• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Shqipëria në krye të listës për mungesën e transparencës

14:10 : 13/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një dalje për mediat, sulmoi ashpër qeverinë Rama për korrupsion. Ai tha se shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin, më shumë se kudo tjetër.

Meta shprehet se është korrupsioni arsyeja e varfërisë, falimentimit të bujqësisë, shfarosjes së blegtorisë, degradimit të arsimit dhe thellimit të injorancës.

Ai shton se Shqipëria është renditur së fundmi në krye të listës për mungesën e transparencës dhe publikimit të dokumentave zyrtare.

Më tej Meta shprehet se Partia e Lirisë propozoi 11 amendamente për heqjen dhe uljen e një sërë taksash dhe tarifash vendore në Bashkinë e Tiranës, nga të cilat qytetarët dhe bizneset do të përfitonin 50 milion euro në vit, por që arbirtrarisht ato u rrëzuan pasi interesi i Erion Veliaj nuk është tek interesi qytetar por tek vjedhja nëpërmjet inceneratorit fantazmë të Tiranës, ku është edhe pronari faktik i saj, sipas vetë ish-Zv/Kryeministrit.

Lexo edhe:

“11 Maji”/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

Braktisja e fermerëve/ PL: Mundin dhe djersën e tyre qeveria e kanë hedhur në rrugë

Deklarata e Metës:

Korrupsioni i shfrenuar dhe skizofrenik është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”.

Korrupsioni është pjesë e axhendës së qëllimshme antikombëtare të shpopullimit të Qeverisë që premtoi 300 mijë vende të reja pune por detyroi mbi 700 mijë shqiptarë të ikin nga sytë-këmbët nga vendi më i varfër i rajonit, por me koston më të shtrenjtë të jetesës.

Është korrupsioni arsyeja pse 67% e popullsisë mbijeton sot në varfëri, me paga dhe pensione qesharake, me të cilat nuk përballohen dot taksat dhe çmimet stratosferike të ushqimeve dhe barnave.

Është korrupsioni arsyeja e falimentimit të bujqësisë, shfarosjes së blegtorisë, degradimit të arsimit dhe thellimit të injorancës.

Ku ka korrupsion, nuk ka transparence dhe as llogaridhënie! Ato ecin paralelisht!

Është kjo arsyeja pse Shqipëria, kampione në rajon dhe në kontinent për vjedhjet qeveritare dhe rryshfetin është renditur së fundmi në krye të listës edhe për mungesën e transparencës dhe publikimit të dokumentave zyrtare.

Ndaj nuk ka asnjë surprizë nga rezultatet e pritshme negative të Indeksit të Hapjes Rajonale për transparencën dhe publikimin e dokumentave zyrtare, që e renditin Shqipërinë me 24.8 pikë, larg Maqedonisë së Veriut me 27.4 pikë, Kosovës me 34.2 pikë, Malit të Zi me 36.5 pikë dhe Serbisë me 50.2 pikë.

As nuk çuditemi nga fakti që mes ministrive që refuzojnë transparencën, kampione do të ishte Ministria e Shëndetësisë që rezulton se nuk ka bërë publike asnjë vendim.

Është i gjithëpranuar fakti se shëndetësia falas ka qenë dhe mbetet një nga mashtrimet më të mëdha dhe të pabesa të “Rilindjes”, ku 10 vite në pushtet i vetmi rekord i arritur është që shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin më shumë se të gjithë në Europën.

Ky hendek i madh i Qeverisë me transparencën, i jep edhe më shumë shtysë vendosmërisë së Partisë së Lirisë në luftën kundërr korrupsionit dhe rikthimit të nevojës ulëritëse për transparencë dhe llogaridhënie, si shtylla kryesore të demokracisë.

Me këtë rast përgëzoj deputetët e Partisë së Lirisë që kanë përgatitur tre nisma konkrete ligjore për garantimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Duke e vlerësuar të drejtën e informimit si një të drejtë kushtetuese të patjetërsueshme të qytetarëve shqiptarë dhe si element kyç në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si dhe duke e vlerësuar atë si prioritet kombëtar dhe me bindjen e plotë se nevojitet një luftë e koordinuar ndaj tyre, deputetët tanë kanë propozuar konkretisht tre amendamente:

Në ligjin “Për të drejtën e informimit”;

Në rregulloren e Kuvendit;

Në statusin e deputetit.

(Të treja amendamentet do ja u vendosim të gjithë gazetarëve në dispozicion).

Në praktikën e komunikimit me institucionet qendrore, lokale dhe të pavarura, janë verifikuar në mënyrë të vazhdueshme bllokime të marrjes së informacionit, të kërkuara në bazë të ligjit.

Këto bllokime kanë shkelur çdo ligj dhe çdo afat ligjor, duke e bërë të pamundur ushtrimin e veprimtarisë kontrolluese të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përmes deputetëve.

