• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush i përdori si fasadë krerët e Drejtësisë në takimet e Blinken

18:13 : 15/02/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Detaji më i rëndësishëm që parapriu vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Shqipëri, ishte lajmi se ai do të takohej me kreun e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani.

Takimet shtetërore, dhe sidomos ato me autoritetet amerikane, kanë një protokoll strikt. Presidenti pritet nga Presidenti, Ministri i Jashtëm nga homologu i tij dhe Prokurori i Përgjithshëm nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit pritës, e kështu me radhë.

Ndaj, një takim i mundshëm i Sekretarit Amerikan të Shtetit (Ministër i Jashtëm) me kreun e një strukture hetimore në Shqipëri, natyrisht që përbënte një rast të veçantë përjashtimor nga Protokolli.

Prej një jave, media të caktuara në Shqipëri, shpërndanin në mënyrë “ekskluzive” të dhëna mbi takimin e mundshëm Blinken-Dumani.

Lexo edhe:

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Këto media, të rreshtuara shumë pranë qeverisë dhe që i bënin “fresk” pa fund ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, linin të kuptohej se po takoheshin dy njerëz, të cilët kanë diktuar në një farë mase fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha-njëri e shpalli non grata, tjetri e vendosi në masë sigurimi “arrest në shtëpi”, në një hetim penal tejet të sforcuar.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në axhendën e bërë publike para takimit, nuk përmendte asnjë takim të Blinken me Dumanin.

Ndërsa ish-ambasadorja Yuri Kim, e cila tashmë ka një pozocion nënsekretare në Departamentin e Shtetit, në një komunikim publik para takimit, la të kuptohej se mund të kishte një takim, pasi ajo e lidhte vizitën e Sekretarit të Shtetit, ndër të tjera, edhe me rezultatet e Reformës në Drejtësi.

Mesditën e së Enjtes, pasi Blinken kishte përfunduar takimin me kreun e Shtetit, Bajram Begaj, u shpërnda sërish lajmi me “burime nga ambasada”, se Sekretari Amerikan do të takohej me krerët e drejtësisë në Shqipëri.

Vijonte të ishte e paqartë se për çfarë arsye duhej i gjithë ky konspiracion, kur axhenda e Blinkenit ishte bërë publike në Uashington.

Por çfarë ndodhi realisht? Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, së bashku me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kryegjyqtaren Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ishin pjesë e spektatorëve gjatë një takimi publik të Blinken dhe Ramës, me të rinjtë që përfitojnë programe të ndryshme nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

“Boldnews.al” mëson se krerët e institucioneve të drejtësisë janë njoftuar një ditë më parë nga Ambasada, ku u është thënë që “të rrinë në gatishmëri, pasi mund të jenë pjesë e takimeve të Sekretarit Blinken”.

Një ftesë e tillë është grishëse për këdo zyrtar në botë, edhe në vendet e zhvilluara e të fuqishme. Ndaj, krerët e drejtësisë, kanë pranuar me dëshirë dhe kënaqësi këtë ftesë të ardhura nga ambasada, por të pakonfirmuar zyrtarisht.

Kanë pritur për orë të tëra, derisa dikush nga ambasada amerikane në Tiranë i ka telefonuar sërish dhe u ka thënë që të bëhen gati për të qenë të pranishëm tek takimi tek ish-Piramida.

Ajo që ndodhi në fund ishte thjesht një formalitet i rëndomtë. Blinken, siç e kishte të parashikuar në axhendën e tij të paracaktuar ndoshta muaj më parë, nuk zhvilloi asnjë takim me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë.

Por, nuk mbaron këtu “loja e shëmtuar”. Sërish në media të caktuara shpërndahen informacione nga “burime në kushte anonimati” për takim të Blinken me Dumanin në korridor.

Dhe fantazia shkon më tej, kur një shtrëngim i thjeshtë duarsh disa-sekondësh shndërrohet në një fjalim të gjatë e të gjerë: “Një prej pjesëmarrësve në këtë takim në kushte anonimati, konfirmoi se Blinken në emër të SHBA-ve u ka dhënë mbështetje të plotë zyrtarëve të lartë të drejtësisë për të ecur përpara në goditjen dhe ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion e krim të organizuar….”.

Në fund të fundit, nuk ka asnjë problem nëse Blinken nuk takohet me zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbështetje absolute për Reformën në Drejtësi dhe SPAK-un në veçanti. Ndaj, afrimiteti i tyre me këtë strukturë nuk vlerësohet tek takimet disa-sekondëshe në Tiranë.

Por, siç duket, një dorë në hije ka qenë e interesuar që të krijohej një takim, sado i vogël, sado jo-protokollar, mes Shefit të Diplomacisë Amerikane dhe krerëve të Drejtësisë së Re në Shqipëri.

Një dorë që e konsideron si “medalje personale” Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Një dorë që do të tregojë se, edhe pse tashmë ka ikur nga Shqipëria, e ka në dorë këtë vend të vogël dhe mund të vijojë t’i trajtojë krerët shtetërorë të këtij vendi si pjesë e guvernatit që ka aplikuar përsa kohë ishte me zyrë në Tiranë.

Etiketa: ALTIN DUMANIAnthony BlinkenArtur MetaniEdi RamaHolta Zaçajreforme ne drejtesisokol sadushispaktakimvizite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Skenë filmi”/ Një marrëveshje verbale e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

19:56 : 02/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me fondet e IPARD/ Berisha: Dumani e mban dosjen të bllokuar me urdhër të Ramës

13:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Dumani do quhet Altin Troplini, mbajti për 22 ditë fletë arrestet për kartelin e drogës

10:25 : 02/06/2025
Para

Yuri Kim si në kohët e vjetra, ‘shkrihet’ me batutën e Ramës

TË GJITHA

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com