• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestohet ‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë

10:54 : 22/02/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Armando Sulejmani, ish-anëtari i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Çipuri”, është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Çipuri ishte shpallur në kërkim nga policia pasi siguronte makina të cilat janë përdorur për krime të ndryshme.

Armando Sulejmani nuk i është bindur urdhrit të policiës për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi.

Në momentin e arrestimit, ai ka qenë me makinë të vjedhur me targa të mbivendosura. Targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti.

Lexo edhe:

“Duhet kapur Çipuri”/ Shullazi-Tesi Bashos: 1 mln euro për Durim Bamin, ka për të bërë festë Policia

U arrestua me bujë dy javë më parë, lirohet nga burgu “Çipuri” i Vlorës

Gjithashtu u shpall në kërkim L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që qarkullonte me një automjet me targa të vjedhura, që mund të përdorej për kryerjen e ngjarjeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zëvendësimi”, për kapjen e këtij shtetasi dhe sekuestrimin e automjetit.

Gjatë operacionit, në Spitallë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin A. S., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap shtetasi A. S. dhe u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. 

Nga veprimet hetimore rezultoi se targat e automjetit tip “Mercedes Benz”, që drejtonte ky shtetas, ishin të vjedhura dhe i përkisnin një automjeti tip “Land Rover”, i vjedhur më datë 03.11.2023, në Tiranë. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit tip “Mercedes Benz”, janë gjetur targat origjinale të këtij automjeti.  

Në përfundim të veprimeve të para procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 48 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për vrasje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. Z., 26 vjeç, banues në Tiranë, pronar i automjetit që drejtonte 48-vjeçari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhjen e automjetit tip “Land Rover”.     

Automjeti tip “Mercedes Benz”, targat e tij dhe targat e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një kaçavidë dhe 3 celularë.”- njofton policia.

Kush është “Çipuri”, ish-anëtari i bandës së Gaxhait që i shpëtoi edhe një atentati në 2019

Në 17 shkurt të vitit 2019, Sulemani ka mbetur i plagosur nga një atentat në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Në ngjarjen ku u plagos “Çipuri” mbetën të vrarë kunati i tij Orest Rexho dhe shoku i tij Arjan Hasani. Të tre ndodheshin në një automjet, ndërsa ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një tjetër automjet. Ne atë kohë nga policia u konfirmua se objektiv ishte pikërisht Sulejmani.

Në lidhje me atentatin dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një histori hakmarrjeje që ka nisur vite më parë.

Në vitin 2002, Sulejmani është akuzuar për pjesëmarrje në vrasje, ku për këtë vepër penale u dënua me burg. Në shkurt të vitit 2019, Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

Etiketa: Armando Sulejmanicipuri\

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Duhet kapur Çipuri”/ Shullazi-Tesi Bashos: 1 mln euro për Durim Bamin, ka për të bërë festë Policia

08:26 : 20/05/2024
AKTUALITET

U arrestua me bujë dy javë më parë, lirohet nga burgu “Çipuri” i Vlorës

12:09 : 23/04/2024
AKTUALITET

Masa e sigurisë, lihet në qeli “Çipuri”: S’kam lidhje me vjedhjen e makinës

13:29 : 24/02/2024
AKTUALITET

Arrestimi i “Çipurit”/ Gazetari: Nëse bëhet i penduar i SPAK, atëherë Dumani duket si vjershë

23:53 : 22/02/2024
AKTUALITET

5 vrasjet e Vlorës, për drogën e Spanjës dhe Belgjikës

22:09 : 11/02/2024
AKTUALITET

Atentati me snajper në Vlorë/ Hakmarrje për krimet e reja të një bande të vjetër

21:15 : 14/01/2024
Para

Bardhi: I turpshëm ligji me Italinë! Cënon sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com