• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi i ngadaltë i Kombinatit, gjysma e të prekurve nuk do të marrin banesë të re

13:26 : 18/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Rindërtimi rrezikon të kthehet në një proces të kushtueshëm për banorët e Kombinatit. Më shumë se gjysma e aplikantëve të prekur nga shkatërrimi i apartamenteve janë skualifikuar përfundimisht nga e drejta për të përfituar një shtëpi të re.

“Nga 1446 aplikime, vetëm 670 prej tyre janë përfitues”, – tha bashkia e Tiranës në një përgjigje me shkrim për Citizens Channel.

Arsyet kryesore të skualifikimit sipas bashkisë Tiranë lidhen me faktin se aplikuesit zotëronin më shumë se një banesë, kishin mangësi në dokumentacionet e aplikimit si dhe kur ekspertizat e bashkisë vërtetojnë se dëmet nuk kanë ardhur prej tërmetit të vitit 2019, por prej amortizimit të vetë banesave.

Kur jemi futur në vitin e pestë të rindërtimit, ky proces po shoqërohet ende me shumë paqartësi.

Në Kombinat, një ndër zonat më të prekura në Tiranë, vijon shembja e pallatave por banorët nuk e kanë të qartë se ku dhe kur do të mund të marrin një banesë të re.

Lexo edhe:

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP

“Pas gjashtë muajsh na thonë. Ikin gjashtë muaj, pas gjashtë muajsh të tjera dhe kështu u bë kjo punë, presim,”– shprehet një prej banorëve në Kombinat.

Të dhënat për numrin e familjeve që trajtohen me bonusin e qirasë po ashtu tregojnë se rindërtimi po ecën me ritme shumë të ngadalta.

Përgjatë këtyre katër viteve, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar 13 vendime për trajtimin me pagesë qiraje të familjeve të prekura nga tërmeti, prej të cilave kanë përftuar 1433 qytetarë. Sipas listë pagesës së muajit dhjetor të vitit 2023, rezultojnë përfitues të qirasë vetëm 1050 qytetarë. Pra, në katër vite është gjetur zgjidhje vetëm për 400 familje.

Banorët janë të pakënaqur edhe me shumën prej 18.000 lekësh që marrin si bonus, e cila është më pak se gjysma e qirave aktuale në kryeqytet.

Pavarësisht vështirësive me të cilat përballen familjet e prekura nga tërmeti, bashkia shprehet se procesi i rindërtimit “është zhvilluar në tre faza, në muajt shkurt 2020, korrik 2020 dhe dhjetor 2020”.

Ndarja e aplikimeve për rindërtimin kategorizohet sipas nivelit të dëmeve në DS1-DS3 (niveli më i ulët i dëmeve të shkaktuara në godina) dhe DS4-DS5 (niveli më i lartë i dëmeve të shkaktuara në godina).

Sipas të dhënave të përftuara me kërkesë për informacion pranë bashkisë Tiranë rezulton se për nivelin e dëmeve DS1-DS3 janë trajtuar 1137 aplikime, prej të cilave 978 janë shpallur fitues. Ndërsa për nivelin e dëmtimit DS4-DS5 nga 128 aplikime, 100 prej tyre janë shpallur fituese.

Në Kombinat 29 objekte janë shembur deri më tani si pasojë e tërmetit, ndërsa 12 të tjera presin ende të shemben.

Procesi i rindërtimit në Kombinat ka kaluar edhe nëpër procese gjyqësore. Një numër i konsiderueshëm i banorëve kanë hedhur në gjyq vendimet e Këshillit Bashkiak për të shembur pallatet e tyre, me pretendimin se niveli i dëmtimit ishte më i ulët seç tregonte akt-ekspertiza e kryer nga ekspertë të kontraktuar të bashkisë. Sot janë 80 çështje gjyqësore të hapura nga banorët kundrejt bashkisë Tiranë, ndërsa sipas avokatëve të disa prej banorëve, deri më tani janë anuluar 8 vendime shembjeje të banesave nga ana e këshillit bashkiak.

/Citizens Channel

Etiketa: i ngadaltëKombinatiRindertimitë prekurittermeti

Lajme të lidhura

BOTA

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

08:26 : 21/05/2025
AKTUALITET

Beteja mafioze për tenderin 1.7 mln euro të Rajlit/ Bashkia e Durrësit refuzon sërish KPP

17:34 : 20/05/2025
AKTUALITET

Xama: Premtimet e pambajtura, sukseset dhe dështimet e qeverisë “Rama”

21:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Bashkëpunimi me Ramën/ Kompania e vëllait të Agron Kapllanaj, 12.5 mln euro tendera nga rindërtimi

21:14 : 30/04/2025
BOTA

151 të plagosur nga tërmeti në Turqi, shkollat ​​në Stamboll mbyllen për dy ditë

09:05 : 24/04/2025
BOTA

Tërmeti në Turqi/ Me dorën që i dridhej, momenti kur moderatorja e CNN-it ndërpret intervistën (VIDEO)

13:13 : 23/04/2025
Para

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, krimi më i madh është heshtja e SPAK

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com