• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë do të ndryshojë vdekja e Navalnyt dhe çfarë jo?

18:59 : 17/02/2024
në BOTA

Për më shumë se një dekadë, e sidomos që nga burgosja e tij më shumë se tre vjet më parë, Aleksei Navalny ishte një faktor i rëndësishëm për politikën e Kremlinit. Një kundërshtar i pakompromis, vizion i të cilit ishte një Rusi ndryshe nga ajo që udhëheq Vladimir Putin.

Vdekja e tij ndodhi në kohën kur kjo Rusi vazhdon të transformohet në një vend, ku zërat e pavarur nuk tolerohen dhe zgjedhjet kontrollohen rreptë, për të mbajtur larg çdo alternativë tjetër. Për më tepër, Rusia, tash e dy vjet, është e angazhuar në pushtimin e plotë të Ukrainës. Tani, me vdekjen e kritikut më të zëshëm të Kremlinit, a do të ndryshojë ndonjë gjë prej këtyre dhe, nëse po, në çfarë mënyre?

Gjëja e parë që duhet shikuar, është fushata për zgjedhjet presidenciale të 15-17 marsit – tashmë vetëm një muaj larg.

Marrë parasysh kontrollin e ngushtë të shtetit mbi politikën dhe median, Putin sigurisht se do të fitojë, por analistët thonë se Kremlini dëshiron që ai të fitojë me një diferencë që u tregon rusëve dhe botës se nuk ka alternativë. Kjo doli më shumë në pah kur Boris Nadezhdin – i vetmi kandidat i mundshëm, i cili është kundër luftës në Ukrainë – u ndalua të marrë pjesë në zgjedhje këtë muaj. Autoritetet e morën vendimin pasi një numër i madh rusësh gjetkë, u pa duke mbledhur nënshkrime për kandidaturën e tij. Putini dhe Kremlini mund të jenë trembur se ai mund të merrte një numër të konsiderueshëm votash.

Navalny, të cilit iu ndalua të sfidonte Putinin në zgjedhjet e fundit, më 2018, shprehu mbështetje për një iniciativë që u bën thirrje rusëve të paraqiten në qendrat e tyre të votimit në orën 12:00, në ditën e fundit të zgjedhjeve të ardhshme. Protesta u kodua si “Mesdita kundër Putinit”.

Lexo edhe:

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

Vetë Navalny, në disa raste, kishte thënë se kushtet e tmerrshme në burg dhe trajtimet e ashpra që i bënin, kishin për qëllim që ta vrisnin. Dhe, disa analistë dhe kritikë të Kremlinit e lidhin tani vdekjen e tij direkt me zgjedhjet në të cilat Putin – i cili ka qenë herë president, herë kryeministër që nga viti 1999 – pritet të sigurojë një mandat 6-vjeçar.

“Të martën dëgjova një audio-regjistrim të zërit të tij në një nga seancat e shumta gjyqësore, në të cilat ai ka marrë pjesë. Ishte zëri i një njeriu të gëzuar, energjik dhe të shëndetshëm”, tha Yekaterina Shulman.

“Kjo do të thotë se ai u vra. Ai u vra që të mos ndërhynte në fushatën zgjedhore. Kjo është ajo që qëndron në sipërfaqe dhe nuk mund të injorohet”, sipas saj.

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjat i naftës dhe aktivist opozitar rus, i cili jeton në mërgim, u bëri thirrje rusëve që ta shkruajnë emrin e Navalnyt në fletët e votimit kur të votojnë. Por, një akt i tillë, e sidomos protestat në rrugë për zgjedhjet, për fatin e Navalnyt ose për luftën në Ukrainë, paraqesin rrezik të madh për rusët.

“Në njërën anë, njerëzit tani do të kenë edhe më pak dëshirë për të votuar për Putinin; në anën tjetër, veprimi aktiv kundër [zgjedhjeve] do të bëhet edhe më i frikshëm”, shkroi analisti politik, Abbas Gallyamov, në Telegram.

