit të tij kombëtar për çdo çift të ri martesor në Rajhun e Tretë në Gjermani. Si krahasim i hidhur, Putini në intervisten e tij cinike së fundmi me ish-gazetarin konspiracionist të Fax-News z. Tucker Carlson ndau një shport shtrembërimesh historike për shtetësinë e ukrainasve si dhe indetitetin gjeopolitike të kombit Ukrainas, që datojnë prej shekullit të nëntë, deri në ditet aktualisht.
Ashtu si në vitin 1938, kur fokusi i debatit ishte mbi të ardhmen e Çekosllovakisë dhe kur vlerësohej qëndresa heroike e vendit, po ashtu edhe tani fokusi kësaj Konference mbeti në Ukrainë. Ndërsa për shumë liderë dhe ekspert të sigurisë, në të dyja rastet (1938 dhe 2022) mendojnë se fokusi do të duhej të ishte: “si mund ta ndalonin diktatorin përgjegjës për këtë ndërmarrje (luftën) me pasoja fatale/kriminale”.
Një tjetër ngjashmëri mes vitit 1938 dhe mbas shkurtit 2022 (në mos nga 2014 kur u aneksua Krimea) janë aleancat me diktatoret dhe shtetet autoritare. Kështu menjëherë pas marrëveshjes të Mynih-ut së sipërpërmendur të Chamberlain (1938), u shfaq boshti famëkeq nazi-fashist gjermano-italiano-japonez, ndërsa mbas 2022, bota Euroatlantike po përballen me një kërcënim serioz nga fuqia e liderëve autoritarë rusë, kinezë, iranianë, koreano-veriorë, e gjetkë.
Mund të ketë edhe paralele të tjera por sigurisht ka edhe shumë dallime midis sfidave të sigurisë në 1938 dhe mbas 2022, por mesazhi thelbesor i këtij opinion mbetet se: “nuk duhet të anashkalohen kurrësesi ngjashmëritë e frikshme por mbi të gjitha si duhet të adresohen mësimet e nxjerra nga të dy rastet”.
Së treti, përtej ngjashmërive të frikshme midis përqasjes kriminale të Hitlerit dhe Putinit, Konferenca e javës e kaluar, u ç’fokusua edhe rreth katër ngjarjeve me peshë gjeopolitike që ndoshta jo vetëm rastësisht u shpalosën dhe e përkeqësuan atmosferën tek pjesëmarrësit si brenda dhe jashtë Mynihut:
(1) Deklarata e z. Donald Trump në kuader të fushatës Presidenciale se: “Ai do t’i linte rusët të bënin ç’dreqin duan ndaj aleatëve të NATO-s që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen”; (2) vdekja makabre në burg e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny; (3) fitorja e ofensivës ruse në qytetin ukrainas Avdiivka; si dhe (4) raportet e inteligjencës USA mbi planet e Kremlinit për të zhvilluar një armë hapësinore bërthamore.
Gjithësesi për deklaratën e Trump, mbështetësit republikanë në Mynih u munduan të shpjegonin pse “kandidati i tyre presidencial duhet të merret seriozisht, por jo fjalë për fjalë”, pasi mbështetja ushtarake e SHBA për Ukrainën, Poloninë dhe NATO-n u rrit gjatë administratës së Tij dhe se: “z. Trump thjesht dëshiron që evropianët të kontribuojnë më shumë në buxhetin mbrojtjes të Aleancës”.
Ndërsa për vdekjen e z. Navalny, gruaja e tij Julia (e cila ishte në Mynih për të folur në emër të tij) dha një përgjigje të guximshme: “duke akuzuar Putinin për vrasjen makabre të tij si dhe u zotua se diktatori Rus do të paguante për këtë akt kriminal”. Për më tepër, pjesëmarrës me ekperience në konferencën e Mynih-ut, e ndërlidhen këtë akt me deklaratën fillestare të luftës së Putinit ndaj Perëndimit (2022), duke shtuar se: “Ai, pra Putini mund ta kishte caktuar/ekzakt kohën e vrasjes së Navalny me Konferencën e Mynih-ut, për të dërguar nje mesazh të fortë ndaj perëndimit”.
Po ashtu, përtej dhe përfshi pushtimin Rus të Avdiivka-s, u diskutua domosdoshmëria e forcimit të kohezionit euratlantik si dhe e vijimit të mbështetjes së pakushtëzuar “deri në fitoren e jo vetëm Ukrainës”. Nga ana tjetër, kryetarët e shteteve ri-diskutuan edhe mbi: “nevojën kritike të ngritjes së sistemit të mbrojtjes Europiane (Berlin + i avancuar), projekt që gjithësesi nuk e konkuron por e komplementon fuqinë ushtarake të NATO-s, pavarësisht se kush është në pushtet në SHBA”. Thënë këtë, të gjithë janë koshient se investimet e BE për mbrojtjen, janë një projekt i shtrenjtë dhe afatgjatë që do të përfshijë ndoshta disa breza, pasi kurresesi nuk mund të realizohet nëpërmjet buxheteve një apo disa vjeçare.
