• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjyqi i parë penal ndaj Trumpit nis muajin e ardhshëm

19:34 : 15/02/2024
në BOTA

Një gjykatëse në Nju Jork e ka refuzuar të enjten kërkesën e Donald Trumpit për ta hedhur poshtë aktakuzën kundër tij në lidhje me pagimin e një ylli të pornografisë për të heshtur, duke i hapur rrugën gjykimit penal të një ish-presidenti amerikan për herë të parë në histori.

Gjykatësja Juan Merchan e caktoi 25 marsin si datë për fillimin e rastit – i cili është njëri nga katër rastet penale me të cilat po përballet Trumpi, në një kohë kur ai është duke luftuar për t’u nominuar kandidat për president nga republikanët për ta sfiduar presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e 5 nëntorit. Trump i kishte kërkuar Merchanit ta hidhte poshtë aktakuzën 34-faqeshe, ku ai akuzohet se i kishte falsifikuar regjistrat e biznesit për ta mbuluar një pagesë 130.000 dollarë që ia kishte bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, para zgjedhjeve të vitit 2016.

Por, Merchanit iu deshën më pak se 10 minuta për ta hedhur poshtë kërkesën e tij dhe për ta konfirmuar 25 marsin si datë të fillimit të gjyqit ndaj tij. Pas seancës dëgjimore, Trumpi i përsëriti pretendimet se ky rast është i motivuar politikisht.

“Ata nuk do ta kishin sjellë këtë rast përveç faktit se unë jam duke garuar për president dhe po kam sukses”, tha Trump në korridorin e gjykatës.

Aktakuza ka të bëjë me dyshimet që rrodhën nga pagesat e bëra gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016 për t’i heshtur pretendimet e Stormy Daniels se Trump kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore me të. Trumpi i ka mohuar akuzat. Secila akuzë dënohet me deri në katër vjet burgim, megjithëse nuk është e qartë nëse Trump do të dënohej me burgim.

Lexo edhe:

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Akuzat janë të lidhura me një seri çeqesh që i janë shkruar avokatit të tij, Michael Cohen, për ta rimbursuar atë për rolin e tij në komunikimet me yllin e pornografisë Daniels. Daniels pretendon se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Trumpin në vitin 2006, jo shumë pasi Melania Trump lindi djalin e tyre, Barronin. Këto pagesa u regjistruan në dokumente të ndryshme të brendshme të kompanisë dhe prokurorët e kanë akuzuar Trumpin për falsifikim të regjistrave biznesore. Ky gjykim do të nisë para tri rasteve të tjera penale me të cilat përballet Trumpi.

Ndaj Trumpit janë ngritur edhe tri aktakuza, në të cilat ai akuzohet në Xhorxhia dhe Uashington se u përpoq ta zhbënte humbjen në zgjedhjet e vitit 2020. Në Florida për mbajtjen e jashtëligjshme të dokumenteve të klasifikuara./ REL

Etiketa: ish-presidentTrumpXhorxhia

Lajme të lidhura

BOTA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025
BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

SHBA tentoi ta joshë pilotin e Maduros, ja sa ka shkuar shpërblimi për kapjen e presidentit venezuelian

13:16 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
Para

Zvicër: 23% më shumë kërkesa për azil gjatë 2023-ës

TË GJITHA

Nga mineralet e rralla te TikTok-u/ Të gjitha temat e prekura mes Xi Jinping dhe Trump

18:14 : 30/10/2025

Me skenarë në duar, publikohen pamjet nga përgatitjet e filmit të Luizit dhe Kiarës

18:09 : 30/10/2025

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025

Zyrtarja e “Bankers Petroleum” me cigare në dorë zgërdhihet duke parë nga lart naftëtarët e varfër që protestojnë

17:54 : 30/10/2025

Aksident i rëndë në Korçë, humb jetën këmbësori

17:52 : 30/10/2025

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com