Në mënyrë të veçantë, janë bllokuar informacione për çështje me ndjeshmëri të lartë për interesin publik dhe për implikimet serioze sociale dhe financiare të tyre.

Ky bllokim i qëllimshëm i informacionit, ka thelluar abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, duke prodhuar pasoja shumë serioze për interesin e qytetarëve por edhe financat publike.

Ky bllokim i qëllimshëm është evidentuar përmes kërkesave të përsëritura, të cilat nuk kanë marrë përgjigje, duke formësuar kështu një qëndrim arrogant e të papranueshëm të institucioneve qëndrore dhe lokale, siç është edhe rasti skandaloz i Bashkisë së Tiranës që prej kohësh refuzon transparencën dhe llogaridhënien.

Edhe pas njoftimit të personave të ngarkuar nga ligji për të aplikuar penalitete e sanksione ndaj shkelësve të këtij ligji, ka rezultuar që asnjëra palë nuk kanë vepruar.

Kjo situatë kaq skandaloze kërkon detyrimisht ndryshime ligjore, që parashikojnë përgjegjësi të qarta dhe të forta, në mënyrë që praktika e bllokimit të transparencës dhe llogaridhënies të marrë fund një herë e mirë.

Gjithashtu dua të përgëzoj edhe këshilltarëve tanë vendor, veçanërisht ata në Bashkisë e Tiranës, që po bëjnë një betejë dinjitoze në mbrojtje të interesit publik, transparencës dhe llogaridhënies.

Me këtë rast dua të hedh poshtë edhe pretendimet e gënjeshtërta të Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj gjoja sipas të cilit Partia e Lirisë ka votuar kundër vendimeve për dhënie ndihme ekonomike dhe bonus qeraje për shtresat në nevojë ndërkohë që është krejt e kundërta.

Partia e Lirisë jo vetëm që i ka miratuar të gjitha vendimet që lidhen me dhënien e ndihmës ekonomike dhe bonusin e qerave në Tiranë, por dhe ka propozuar nisma konkrete për shtimin e fondeve të ndihmës ekonomike dhe numrit të përfituesve, në mënyrë që të mos shohim më pamje tronditëse kur përfaqësues të shtresave më në nevojë pretestojnë për bukën e gojës para Bashkisë, duke humbur edhe ndjenjat poshtë zyrës së Erion Veliaj, i cili bën sikur nuk i sheh.

Rikujtoj gjithashtu që Partia e Lirisë propozoi 11 amendamente për heqjen dhe uljen e një sërë taksash dhe tarifash vendore në Bashkinë e Tiranës, nga të cilat qytetarët dhe bizneset do të përfitonin 50 milion euro në vit, por që arbirtrarisht ato u rrëzuan pasi interesi i Erion Veliaj nuk është tek interesi qytetar por tek vjedhja nëpërmjet inceneratorit fantazmë të Tiranës, ku është edhe pronari faktik i saj, sipas vetë ish-Zv/Kryeministrit.

Sigurisht që Erion Veliaj i rrëzoi këto propozime pasi i vetmi interes i tij është vijimi i aferës së inceneratorit inekzistent të Tiranës, për të cilën siç faktoi edhe Partia e Lirisë ai vazhdon dhe shton pagesat duke prekur madje edhe buxhetin për arsimin, pra fondet për ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.

Etiketa: iilir metaPartia e Lirise

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“11 Maji”/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

19:01 : 01/05/2025
AKTUALITET

Braktisja e fermerëve/ PL: Mundin dhe djersën e tyre qeveria e kanë hedhur në rrugë

17:20 : 30/04/2025
AKTUALITET

Në prag të zgjedhjeve/ Tjetër largim nga Partia e Lirisë, ja kush jep dorëheqjen

14:47 : 10/04/2025
AKTUALITET

PL prezanton kandidatët/ Meta: Na duhen 84 mandate, ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral

12:15 : 05/04/2025
AKTUALITET

Tjetër largim nga PL-ja, ikën kryetarja e Gruas, numri 4 i partisë

13:47 : 12/03/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Ilir Meta do të garojë në listën e hapur në qarkun e Tiranës

20:25 : 10/03/2025
Para

Seanca për Belerin/ Tensione para SPAK, digjet flamuri i Vorio-Epirit, ndalohet piktori Bledar Çakalli

TË GJITHA

Mbi 60 mijë zarfe të numëruara të Diasporës, ja rezultatet e deritanishme

19:04 : 13/05/2025

“The Sun”: Mourinho kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United

19:01 : 13/05/2025

FOTOLAJM/ Skema e “trenit bullgar” në Tiranë, pamje të tjera nga KZAZ 40

18:53 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë: Tani është koha e tyre për të shkëlqyer!

18:46 : 13/05/2025

Zgjedhjet/ Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja rezultatet

18:32 : 13/05/2025

Kina sfidon SHBA-në, “hedh” 9 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut

18:28 : 13/05/2025

Incident në Skoci, tre ushtarë belgë plagosen me armë gjatë stërvitjes

18:19 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com