• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë e mundon Edi Ramën, të pathënat e asamblesë së PS-së

22:41 : 21/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Asambleja e sotme ishte fotokopje e asaj te Xibraku…”Kështu tregoi për Lapsi.al një socialist që mori pjesë në takimin e sotëm online. I çuditur po aq shumë sa kushdo tjetër që dëgjoi për mbledhjen e thirrur me nxitim nga Edi Rama, aii foli për përsëritje të mesazheve e porosive që Rama la dy javë më parë.

Atëhere pyetja që me të drejtë shtrohet në këtë rast është kjo: Çfarë i duhej Edi Ramës një asamble tjetër 10 ditë më pas? Gjithçka ngjan të jetë një lëvizje e sforcuar propagandistike një ditë pas protestës së opozitës, ku dukshëm kishte një pjesëmarrje të gjerë në shesh.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar pasi kishte përfunduar protesta e opozitës dhe darka e Ramës me Erdogan në Ankara, në grupet në WhatsApp të socialistëve mbërriti njoftimi i beftë për asamblenë e ditës së sotme bashkë me linkun për pjesëmarrje online. Të pranishëm fizikisht në selinë e PS ishin vetëm drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Për t’i dhënë më shumë kuptim dhe paketim si gjoja takim i rëndësishëm, Rama detyroi edhe njëherë drejtuesit e qarqeve të raportonin nga fillimi për gjendjen e partisë në zonat e tyre, për organizatat socialiste, për anëtarësimet e reja dhe zgjedhjet e brendshme.

Më pas doli vetë në selinë e PS para gazetarëve, jo rastësisht në orën 19:00 kur nisin edicionet informative të mbrëmjes, për të zaptuar gjithë ekranet me gjoja ngjarjen e madhe që po ndodhte në selinë rozë. Me zellin për t’i shërbyer pushtetit të tij, mediat i bënë pikërisht jehonën që Rama donte edhe pse në takimin e sotëm s’kishte as lajm, as ngjarje me rëndësi, asnjë element për t’u evidentuar.

Lexo edhe:

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

Asambleja e sajuar sot me shpejtësi si fotokopje e shëmtuar e asaj të 11 shkurtit te Xibraku tregon për të disatën herë atë që e kemi thënë e stërthënë me mijëra herë përgjatë kësaj dekade, se Partia Socialiste është shndërruar në një ndërmarrje private të Edi Ramës dhe oborrit të tij. Është një parti që nuk përfaqëson më as vlerat e së majtës e ku s’ka ngelur më asnjë grimcë demokracie e brendshme.

I zënë disi ngushtë nga protesta e opozitës, Edi Ramës i duhej me patjetër një ngjarje e re politike për t’i treguar opinionit publik se edhe ai është i mobilizuar, i duhej kjo shfaqje me asamble socialiste për të sfumuar disi jehonën e protestës së mbrëmshme në bulevard.

Dhe si në çdo rast që kopja është më e shëmtuar se origjinali, edhe asambleja e sotme pas darkës me Erdoganin në Ankara, ishte më e shëmtuar se ajo që pamë te Xibraku 10 ditë më parë, ku socialistët hynin e dilnin kokëulur duke pritur me veshët hapur çdo të thoshte Edi Rama për akuzat e rënda të Arben Ahmetajt. Pa folur ai i pari, nuk guxon dot njeri në PS as të mendojë me kokën e vet e jo më të shprehet publikisht./Lapsi

Etiketa: AsamblejaÇfarë e mundonEdi Ramapstë pathënatXibraka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Zbardhen emrat e anëtarëve socialistë për Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

14:12 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
Para

Champions/ Napoli shmang humbjen me Barcelonën, fitore e madhe e Portos ndaj Arsenal

TË GJITHA

Kroacia rrit pagën minimale në 1050 euro

20:32 : 29/10/2025

Ish-banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ përfundon në spital

20:20 : 29/10/2025

Tre vrasje në një ditë, ekspertët: Nevojë urgjente për kujdes të shtuar të shëndetit mendor

20:09 : 29/10/2025

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025

Uragani “Melissa” godet Xhamajkën dhe Haitin, 30 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

19:57 : 29/10/2025

Gjenden në bregun australian mesazhet në shishe të dy ushtarëve të Luftës së Parë Botërore

19:46 : 29/10/2025

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com