• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara u emërua njeriu i punësuar tek inceneratori

14:04 : 12/02/2024
në AKTUALITET, POLITIKE
Ferdinant Tarazhi

Ferdinant Tarazhi

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme emërimin në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, të njeriut të punësuar tek inceneratori i Tiranës dhe i kallëzuar në SPAK. Bëhet fjalë për Ferdinant Tarazhin, i cili është emëruar ditën e sotme në atë post.

Në një deklaratë nga selia blu, anëtari i Kryesisë së PD-së Belind Këlliçi tha se Tarazhi është një ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar në SPAK në vitin 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruksionet e komisariateve.

Gjithashtu, Këlliçi deklaroi se Tarazhi, në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave.

Sipas Këlliçit, ky  veprim fakton fare qartë se Erion Veliaj nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij duke i bërë karshillëk SPAK-ut, e cila tashmë të gjitha informacionet se çfarë ndodh në atë vend krimi do i marrë nga pronari faktik, emrin e të cilit SPAK nuk guxon ta përmendë, e jo më ta hetojë.

DEKLARATA E BELIND KËLLIÇIT:

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

Të nderuar qytetarë,

Jam në këtë komunikim me ju për t’ju bëre me dije se ditën e sotme Taulant Balla ka emëruar në krye të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, Ferdinant Tarazhin.

Tarazhi është një ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme, i kallëzuar në SPAK në vitin 2021 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzim me procedurat tenderuese për rikonstruksionet e komisariateve.

Hetim të cilit nuk i dihet akoma fati.

Deri këtu në fakt nuk ka asgjë e re për standardin e Rilindjes.

Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave.

Biznes i cili ka gjeneruar dhjetëra miliona euro të cilat dhe sot fshihen kesh siç thotë SPAK, ose metra katrorë ndërtim të shpërndara në të gjithë kullat e Tiranës, të cilat sigurisht kjo strukturë refuzon t’i shohë.

Ky veprim fakton fare qartë se Erion Veliaj nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij duke i bërë karshillëk strukturës speciale, e cila tashmë të gjitha informacionet se çfarë ndodh në atë vend krimi do i marrë nga pronari faktik, emrin e të cilit SPAK nuk guxon ta përmendë, e jo më ta hetojë.

Erion Veliaj Pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës, pohuar ky fakt dhe nga ish Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e tij, pasi miratoi 12 milionë euro në Buxhet për këtë biznes, sot emëron të besuarin e tij, në mënyrë që të sigurojë transferimin e parave i pashqetësuar.

Ky veprim skandaloz duhet të ngre në këmbë menjëherë Altin Dumanin dhe strukturën e përgjumur të SPAK, pasi me bekimin e tyre po vazhdojnë të vidhen qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

U bë tashmë 6 muaj që çdo ditë nga kjo foltore, denoncoj me fakte të pakontestueshme dhe dokumente autentike përfshirjen e drejtpërdrejtë në këtë sipërmarrje korruptive të kryetarit të Bashkisë Tiranë, i cili si pronar faktik tashmë vijon të garantojë jo vetëm pagesat e plota, por dhe administrimin shtetëror të biznesit të tij.

Ky është një rast i paprecedent karshillëku dhe tallje ndaj organeve të reja të drejtësisë, i cili fakton përtej çdo dyshimi bashkëpunimin e ngushtë SPAK – VELIAJ.

Përsa kohë SPAK nuk vepron mbi pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nuk ka më asnjë dyshim se drejtësia e re, ka lindur e vdekur.

Le të jetë kjo një arsye më shumë për të gjithë kryeqytetasit, që më datën 20 shkurt, të derdhen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për t’i dhënë fund regjimit më korruptiv që ka njohur Europa këto 3 dekadat e fundit.

O sot o kurrë!

Etiketa: Agjencia e Pasurive të SekuestruaraBelind KëlliçiErion VeliajFerdinant Tarazhiinceneratorimirel mertiritiranës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Nuk pranojmë akuzat ndaj Veliajt, por duhet shkarkuar”/ Relacioni: Tiranës i duhet një kryetar për punët

21:06 : 18/09/2025
AKTUALITET

Veliaj kërkon lirimin, caktohet data kur do të shqyrtohet rekursi i tij në Gjykatën e Lartë

13:16 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Teliti zbulon votën e opozitës: Do votojmë pro shkarkimit të Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak

21:59 : 17/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kush është këshilltari socialist që bëri rezistencë për të firmosur për shkarkimin e Veliajt

19:43 : 17/09/2025
Para

Mitsotakis në Beograd: Nuk kemi ndryshuar qëndrimin karshi Kosovës

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com