• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

O’Brien: Mali i Zi, partner i fuqishëm i NATO-s

21:14 : 19/02/2024
në RAJONI

Ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se Mali i Zi është një “partner i fuqishëm i NATO-s” dhe shprehu bindjen se Qeveria malazeze mund të nisë një integrim më të thellë evropian dhe transatlantik.

O’Brien u prit të hënën në Podgoricë nga kryeministri malazez, Millojko Spajiq. Paraprakisht, ai u takua edhe me prokurorin e lartë dhe special të Malit të Zi.

Jam i bindur për përkushtimin e Malit të Zi në rrugën evropiane. Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë, është një arritje e madhe e qeverive të fundit. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e qytetarëve”, tha O’Brien.

Më 27 janar, Kuvendi i Malit të Zi zgjodhi Millorad Markoviqin prokuror të lartë të shtetit – pesë vjet pasi kjo pozitë u mbajt nga ushtrues detyre. Komisioni Evropian e vlerësoi emërimin e tij si jetik për sundimin e ligjit. Spajiq tha se në fokus të bisedës së tij me zyrtarin amerikan ishte ekonomia. Ai tha se pret që ekonomia amerikane të jetë shumë më e interesuar për tregun malazez.

“Mali i Zi nuk mund të ecë përpara pa një ekonomi si ekonomia amerikane prej 25 trilionë eurosh. Ne i vlerësojmë miqtë tanë amerikanë që ishin vërtet shumë konstruktivë në lidhje me dialogun ekonomik malazezo-amerikan”, tha Spajiq.

Lexo edhe:

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas/ VIDEO

Ai tha se Mali i Zi ka përgatitur një plan prej rreth 90 reformash, të cilat do ta afrojnë atë me tregun e BE-së dhe shtoi se Uashingtoni po e ndjek atë.

O’Brien deklaroi se Bashkimi Evropian është duke përgatitur një paketë për Malin e Zi, e cila duhet t’i zvogëlojë kostot financiare, ta përshpejtojë transportin dhe ta lehtësojë punën e komunitetit të biznesit. Qeveria e Spajiqit u zgjodh tetorin e kaluar me mbështetjen e Lëvizjes së tij Evropa Tani, Demokratëve, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe, Frontit Demokratik pro-rus dhe partive kombëtare shqiptare.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mendon se një pjesë e Qeverisë në Mal të Zi është pro-ruse dhe pro-serbe dhe si reflekton kjo në integritetin e vendit si anëtar i NATO-s, O’Brien tha se Qeveria ka paraqitur disa qëllime – mes të cilave edhe rrugën evropiane – dhe se vendi do të mbetet partner i besueshëm i NATO-s.

“Nëse ka nevojë, ne do t’ia tërheqim vërtejtjen Qeverisë [malazeze]”, tha O’Brien.

Etiketa: mali i ziO’Brienuashingtoni

Lajme të lidhura

RAJONI

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

20:28 : 17/11/2025
AKTUALITET

Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas/ VIDEO

14:58 : 13/11/2025
RAJONI

Në Mal të Zi bie mbështetja për NATO-n

15:27 : 25/10/2025
RAJONI

Mali i Zi i dërgon notë verbale Ambasadës së Kosovës për të shtënat në kufi

15:31 : 29/09/2025
AKTUALITET

Keqpërdorimi i fondeve të BE, Parlamenti Europian vë “në lupë” Shqipërinë

08:15 : 19/09/2025
Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme në Mal të Zi, Vesna Medenica, dhe ish-kryetari i Budvës, Millo Bozhoviç
BOTA

SHBA shpall “non grata” dy ish-zyrtarë të Malit të Zi

17:53 : 10/09/2025
Para

BIRN: Pas sulmeve nga Irani, forcohet kuadri ligjor për sigurinë kibernetike

TË GJITHA

Horoskopi, 17 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:00 : 17/11/2025

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

22:50 : 17/11/2025

Si e kaloi “ylberin” Blendi Sulaj: Nga bizneset miliona euro te shitja fiktive e firmave e deri te “rroga” në shtet!

22:44 : 17/11/2025

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025

Skandal në Shkodër, efektivi i policisë dhunon të miturin brenda në mjetin e shërbimit (Video)

22:20 : 17/11/2025

“Rama e kanabizoi Shqipërinë me qëllim”/ Kërkesa për ekstradim, Ahmetaj: Duan të më eliminojnë

22:19 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com