• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Senati në Itali miraton marrëveshjen Rama-Meloni për sjelljen e refugjatëve në Shqipëri

12:41 : 15/02/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Seanti italian ka miratuar këtë të enjte marrëveshjen e nënshkruar nëntorin e vitit të kaluar në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes italiane Gergia Meloni, duke i hapur rrugë strehimit në vendin tonë të mijëra refugjatëve nga vendet e Afrikës që kapen në brigjet italiane.

Marrëveshja është miratuar me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim, teksa tashmë mbetet vetëm zbatimi i projektit.  Më herët ratifikimi i marrëveshjes është miratuar dhe nga Dhoma e Deputetëve në Itali me 155 vota pro, 115 kundër dhe dy apstenime.

Marrëveshja “Rama-Meloni” është kundërshtuar fort nga opozita në Itali, të cilët e kanë konsideruar si një propagandë të kryeministres italiane, pasi do të shpenzohen 650 milionë euro për ngritjen e dy kampeve në Shqipëri, ndërkohë që në Itali janë shpenzuar vetëm 52 milionë euro për ngritjen e 10 qendrave strehimi për refugjatë.

Po ashtu, marrëveshja Rama-Meloni është kundërshtuar dhe nga opozita në Shqipëri, duke depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit votoi me shumicë 5 me 4 në favor të Ramës, duke e konsideruar si në përputhje me Kushtetutën paktin e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë.

30 deputetë të opozitës që kishin depozituar padinë, e konsideronin marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Po ashtu, edhe ekspertët vendas dhe të huaj janë shprehur skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

Lexo edhe:

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, për refugjatët burra dhe të rinj (pasi gratë dhe të miturit qëndrojnë në Itali) që kapen në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane.

Në kampin e parë pritet të bëhet verifikimi i të dhënave personale të refugjatëve, ndërsa në të dytën, ata duhet të qëndrojnë deri në përfundim të procedurave për azil. Të dy kampet parashikohet të jenë nën juridiksionin italian dhe ndërtimi dhe funksionimi i tyre do mbulohet financiarisht nga pala italiane. Gjithashtu, është planifikuar dhe një burg në Gjadër që do të kushtojë 25 milion euro për pesë vite dhe do të ketë hapësira për 20 të burgosur.

Marrëveshja parashikon sjelljen në Shqipëri të 3 mijë refugjatëve në muaj, 36 mijë refugjatëve në vit, teksa është nënshkruar për 5 vite, me mundësi zgjatjen më tej me miratimin e të dy palëve.

Vlen të theksohet fakti se marrëveshja u nënshkrua në “terr” të plotë, ku madje fillimisht as deputetët socialistë nuk ia kishin idenë se për çfarë bëhej fjalë, ndërsa shqiptarët si gjithmonë nuk i pyeti askush rreth shqetësimeve se kjo nismë do nxiste trafikimin e qenieve njerësore, apo do të krijonte probleme serioze me sigurinë pasi mes refugjatëve mund të ketë edhe individë me qëllime terroriste.

Kujtojmë se fillimisht për vendet e BE-së, ishte çuarje e refugjatëve në Ruana, por pasi u rrëzua kjo pistë Rama iu përgjigj menjëherë me një “PO” homologes italiane Meloni. Pra, Shqipëria pasi ka mbushur kapanonet e azilantëve në vendet e BE-së me njerëzit e saj, vetëofrohet për të ngritur kampe për pritjen e refugjatëve nga vendet e “botës së tretë”.

Qëllimi i marrëveshjes Rama-Meloni është ndalja e flukseve të emigracionit në Itali, por ka ngritur shqetësim për shkeljen e të drejtave të njeriut. Këtë shqetësim e shprehu edhe komisionerja për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

Etiketa: ItalimarreveshjaRama-Melonirefugjatetsenati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Ndërroi jetë në rrethana misterioze, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar në Itali

19:57 : 29/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ E rëndë në Itali, 67-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës

15:17 : 29/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Të shpallur në kërkim si pjesë e një organizate në Itali, arrestohen dy vëllezër në Durrës

10:11 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndjekje spektakolare në Itali, arrestohet 31-vjeçari shqiptar me makinë të vjedhur në Zvicër

12:08 : 27/10/2025
Para

Kryeministri australian i propozon për martesë partneres së tij

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com