Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pasi takoi kreun e shtetit Bajram Begaj, zhvilloi një takim me një grup të rinj, në prani të kryeministrit Edi Rama, tek godina e Piramidës, ku mbajti dhe një fjalim.
Gjatë fjalës së tij, ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë, ndërsa ka vlerësuar edhe kryeministrin Edi Rama. Me fjalë propaganduese, ai e konsideroi Ramën si një udhëheqës të shkëlqyer që përballon vështirësitë dhe kryeministër të mirë.
Ndër të tjera, ai u shpreh se është krenar për partneritetin Shqipëri-SHBA në mikpritjen e afganëve që u larguan nga Afganistani pasi pushtetin e morën talibanët. Blinken tha dhe se në shekullin e ri, Shqipëria do të jetë përkrahë Amerikës si një aleatë për të ndërtuar një botë më të sigurt.
“Mirëdita të gjithëve ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në vendin e Shqiponjave e ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë në këtë dhomën dhe çdo dhomë tjetër që kam qenë në Tiranë nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve është një moment i rëndësishëm, falënderoj Devid Wisner që po drejton aktivitete e ambasadës së HSBA-së dhe sidomos Edin, z kryeministër jam shumë i lumtur, ju si kryetra bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë drita të bukura.
Jam mirënjohës për partneritetin e jashtëzakonshëm që kemi. Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer por kryeministër i mirë. Këto vitet e fundit çdo vështirësi që keni pasur zoti kryeministër ka qenë pranë nesh dhe i keni përballuar këto vështirësi me ne.
Kanë thënë se kjo ndërtesë (Piramidën e Tiranës) tregon rrugën e Shqipërisë që në fundi i luftës së ftohtë. Ndërtesa iu kushtua një diktatori që i çoi shqiptarët në kampet e përqëndrimit dhe përfaqëson të kaluarën. Në atë kohë e vetmja marrëdhënia mes vendeve tona ishte zëri në zërin e Amerikës. Por sot ky vend është mbushur me dritë… Shqiptarët mësojnë si të jetojnë me SHBA. Kjo ndërtesë u investua me investimet e fondit shqiptar amerikan. Nëpër rrugë pashë energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me perëndimin dhe botën.
Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në New York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin.
Të rinjtë kanë rol thelbësor për të ndryshuar Shqipërinë. Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane, kjo tregon bujarinë e shqiptarëve. Isha në ambasadën tonë dhe u takova me disa familje afgane, që presin të shkojnë në SHBA, rrugëtimi i tyre nuk do ishte i mundur pa Shqipërinë. Mënyra se si po i prisni është e fuqishme,
Disa prej jush keni mirëpritur familjet afgane dhe kjo tregon bujarinë e shqiptarëve dhe mirëpritjen. Nuk është vetëm fakti që ju po i prisni ato me krahët hapur por edhe mënyra sesi po i mirëprisni ata. Dua t’ju them se ishte emocionuese për mua që mes refugjatëve afganë ishin 2 prindër burrë e grua që kishin 5 fëmijë dhe secili prej këtyre 5 fëmijëve ishin numër një të klasat e tyre. Por kur talibanët erdhën në fuqi, vajzat nuk mund të shkonin në shkollë. Sidoqoftë ata u përpoqën të gjenin mënyra për t’u dhënë mësim vajzave të tyre. Ato teksa kanë qenë në Shqipëri, kanë mësuar anglisht në mënyrë fluente. Një nga motrat do të jetë në sektorin e modës, tjetra në sektorin e biznesit. Unë u dhashë ide që të mund të punojnë në biznesin e tyre për modën. Mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e tyre, shpresë që ua hoqën talibanët po iu ringjall pasi erdhën në Shqipëri. Jam krenar për partneritetin tonë për të ndihmuar afganët.
Vitet e fundit kam udhëtuar në mbarë botën dhe kudo në çdo vend ka një person që ka një ide për të zgjidhur diçka. Sa më shumë të shkëmbejmë idetë dhe përvojën tonë, aq më të mire do të jemi. SHBA dhe Shqipëria lidhën marrëdhëniet diplomatike rreth 100 vite më parë dhe në shekullin që vjen do ta bëjmë botën më mirë më stabël për të gjithë. Për gjysmën e kësaj periudhe këto marrëdhënie diplomatike nuk ekzistonin, por sot jam shumë i bindur se shekulli i ri, shekulli që vjen, vendet tona do e bëjnë botën një vend më të sigurt. Ju do jeni ata që do e bëjnë këtë. Jam shumë mirënjohës për rolin dhe kontributin tuaj. Dhe shpresoj shumë se edhe në të ardhmen do kemi kontributin tuaj”,-tha sekretari Antony Blinken.