Parë nga ky këndveshtrim, post-MSC – 2024, mbetet “e denuar të bëjë histori”, pasi, besoj se gjetjet dhe mesazhet e saj do të shërbejnë për të shkundur, zgjuar dhe zhvilluar një Leadership të fortë me vision dhe përgjegjshmëri e lartë, vullnet, solidaritet, projekte si dhe mbështete financiare për modernizimin aftësive ushtarake për tu përballjur me rreziqet konvencionale si dhe kërcënimet ndaj sigurisë, paqes, prosperitetit dhe stabilitetit demokratik përfshi/përtej hapësirësEuroatlantike.
Së katërti, në përmbledhje sa më lart mundet të nxjerrim si dhe të adresojmë edhe “tre mësime dhe mesazhe stretegjike”, reciprokisht për:
- NATO-n dhe BE: do duhet: “të forcojnë më tej kohezionin dhe besimin reciprok mes aleancave, vendeve dhe vlerave Euroatlantike duke mbështetur pa asnjë kompromis Ukrainën deri në fitoren ndaj Rusisë, por edhe për përmirësimin e fuqisë ushtarake (përfshi deterrence/aftësitë shkurajuese) në mbrojtje të tërësinë teritoriale të vendeve anëtare si dhe interesave gjeopolitike të NATO-s/BE-se” !
- Rajonin, gjetjet e Konferencës do duhet të shërbejnë si mesazhe Euro-Atlantike ndaj Beogradit zyrtar: “për të mos u (keq) përdorur për interesat e Moskës dhe axhenden e Putinit në Rajon; të mos e armatoset kot (pasi s’kërcenohet nga askush) deri në “dhëmb” (me Mig29, raketa, Tanke, Drone Rus, etj); të mos frymëzojë radikalet e tipit Dodik në Bosnjë dhe grupet kriminale në veriun e Kosovës, etj, si dhe: “të mos guxojë të kërcënojë me agresion ushtarak ndaj Kosovës; status-quonë gjeopolitike si dhe investimin e USA/NATO për paqen, stabilitetin e rajonit”!
- Në planin kombëtar: “RSh duhet që përveç të demostrojë solidaritet për të gjitha angazhimet dhe projektet e Aleancës Euroatlantike në interes të sigurisë kolektive (artikulli-5); në mbështetje të Ukrainës, por edhe për promovimin e peshës që mban RSh në stabilitetin demokratik, forcimin e partneritetit strategjik me ShBA/NATO si dhe për integrimin Euroatlatik të 6 vendeve të ballkanit përëndimor”. Po ashtu, RSh do të duhet të mbështes BE-në për zhvillimin e projekteve të përbashkëta ndaj të kërcënimeve asimetrike: “Terrorizmi, rreziqet kibernetike, konfliktet civile, ekstremizmi, krimi i organizuar, trafiqet e paligjshme, siguria e mjedisit, emergjencat civile, përballimin e krizës së refugjatëve etj”.
Me këtë rast, sigurisht duhet përshëndetur rritja e buxhetit të mbrojtjes 2 % GDP-së në 2024; organizimi në Tiranë i Konferencës së Paqes (28-29 Shkurt) dhe pjesëmarrjen e Presidentit Zelensky; përfundimin e Bazës (mbështetëse) Ajrore të NATO-s në Kuçovë; trajtimin e ushtarakëve; modernizimin e kapaciteteve për mbrojtjen si dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO-s. Gjithësesi, në krye të axhendës kombëtare, do duhet të mbetet: “përditësimi i mëtejshëm i Sistemit të Sigurisë, duke modernizuar konceptin, strukturat, kapacitetet, balancat e pushteteve si dhe kulturën euroatlantike të bashkëpunimit”.
Në këto përpjekje me interesa të larta kombëtare, nuk vlejnë as privatizimi i axhendës euroatlantike dhe as dashurisë për mëmedhenë, as gajasja cinike me “oponentët e pushtetit apo qoftë dhe me opozitën e bravave”, as shpërdorimi i Institucioneve Kushtetuese si infermeri (pa) shërimi nga sëmundja ballkanike e mbipushtetit, POR: “vetëm dashuria, nderimi dhe përulësia për vendin, vizioni, përkushtimi dhe përgjegjësia e lartë shtetërore ndaj interesave mbarë-kombëtare, besimi në vlerat demokratike si dhe “bekimi” nga/ndaj partneritetit strategjik me SHBA, NATO-s dhe BE”.
Së fundmi, por mbi të gjitha, shpresoj që gjetjet e kësaj Konference t’ju shërbejnë elitave mëndjehapura në USA/NATO/BE, etj: “për të punuar kundër rikthimit të gjakderdhjes shekullore”, duke ri-sjellë në kujtesë thirrjen ulëritëse: “njerëz qëndroni vigjilent, paqja, siguria dhe demokracia nuk janë dhurata të përjetshme”, si dhe mesazhin e mënçur të Ish-Presidentit, John Kennedy në hapjen së Konferencës së I-rë të Munih-ut, pra 61 vjet më parë: “t’i hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”! Thënë këtë duhet që të besojmë dhe promovojmë fortë se jo LUFTA por PAQJA mbetet misioni vetëm i njerëzimit si dhe i Ukrainës, lindjes së mesme, Ballkanit perëndimor si dhe në mbarë globin.
___________________________________________________________________________________________________
* Autori i këtij opinionit Gjeneral ® P. Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; dhe ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit, Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.