“Një pikëpamje optimiste është se vdekja e Navalnyt mund të injektojë një jetë të re te Nadezhdini… dhe të lindë një lëvizje e vërtetë. Sipas një pikëpamjeje pesimiste, Nadezhdin do të heshtet, qoftë nga frika, qoftë me metoda më radikale dhe potencialisht të përhershme”, tha Samantha de Bendern, bashkëpunëtore në institutin britanik, Chatham House.

Në fakt, vdekja e një njeriu që simbolizonte opozitën ndaj zgjedhjeve jokonkurruese, mund të shërbejë vetëm për të rritur rrezikun e protestave për zgjedhje – ose për çdo gjë tjetër.

“Në një kohë, Navalny ishte i dobishëm për Rusinë, si shenjë se opozita ndaj Putinit tolerohej. Kjo dobi mori fund shumë kohë më parë”, tha Keir Giles, këshilltar i lartë në Chatham House.

“Tani, Rusia ka braktisur çdo pretendim se është diçka tjetër, pos një regjim represiv. Rusia është kthyer në zonën e saj të rehatisë historike, të vrasjes së kundërshtarëve brenda dhe jashtë vendit, pa u shqetësuar dhe pa u brengosur për dënimin ndërkombëtar”, shtoi Giles.

Navalny u bë kritik i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë dhe vdekja e tij duket se nuk ka gjasa të ketë ndonjë efekt në ndjekjen e qëllimeve të Kremlinit atje. Por, jehona jashtë vendit mund të luajë rol të madh në vazhdimin e mbështetjes perëndimore për mbrojtjen e Ukrainës. Cilido qoftë shkaku i vdekjes së Navalnyt, ai përbën një sfidë për Putinin dhe shtetin, sipas Tatyana Stanovayas, eksperte për Kremlinin dhe analiste në Qendrën Carnegie.

“Navalny ishte një figurë e rëndësishme dhe historike, që mishëronte një qëndrim të palëkundur politik kundër Putinit dhe përfaqësonte alternativën më të rëndësishme ndaj regjimit të Putinit. Fama e tij e pakrahasueshme, rëndësia që kishte tek elitat dhe përfshirja në politikën e brendshme e dalluan atë nga çdo figurë tjetër opozitare”, shkroi ajo në X.

“Dhe kjo krijon një problem të madh politik për regjimin – atij do t’i duhet të merret me trashëgiminë e Navalnyt”, sipas saj.

Por, mënyra se si Kremlini do të përpiqet ta trajtojë këtë sfidë, nuk është vështirë të parashikohet, shtoi ajo.

“Nuk kam dyshim se shumë shpejt do të jemi dëshmitarë të një vale të madhe represionesh e bastisjesh”, tha Stanovaya.

Vëzhgues të shumtë thanë se, pa marrë parasysh nëse vdekja e Navalnyt do të sjellë ndonjë ndryshim ose jo, ajo është një nga shenjat më të errët të një kohe të errët.

“Navalny po luftonte për një Rusi të bukur të së ardhmes dhe u dërmua nga Rusia e tmerrshme e së shkuarës dhe tashmes. Një e ardhme për këtë Rusi ekziston vetëm për një njeri – Putinin”, tha Alena Epifanova, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë. “Ai është gati të vrasë këdo që i del në rrugë. Sot e dëshmoi sërish”./ REL

Etiketa: NavalnyRusi

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
BOTA

A janë satelitët spiunë të Kinës jetikë për inteligjencën e dobësuar hapësinore të Rusisë?

08:42 : 21/10/2025
AKTUALITET

Microsoft: Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25%

15:26 : 17/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
Para

"McGonigal", Berisha: I them Edi Ramës, forcë në botë nuk ka që të mbyllë dosjen

TË GJITHA

Çantën plot me drogë do e trafikonin drejt Greqisë/ Një i arrestuar dhe një në kërkim në Korçë (EMRI)

09:29 : 26/10/2025

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com