• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista/ Ja bizneset që nxorrën jashtë vendit 700 milion euro në vitin 2022

11:11 : 12/02/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Rreth 700 milionë euro kanë dalë jashtë Shqipërisë në vitin 2022 përmes fitimeve të kompanive të huaja që operojnë në vendin tonë, tregojnë shifrat e publikuara nga Open Data.

Vendi i parë mbahet nga Holanda, kompanitë e së cilës gjeneruan një fitim rreth 246 milionë euro, ose 34.77% të totalit të fitimit të kompanive të huaja.

Holanda ndiqet nga Turqia, ku 5 kompanitë turke arritën një fitim prej më shumë se 188 milionë euro, ndërsa podium plotësohet me Zvicrën, e cila vetëm nëpërmjet TAP-it ka arritur të fitojë rreth 86 milionë euro në vitin 2022.

Kompania me më shumë fitim është Shoqëria Koncesionare Devoll Hydropoëer, e cila zotërohet nga shoqëria e regjistruar në Holandë Statkraft Markets B.V, teksa në vitin 2022 fitoi rreth 218 milionë euro.

Lexo edhe:

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

BKT e zotëruar nga shoqëria turke Calik Holding Anonim Sirketi me pronar Ahmet Çalik, qëndron në vendin e dytë me një fitim rreth 110 milionë euro.

Këto janë 10 kompanitë e huaja me fitimin më të madh në Shqiëpri për vitin 2022:

Shoqëria Koncesionare Devoll Hydropower për ndërtimin e Hidroçentralit në Lumin Devoll, renditet e para në listën e kompanive me zotërim të huaj. Zotërohet nga shoqëria e regjistruar në Holandë Statkraft Markets B.V. Fitimi operativ 2022 prej 21.8 miliardë lekë është sa 1.02% e PBB-së.

Banka Kombëtare Tregtare u rendit dyta me fitim para taksave prej 11.1 miliardë lekë, sa 0.5% e PBB-së dhe 2% e vlerës Transaksione Thesari 2022. Drejtpërdrejt kompania zotërohet nga shoqëria turke Calik Holding Anonim Sirketi me pronar përfundimtar zotin Ahmet Çalik, zotërues për 91.9% të kapitalit.

E treta në listë Trans Adriatic Pipeline AG Albania, zbaton Projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Kompania është degë e një shoqërie të regjistruar në Zvicër dhe ka realizuar 8.7 miliardë lekë fitim bruto për vitin 2022.

Albchrome, marrëveshje Koncesionare për nxjerrje dhe përpunim kromi, sipas Regjistrit të Pronarit Përfundimtar depozituar mars 2022, rezulton me zotërues final individ me shtetësi turke. Kompania realizon 5.4 miliardë lekë fitim operativ, vlerë kjo sa 0.25% e PBB-së 2022.

Raiffeisen Bank, me zotërim austriak, renditet e pesta me vlerë fitimi para tatimit rreth 4.5 miliardë lekë, ndjekur nga Banka OTP Albania, e zotëruar nga një shoqëri në Hungari, me 3.8 miliardë lekë fitim operativ.

Në vend të shtatë, pozicionohet Antea Cement me aktivitet në prodhimin e materialeve të ndërtimit. Kompania realizoi 1.8 miliardë lekë fitim për vitin 2022. Zotërues i shoqërisë është i regjistruar në Qipro.

Shoqëria koncesionare për ‘prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike’, Aleat, me zotërim dy ortak të regjistruar në Regjistër Tregtar Paris dhe regjistër Tregtar Delaware USA,  1.7 miliardë lekë fitim bruto për vitin 2022, vlerë kjo sa 2.4% e fitimit total të realizuar nga subjektet me zotërim të huaj.

Po njësoj, rreth 1.7 miliardë lekë fitim realizon edhe Albania Marketing Service, kompani e zotëruar nga kompania e regjistruar ne France Teleperformace SE.

Klasifikuar në 10 më të mëdhatë në listën e kompanive me zotërim të huaj, Intesa Sanpaolo Bank Albania, me zotërim italian, shënon 1.5 miliardë lekë fitim për vitin 2022, sa 2.14% e fitimit total të kompanive me zotërim të huaj dhe 1.03% e fitimit të realizuar nga 100 bizneset big./Ditar.al

Etiketa: Albania Marketing ServicebizneseBKTIntesa Sanpaolo Bank AlbaniaRaiffeisen BankShoqëria Koncesionare Devoll Hydropower

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BKT si përmbarues i qeverisë/ Kontrata koncesionare i jep fuqi të ndryshojë pronarin e Aeroportit të Vlorës

21:30 : 23/10/2025
AKTUALITET

I mashtruan për vota/ Harta e plotë e godinave që prishen në Kombinat pas tenderit 5 mln euro të Salillarit

13:45 : 04/10/2025
AKTUALITET

IMT shemb qendrën e bizneseve në Kombinat, pronari: Më kërkuan 50 mijë euro

13:12 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kujdes nga pajisjet POS pirate! Ju grabisin nga kartat që mbani në xhep a çantë

08:41 : 04/10/2025
AKTUALITET

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rrjeti i Bizneseve takim me ambasadorin shqiptar në Austri: Do krijojmë ura konkrete bashkëpunimi

20:31 : 03/10/2025
Para

Fotoja shkak i vetëvrasjes së 27-vjeçares, arrestohet personazhi i TikTok-ut

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com