• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dinari sprovon marrëdhëniet Kosovë-SHBA

17:44 : 14/02/2024
në RAJONI

Rreziku i prishjes së partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-së shqetësoi një pjesë të opinionit publik, që marrëdhëniet mes dy vendeve i konsideron si “ekzistenciale”.

“Kush nuk e kupton këtë, nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve”, tha Avdullah Hoti, deputet i opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarë të Qeverisë, megjithatë, bënë përpjekje t’i ulin shqetësimet, duke këmbëngulur se ata “konsultohen dhe koordinohen me aleatët”. Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova “nuk ka partner, aleat dhe mik të rëndësishëm sikurse SHBA-ja”. Reagimet u bënë një ditë pasi ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, tha se SHBA-ja “është shumë e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit serb” në Kosovë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se Kosova duhet të tërhiqet nga ky vendim që “e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me SHBA-në”. Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse po e konsideron zmbrapsjen, ashtu siç e kërkoi O’Brien. Por, kryeministri Albin Kurti, duke folur të mërkurën në një ngjarje në Prizren, tha se Banka Qendrore e Kosovës e ka prezantuar tashmë planin e saj për zbatimin e rregullores. Plani prej 10 pikësh parasheh, mes tjerash, lehtësimin e kushteve për hapjen e llogarive bankare dhe pezullimin e përkohshëm të tarifës së BQK-së për hapje të degëve të bankave.

Qeveria “nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura shtetërore, sikurse që është Banka Qendrore e Kosovës”, tha Kurti dhe shtoi se partneriteti i Kosovës me SHBA-në nuk është në rrezik.

“Republika e Kosovës nuk ka partner, aleat dhe mik të rëndësishëm sikurse Shtetet e Bashkuara. Kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj unë si kryeministër i Kosovës”, tha ai.

Lexo edhe:

BE fton në takim Kosovën dhe Serbinë për dinarin, kritika Besnik Bislimit

Grenell përfshihet në çështjen e dinarit

Për Ariana Musliu Shoshin, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, partneriteti me SHBA-në nuk bën të lëkundet assesi. Sipas saj, ky partneritet është shumë më i vlefshëm se çdo vendim për çfarëdo të drejte të Kosovës.

“… sepse, vetëm në partneritet me SHBA-në, ne mund të arrijmë ta fuqizojmë subjektivitetin ndërkombëtar, por edhe politikën e brendshme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Musliu Shoshi shton se askush prej aleatëve të Kosovës, përfshirë SHBA-në, nuk ka deklaruar se Kosova nuk ka të drejtë të marrë vendime që janë në përputhje me ligjin, porse për të gjetur zbatim, “ato duhet të jenë të koordinuara me aleatët”. Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu në opozitë, tha se deklarimet e ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, O’Brien, duhet të merren me shumë shqetësim.

“Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë, nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve. Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim që t’i mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme”, shkroi Hoti në një postim në Facebook.

“Veprimet e Qeverisë [së Kosovës] duhet të jenë në harmoni me qëndrimet e aleatëve të saj ndërkombëtarë”, këmbënguli edhe deputetja tjetër opozitare, Time Kadrijaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Derisa përfaqësuesit e opozitës nuk e thonë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse Qeveria duhet ta tërheqë vendimin ose jo, disa analistë janë më të prerë – “Qeveria e Kosovës duhet të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendimi për ndalimin e dinarit”, thotë Agon Maliqi për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij, deklaratat e O’Brienit përmbajnë “tone kërcënuese” dhe “shoqërohen me një lloj zhgënjimi” me kryeministrin Kurti.

“[Tërheqja] mund të jetë problematike në aspektin e brendshëm, pra për ta arsyetuar këtë gjë, por mendoj se me vullnet politik ka hapësirë për tërheqje nga ky vendim”, thotë Maliqi.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdesshme me mënyrën se si i ndërton raportet me një partner strategjik, siç është SHBA-ja. David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, nuk e përjashton mundësinë që SHBA-ja të vendosë sanksione kundër Kosovës, por thekson se “nuk do të shkojë aq larg dhe, thjesht, ta ndërpresë marrëdhënien me Kosovën”. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se Kosova do të duhej ta shtynte sa më shumë që është e mundur zbatimin e vendimit për dinarin, ose ta revokonte tërësisht.

“Amerikanët nuk duan që Kurti të bëjë gjëra që nxisin bela në një rajon, që Perëndimi e do vërtet të qetë, derisa merret me gjithçka tjetër që po ndodh në botë”, thotë Kanin.

Veprimet e Kurtit, sipas tij, “e ndihmojnë Serbinë” dhe “bëjnë që të gjithë të harrojnë për Banjskën” – fshatin në veri të Kosovës, ku një grup i serbëve të Kosovës sulmoi policinë e Kosovës në shtator të vitit të kaluar, duke vrarë një polic. Kanin thotë se SHBA-ja, me mbështetjen e së cilës Kosova shpalli pavarësinë 16 vjet më parë, “është mbrojtëse e Kosovës”. Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë. Por, për vite me radhë, dinarët arritën në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviçit, në veri të Kosovës. Ato para, pastaj, i transportonte kompania për transport të parave “Henderson”. Disa ia vunë fajin Doganës së Kosovës që e ka lejuar një praktikë të tillë, pasi që BQK-ja është institucioni i vetëm i autorizuar për import dhe eksport të euros dhe valutave të tjera në Kosovë. Kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e përmendi integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores./ REL

Etiketa: dinarkosove-shba

Lajme të lidhura

RAJONI

BE fton në takim Kosovën dhe Serbinë për dinarin, kritika Besnik Bislimit

19:53 : 22/02/2024
RAJONI

Grenell përfshihet në çështjen e dinarit

21:46 : 04/02/2024
RAJONI

OSBE për mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe vendimin për dinarin

20:35 : 04/02/2024
RAJONI

Kosova heq nga qarkullimi dinarin: Pagesat do të kryhen vetëm me euro

10:31 : 18/01/2024
Para

E mitura përfundoi në spital pas përdhunimit, del EMRI i 31-vjeçarit të arrestuar

TË GJITHA

Përfundon numërimi i votave në Fushë-Arrëz, fiton PD-ja

07:49 : 12/05/2025

Përfundon numërimi në Bashkinë e Kolonjës, ja si ndahen votat

07:35 : 12/05/2025

Si ndahen mandatet për sicilin Qark deri më tani

07:13 : 12/05/2025

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com