• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa status, mijëra punonjës të call-centerave kërkojnë njohjen e profesionit

15:45 : 18/02/2024
në AKTUALITET

Prej 12 ditësh, punonjësit e sektorit call-center pasi përfundojnë orarin e punës, ndërrojnë turnet pranë stendës së vendosur para Bibliotekës Kombëtare, për njohjen ligjore të profesionit.

Tavolina e vogël me lista emërorë mbledh pranë vetes çdo ditë qytetarë për të nënshkruar për miratimin e statusit për operatorin telefonik. Kjo nismë, e ndërmarrë nga Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë (SKOT) tenton të adresojë disa nga shqetësimet kryesore të këtij sektori, ku më kryesori mbetet njohja ligjërisht e profesionit.

“Problematika kryesore që ne hasim është se ky profesioni ynë nuk njihet ligjërisht. Të njihen sëmundjet profesionale. Të ulet mosha e pensionit, kemi parashtruar në status që të jetë me 20 vite punë në sektor, të kemi mundësi të dalim në pension të parakohshëm ose të bëhet një pension i posaçëm për këta që punojnë në sektor”,– shprehet për Citizens Channel, Ilir Xhemalaj nga SKOT.

Po ashtu, ata kërkojnë edhe njohjen e vjetërsisë së punës dhe pagesën në bazë të saj.

“Një operator i vjetër me 10 vite eksperiencë paguhet njëlloj me një operator që hyn sot në vendin e punës”,– sheh me shqetësim Xhemalaj.

Lexo edhe:

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

Mashtrim me call center/ Arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

Sektori i call-centerave ka qenë opsion premtues për shumë të rinj për tu punësuar gjatë studimeve të tyre. Mirëpo, pas pandemisë edhe ky sektor ka pësuar tkurrje si pasojë e emigrimit dhe ndryshimeve të preferencave sa i takon gjuhëve të huaja.

“Shumë të rinj kanë emigruar. Ata që kanë ngelur këtu janë kryesisht mosha pak më të mëdha. Ne si sektor punojmë në gjuhën italiane, 90%  dhe gjuha italiane është rrudhur, pra nuk ka më të rinj që mësojnë italishten. Janë vetëm ata breza, të cilët e kanë mësuar në njëfarë mënyre dhe ata breza janë që vazhdojnë punojnë. Nuk kemi prurje të reja të gjuhës italiane”,– tha Iliri Xhemalaj.

Që propozimi për miratimin e statusit të kalojë për diskutim në Kuvend, duhet që të mblidhen 20 mijë firma nga qytetarët.

“Pasi ne të mbledhim 20 mijë firmat, rruga që do të ndiqet është procedurë ligjore, pra do paraqitet në komisionet parlamentare dhe më pas do të çohet në parlament për miratim. Ne e dimë që rruga nuk është e lehtë, por jemi të vendosur ta çojmë përpara procesin dhe pastaj të shohim ditë pas dite, hap pas hapi për realizimin e këtij statusi”, -përfundon Xhemalaj.

Momentalisht ky sektor ka vetëm dy organizime punonjësish në formë sindikatash, sikurse SKOT dhe Sindikata e Punonjësve Post-Telekomit Shqiptar. Ndërsa është përballur me një sërë problematikash sikurse mos pagesa e festave zyrtare, shkelje të Kodit të Punës, si dhe presione nga kompanitë drejt punonjësve për shkak të përfshirjes në angazhim sindikal.

/Citizens Channel

Etiketa: call centermijëra punonjësnjohjen e profesionitstatus

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrim përmes “Call Center”-ave, GJKKO jep dënimin për Jusel Mici dhe Mendim Domin

11:12 : 18/06/2025
AKTUALITET

Mashtrim me call center/ Arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

09:39 : 04/06/2025
AKTUALITET

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës – EMRAT

11:46 : 14/05/2025
AKTUALITET

Kush është “boss-i” i Call Center-ave që dhunoi djalin e ish-deputetit në Lundër

19:29 : 26/04/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet një apartament i kthyer në Call Center, arrestohet organizatori

12:27 : 02/04/2025
Në foto: Ukrainasit e trafikuar
AKTUALITET

DËSHMITË/ Kush është karteli rus “Khirprom” që fshihet pas trafikimit të ukrainasve në Vlorë

14:46 : 05/03/2025
Para

“Foli dhe parketi”/ Donald Veshaj dhe Mario Deda në mbrojtje të vëllezërve, "kunja" ndaj njëri-tjetrit

TË GJITHA

Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Gjakovë

12:51 : 27/06/2025

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025

Roja gjendet i varur në pallatin ku punonte

12:40 : 27/06/2025

U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, dy të arrestuar në Fier/ EMRAT

12:16 : 27/06/2025

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025

Avokati i Popullit që pas 25 vitesh u bë avokaturë e modës

12:01 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com