• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zelensky javën e ardhshme në Tiranë

22:34 : 22/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të vizitojë Tiranën më 27 shkurt dhe bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama do të organizojnë samitin për Ukrainën, që mbahet një ditë më pas.

Kryeministri Edi Rama, që ishte i pranishëm në Qendrën për Hapje dhe Dialog ku u hap ekspozita me 50 fotografi e titulluar “Ukraina, një krim lufte”, foli për rëndësinë e vizitës së udhëheqësit ukrainas dhe të samitit, ku do të marrin pjesë liderë të Evropës Juglindore.

“Kjo ekspozitë vjen në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë, vizitë e cila është nga njëra anë është një vizitë bilaterale. Por, nga ana tjetër është edhe një vizitë e cila do të kulmojë me një samit të vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën, ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh të kësaj zone të Evropës dhe ku presidenti Zelensky natyrisht është bashkë me ne si bashkëorganizatorë për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka, sipas meje, një rëndësi të posaçme”, tha Rama.

Rama tha se Shqipëria qëndron përkrah me Ukrainën, shtet që për pothuajse dy vjet po përballet me pushtimin e paprovokuar që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.

Rama tha se Shqipëria, së bashku me të gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të ndërtojnë së bashku një të ardhme ku çdo vend dhe çdo popull dhe çdo individ ka të drejtën e lirisë, edhe Ukraina ka të drejtën të jetojë si shtet i barabartë. Kryeministri nuk dha datë, por mësohet se presidenti i Ukrainës do të mbërrijë në Tiranë pasditen e 27 shkurtit, ndërsa samiti do të mbahet një ditë më pas më 28 shkurt. Ende nuk ka detaje se cilët liderë të Evropës Juglindore do të jenë pjesë e këtij samiti, ndërsa gjatë vizitës në Ankara të Turqisë ditë më parë, Rama tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan do t’i drejtohet samitit përmes një video-mesazhi.

Lexo edhe:

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

“Në samit edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që presidenti ka pranuar t’i adresohet samitit përmes një lidhjeje direkte nga zyra e tij, duke qenë se e ka të pamundur të jetë fizikisht”, u shpreh Rama gjatë vizitës në Turqi.

Mbajtjen e këtij samiti, Rama e njoftoi më 22 janar gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Shkup, pasi mori pjesë në një konferencë për planin e rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor me ndihmën e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, ekspozita që u hap në ambientet e Kryeministrisë shqiptare me 50 fotografi të titulluar “Ukraina, një krim lufte”, sjell dëshmi të agresionit rus mbi popullin ukrainas. Fotografitë janë pjesë e librit me të njëjtin titull të një grupi të fotoreporterëve nga e gjithë bota.

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe përgjatë dy vjetëve luftë ka ofruar ndihmë për Kievin./ REL

Etiketa: takimeTiranezelwensky

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tiranës i mungojnë çerdhet dhe kopshtet publike

19:32 : 18/09/2025
AKTUALITET

Merrte d*ogë me postë nga Spanja, arrestohet 20-vjeçri në Tiranë

10:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

Aksident te “21 dhjetori” në Tiranë, automjeti përmbyset në rrugë

11:56 : 17/09/2025
AKTUALITET

E rëndë në Kurbin, 30-vjeçari hidhet nga ballkoni

10:00 : 17/09/2025
AKTUALITET

Rama kërkoi shkarkimin e Veliajt, këshilltarët socialistë mbledhje në selinë rozë

08:39 : 17/09/2025
Para

"Ndryshimet ligjore ngrenë shqetësime"/ VOA: Si Rama injoroi BE-në për Zonat e Mbrojtura

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com